Lajmet

Kina regjistroi nivelin më të ulët të martesave në tri dekada

Rreth 6.83 milionë çifte u martuan në vitin 2022.

Published

on

Vitin e kaluar, Kina regjistroi nivelin më të ulët të martesave qëkur të dhënat publike u bënë të qasshme, duke çuar në rënien dhjetëvjeçare të nivelit të martesës që ka përkuar me rënien e nivelit të lindjeve dhe ka shkaktuar shqetësimin e qeverisë për një krizë demografike.

Rreth 6.83 milionë çifte u martuan në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Çështjeve Civile të Kinës të premten.

Kjo është rreth 10.5% më pak nga 7.63 milionë regjistrime të martesave në vitin 2021 dhe shënon një rekord të ulët që nga viti 1986, kur ministria filloi të publikonte statistika, sipas medias shtetërore./UBTNews/


Lajmet

Cóccaro që u përplas me Messin: Para tij unë vetëm hesht

Published

on

Një nga skenat më të ndjera të Kupës së Ligës u regjistrua gjatë fitores dramatike të Inter Miami ndaj Atlas FC, ku Lionel Messi dhe sulmuesi uruguaian Matías Cóccaro u përfshinë në një shkëmbim emocional në fushë, që përfundoi me një përqafim dhe shkëmbim fanellash.

Në një intervistë pas ndeshjes, Cóccaro sqaroi se tensioni që u pa në fushë ishte rezultat i intensitetit të lojës.

“Kur shënuam golin e barazimit, entuziazmi im nuk i pëlqeu Messit. Kur ata shënuan, ai festoi para meje. Por më pas u përqafuam dhe ai madje më kërkoi falje. Më tha që do të më dërgojë fanellën e tij, një gjest që tregon madhështinë e tij,” tha ai.

Cóccaro nuk kurseu fjalët e mira për yllin argjentinas:

“Ai është më i madhi në histori. Me të, unë thjesht hesht… me askënd tjetër. Dhe Suárez? Ai është idhulli im,” u shpreh ai.

Sulmuesi i Atlas shtoi se Messi kuptoi se gjithçka ishte pjesë e përkushtimit për skuadrën dhe nuk kishte asgjë personale.

Messi pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke dhuruar dy asistime, krijuar tri raste të mëdha dhe kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në golin vendimtar në minutën e fundit.

Për Atlasin, humbja e vendos skuadrën në një pozitë të vështirë për kualifikim, megjithëse ata kanë ende dy ndeshje për të ndryshuar situatën – ndaj Orlando City dhe Atlanta United.

 

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur një transformim substancial

Published

on

By

Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë arritur një transformim substancial”.

Sot, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë.

Gjatë katër vjeçarit që lamë mbrapa, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një transformim substancial, i cili ka çuar në forcim të marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha të rëndësishme dhe sidomos në fushën e sigurisë dhe në diplomaci. Prandaj këtë vendim e shohim në vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në forcimin e miqësisë por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti të mirëfilltë me shtetin i cili ka qenë përkrahës gjithmonë në të gjitha temat që kanë të bëjnë me shtetësinë tonë”, tha ajo.

Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%. Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen

Published

on

By

Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.

Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat: Podujevë dhe Shtime, për përfitimin e projekteve në klauzolë të investimeve të Fondit Burimor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore. Për Komunën e Podujevës 178 mijë e 730 euro dhe Komunë e Shtimes 117 mijë e 758 euro e 24 cent. Këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritare janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec”, u shpreh Kurti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë kompensuar familjet e dy zjarrfikësve që kanë humbur jetën në detyrë më 8 gusht 2024 dhe 8 korrik 2025.

Po ashtu do të ndajmë 40 mijë euro për mbështetjen e dy zjarrfikësve Sefedin Osmanaj dhe Kaqun Lima të cilët humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024, respektivisht 2025. Pra, 20 mijë euro për familjen e Safedin Osmanaj dhe 20 mijë euro për familjen Lima. Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i Sefedin Osmanajt dhe Kaqun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit duhet të kujtohet gjithmonë me mirënjohjen më të thellë”, u shpreh ai.

Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.

Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin.

Continue Reading

Lajmet

​Aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza në Gjykatën Themelore është dorëzuar ndaj F.K dhe N.S.

Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, tha Prokuroria.

Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30 gusht të vitit 2023, i pandehuri F.K. ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese.

… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”, ka shkruar ai, siç e ka cekur Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje kryeministrin në detyrë përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K”, tha Prokuroria përmes një njoftimi për media të premten, më 1 gusht.

Continue Reading

Të kërkuara