Kulturë

Kina po ndërton kopjen e Titanikut!

Published

on

Për të gjithë ju që keni ëndërruar se çfarë eksperience do të ishte të jeni pasagjerë në anijen e Titanikut, një kompani kineze po mundohet që afërsisht t’ju bëjë të përjetoni një eksperiencë të tillë.

Një kopje e anijes së Titanikut është duke u ndërtuar në Daying County në provincën Sichuan. E quajtur si “anije që nuk fundoset”, kjo anije ka të njëjtën madhësi sikurse anija origjinale – 269.06 metra e gjatë dhe 28.19 metra e gjerë.

Duket se investitori kinez, Su Shaojun është njëri nga fansat më të mëdhenj të filmit. Vite më parë ai kishte deklaruar se do të financojë kopjen e anijes, e cila sipas fjalëve të tij, do t’i mbante gjallë kujtimet rreth anijes së Titanikut.

“Ne po ndërtojmë një muze për Titanikun”, kishte deklaruar ai.

Su thotë se motori që do të funksionojë me avull do t’i bëjë mysafirët të ndjehen sikurse janë në det, ndonëse anija s’do të lundrojë në det dhe do të vendoset në një lumë.

Anija origjinale e Titanikut e nisi rrugëtimin e tij nga qyteti Southampton në Angli për në New York, më 10 prill të vitit 1912. Më 14 prill të po atij viti, rreth mesnatës, kjo anije goditi një ajsberg dhe u fundos në më pak se tri orë.

Sipas të dhënave të senatit amerikan, në këtë anije humbën jetën 1 mijë e 517 persona, kurse 706 shpëtuan./UBTNews

Magazinë

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri

Published

on

Justin Bieber duket se nuk ka në plan të ndalet. Ai ka publikuar albumin e ri, “SWAG II”, vazhdim i albumit të tij të shtatë, “SWAG”, i cili u publikua më 11 korrik.

Reklama gjigante të “SWAG II” u shfaqën në Londër, New York, Seoul, Sydney dhe Shanghai, të enjten e 4 shtatorit.

Këngëtari i “Where Are Ü Now” publikoi lajmin edhe në rrjetet e tij sociale dhe në një nga teaser-at përfshinte një foto ku ai mban në krah dalin e tij, Jack Blues Bieber, duke mos treguar portretin e vogëlushit.

Megjithatë, “SWAG II” nuk është një version i vazhduar i albumit të mëparshëm, por një prurje krejt e re, me këngë të reja, sipas Billboard dhe tanimë, gjendet në të gjitha platformat muzikore.

Lista e këngëve:

1. “Speed Demon”
2. “Better Man”
3. “Love Song”
4. “I Do”
5. “I Think You’re Special” 
6. “Mother In You” 
7. “Witchya”
8. “Eye Candy”
9. “Don’t Wanna” 
10. “Bad Honey”
11. “Need It” 
12. “Oh Man” 
13. “Poppin’ My S***”
14. “All The Way” 
15. “Petting Zoo” 
16. “Moving Fast”
17. “Safe Space”
18. “Lyin’”
19. “Dotted Line” 
20. “Open Up Your Heart” 
21. “When It’s Over” 
22. “Everything Hallelujah” 
23. “Story Of God”

Continue Reading

Magazinë

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Published

on

Kur këngëtari britanik, David Bowie, vdiq në 2016, ai la pas albumin e fundit “Blackstar”, por pak veta e dinin se ai kishte nisur edhe një projekt tjetër, një muzikal i quajtur “The Spectator”, sipas BBC.

Ky projekt ishte i bazuar në Londrën e shekullit XVIII dhe kishte si subjekt krimin, satirën dhe artin e kohës.

Shënimet për “The Spectator” u gjetën të mbyllura në studion e Bowies në Nju Jork, të ruajtura në arkivat personale.

Vetëm Bowie dhe asistenti i tij kishin çelësin e dhomës. Tani ato janë dhuruar në  “V&A museum” dhe do të jenë të hapura për publikun në “Qendrën David Bowie” e cila çelet 13 shtator. Bowie ishte i tërhequr nga krimi dhe personazhe të njohur si hajduti Jack Sheppard.

Ai analizoi kulturën dhe artin e kohës, duke përfshirë piktorë si Joshua Reynolds dhe William Hogarth, dhe zhvillimin e muzikaleve si formë satire politike.

“Bowie ishte i interesuar në rolin e artistit si komentues i shoqërisë, dhe mund të shihnim paralelizma me ditët e sotme. Ai ishte gjithmonë një pionier që nuk donte të kufizohej nga një gjini e vetme”, tha Madeleine Haddon, kuratore e koleksionit.

200 objekte do të jenë në ekspozitë, nga kostume skenike deri tek tekstet e shkruara me dorë dhe vizitorët rezervojnë takime për të parë pjesë të tjera të koleksionit.

Continue Reading

Magazinë

A ka Meghan Markle një vajzë sekrete? Dukesha u përgjigjet thashethemeve

Published

on

Një nga thashethemet më të çuditshme mbretërore të vitit 2024 pretendonte se Meghan Markle kishte një “vajzë sekrete”.

Teoria e pabazë, e amplifikuar në internet dhe nga tabloidët, u rishfaq me nisjen e sezonit të dytë të shfaqjes së saj të stilit të jetesës në Netflix, ‘With Love, Meghan’ (28 gusht 2025).

Në vend që ta injoronte, Meghan e talli me shaka thashethemin gjatë një episodi me Chrissy Teigen, duke bërë shaka për një fëmijë të sajuar me emrin “Honsworth”. Fansat e vlerësuan humorin e saj, duke vënë në dukje si i shndërroi thashethemet në argëtim.

Dukesha dhe Princi vazhdojnë jetën në Montecito me fëmijët e tyre, Archie, 6 vjeç, dhe Lilibet, 4 vjeç. Harry qeshi me thashethemet për fëmijën sekret në Lojërat Invictus, duke thënë se dy fëmijë janë “ndoshta mjaftueshëm”.

Me 12 milionë shikues për episod, seriali Netflix i Meghan tregon talentin e saj për të kthyer skandalet në momente të lehta – atë që The Guardian e quajti “zgjuarsia dhe autenticiteti si mbrojtjet më të forta”.

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Ecin dorë për dore! Zoe Kravitz dhe Harry Styles fotografohen në Brooklyn

Published

on

Në një foto të re, imazhet kapin Zoe Kravitz dhe Harry Styles, të dy duke ecur dorë për dore në Brooklyn, duke shtuar thashethemet se ata janë çift.

Përmes fotove të publikuara nga “Page Six” në X (ish Twitter), dy artistët shihen duke ecur në rrugë. Në imazhe, Kravitz duket i veshur me një kostum të zi, ndërsa Styles zgjodhi pantallona bezhë dhe një xhaketë xhins.

Kjo dalje e re vjen vetëm disa ditë pasi ata u panë së bashku në Londër, me kalimtarët që raportuan se po putheshin në rrugë menjëherë pas një eventi për të promovuar filmin e ri të Kravitz, “Caught Stealing”. Më 24 gusht, të dy u fotografuan duke ecur dorë për dore në Romë.

Kohët e fundit, pati thashetheme se Zoe ishte në një lidhje me Austin Butler. Dy aktorët kishin tërhequr vëmendjen e medias me paraqitjet e  përbashkëta në tapetin e kuq dhe fotot e tyre në një bar në Paris, ku u panë të përqafuar. Lidhja e fundit e njohur e Kravitz ishte me ish-të fejuarin, Channing Tatum, me të cilin ishte së bashku nga 2021 deri më 2024, ndërsa më parë ishte e martuar me Karl Glusman për një vit.

Sa i përket Harry, këngëtari fitues i Grammy u nda nga Taylor Swift më 2024, pas një viti lidhjeje, ndërsa në qershor u pa duke u puthur me një grua në Festivalin Glastonbury.

Continue Reading

Të kërkuara