Kronikë e zezë

Kishte rrëmbyer dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Published

on

Për vite të tëra Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.

Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë. Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.at.

Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.

Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren. Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim, transmeton albinfo.at.

Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë. Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austrinë e Epërme. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.

Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara