Lajmet

Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

Kina dhe Bjellorusia kërkuan armëpushim dhe negociata për të sjellë një zgjidhje politike lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Published

on

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë dhe homologu i tij kinez, presidenti Xi Jinping, u takuan të mërkurën në Pekin. Ata kërkuan armëpushim dhe negociata për të sjellë një zgjidhje politike lidhur me konfliktin në Ukrainë.

“Thelbi i qëndrimit të Kinës është të kërkojë paqe dhe të inkurajojë bisedimet … dhe që shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve të respektohen”, u citua të ketë thënë Xi nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Takimi përfundoi me miratimin e një propozimi kinez me 12 pika të paqes, që kërkon integritet territorial./UBTNews/

Lajmet

Tri raste dhune në familje për 24 orë – dy të dyshuar në arrati

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytetet Podujevë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku në dy prej tyre të dyshuarit ndodhen ende në kërkim.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një konflikti verbal. Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor në orët e mbrëmjes, ndërsa arrestimi është kryer më 24 qershor. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Rasti është raportuar në mesnatën e 24 qershorit dhe për momentin, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Fushë Kosovë në mëngjesin e 23 qershorit. Edhe këtu, një burrë dyshohet për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore, ndërkohë që prokuroria është përfshirë në procedurat ligjore për secilin rast veç e veç.

Continue Reading

Lajmet

Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa në total janë regjistruar 60 aksidente në të gjithë territorin.

Prej të cilëve, 23 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale. Në kuadër të masave për siguri në trafik, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 1,937 tiketa për kundërvajtje.

Ndërkohë, janë arrestuar 15 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. Gjatë këtij 24-orëshi nuk është raportuar asnjë rast ndalimi policor.

Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut për të shmangur tragjeditë në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Ngjarjet sot në Kosovë

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë shënohet me një sërë aktivitetesh institucionale, akademike dhe qytetare që zhvillohen në disa komuna të vendit.

Në Prishtinë, nga ora 09:30 në hotelin “Swiss Diamond” zhvillohet Konferenca e 41-të Vjetore e Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA), ndërsa organizata Demokraci Plus (D+) mban një konferencë rajonale në hotelin “Sirius” me temën “Fuqia e Pjesëmarrjes: Ulja e Barrës Administrative përmes Angazhimit të Qytetarëve dhe Bizneseve në Ballkanin Perëndimor”.

Në hotelin “Grand” në Prishtinë, në orën 10:00, Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave për shitje të pronave përmes Likuidimit nr. 73, që përfshin 98 prona në mbarë vendin.

Po sot, në orën 11:00, pritet të mbahet vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Një takim i veçantë zhvillohet në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës ku kryetari Përparim Rama pret një delegacion të nivelit të lartë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Ngjarje të tjera përfshijnë edhe takimin “Kafja e mëngjesit” të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me bizneset e Gjakovës, që mbahet në ndërtesën e komunës së këtij qyteti nga ora 11:00.

Ndërkohë, në Ferizaj, nga ora 11:00, pritet të mbahet një protestë nga bizneset e këtij qyteti për të shprehur pakënaqësitë ndaj punimeve në projektin e zgjerimit të rrugës kryesore, që po realizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aktivitetet vazhdojnë gjatë ditës edhe në Klinë, ku zhvillohet “Kampionati i Kosovës në Not” në pishinën 50 metërshe në Zllakuqan.

Në Institutin Albanologjik, nga ora 13:00, mbahet një konferencë për media ku drejtuesit e institutit do të sqarojnë opinionin publik lidhur me emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit si dhe do të reagojnë ndaj deklaratave të MAShTI-t.

Dita përmbyllet me një aktivitet të organizuar nga kompania “Intercity”, e cila në hotelin “Emerald” nga ora 18:30 mban një konferencë për media dhe shfaq një dokumentar.

Continue Reading

Lajmet

Sot përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 37-tën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.

Pas disa dështimesh për zgjedhjen e saj, tash e disa javë po mundohet ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e saj, në të fshehtë. Partitë tjera janë kundër.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Sa herë që ky Komision hidhet në votim, dështon kalimi në mungesë kuorumi.

“Me 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje”, ishte rezultati i seancës së fundit.

Seanca do të nis në orën 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara