Lajmet

Kim pranon se në Korenë e Veriut ka “krizë të madhe”

Published

on

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se dështimi për të zbatuar masat kundër koronavirusit, ka shkaktuar “krizë të madhe”.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim i ka ndëshkuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, për “rrezikimin e sigurisë së vendit dhe të njerëzve”.

Raporti i KCNA-së nuk dha hollësi për natyrën e krizës. KCNA po ashtu nuk specifikoi nëse shkarkimi i disa zyrtarëve të partisë ka të bëjë me neglizhencën ndaj detyrave që lidhen me pandeminë.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me koronavirus – gjë që është vënë në dyshim nga ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë.

Por, vendi komunist ka ndërmarrë masa të rrepta kundër koronavirusit, duke mbyllur kufijtë dhe ndaluar udhëtimet e brendshme. Për pasojë ka rënë edhe tregtia me Kinën.

Koreja e Veriut varet nga Kina për ushqime dhe karburante. Ky vend përballet me vështirësi edhe si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit të tij bërthamor.

Ditë më parë, Kim ka pranuar se situata me ushqime në vendin e tij është rënduar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “më të keqen”. Ai e ka krahasuar situatën me urinë vdekjeprurëse në Korenë e Veriut, në vitet 1990.

Numri total i verikoreanëve që kanë vdekur atëbotë nga uria, nuk dihet saktë, por besohet të ketë qenë rreth 3 milionë./REL

Lajmet

Tre raste të armëmbajtjes pa leje në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj

Published

on

Tre raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar më 16 gusht në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj.

Në fshatin Gllobar të Gllogocit, një person është arrestuar pasi dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në fshatin Bradash të Podujevës. Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu. Në këtë rast janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Edhe ky person është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjysmëautomatike, e cila dyshohet se i përket babait të të dyshuarit./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Goditi katër vetura dhe policin, arrestohet vozitësi në Malishevë

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një vozitës ka goditur katër vetura dhe më pas një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe.

Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor, i cili në atë moment ishte duke rregulluar komunikacionin, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, edhe pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.

Vozitësi i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, dy persona humbin jetën

Published

on

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, ka goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.

Vozitësi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mos e neglizhoni dhimbjen e barkut – diagnostikimi në kohë mund të bëjë ndryshimin

Published

on

By

Dhimbja e barkut, edhe kur duket si një shqetësim i zakonshëm, mund të jetë shenjë e një problemi që kërkon vlerësim profesional. Për këtë arsye, kontrolli i hershëm dhe një vlerësim i plotë mjekësor janë hapa të rëndësishëm për të kuptuar shkakun dhe për të përcaktuar trajtimin e duhur.

Në një kohë kur diagnostikimi i saktë dhe ndërhyrja në kohë janë vendimtare për trajtimin e shumë sëmundjeve, United Hospital po ndërton një standard të ri të shërbimeve shëndetësore në Kosovë, duke ndërthurur teknologjinë e avancuar, ekspertizën profesionale dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj pacientit.

Nga diagnostikimi dhe ekzaminimet e specializuara, te trajtimi dhe ndërhyrjet kirurgjikale, spitali synon të ofrojë një qasje të integruar për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore. Investimi në pajisje moderne dhe në kapacitete profesionale krijon mundësi për identifikim më të saktë të sëmundjeve, vlerësim më të detajuar të gjendjes së pacientit dhe planifikim më të personalizuar të trajtimit.

Në qendër të këtij shërbimi mbetet pacienti – me nevojën për siguri, profesionalizëm dhe kujdes në çdo hap të rrugëtimit shëndetësor.

Në United Hospital, pacientëve u ofrohet Pakoja e Kirurgjisë Abdominale, e konceptuar për një vlerësim fillestar të gjendjes shëndetësore të sistemit abdominal. Paketa përfshin vizitën te kirurgu abdominal ose i përgjithshëm, hemogramin, bilirubinën totale dhe direkte, urenë, kreatininën, glikeminë esëll dhe ultrazërin abdominal, me çmim promocional prej 40 euro, nga 68 euro.

Vëmendje e veçantë i kushtohet rasteve kur ekzaminimet zbulojnë masa apo ndryshime që kërkojnë trajtim të mëtejshëm. Tumoret abdominale janë ndër sfidat më komplekse të kirurgjisë, ndaj diagnostikimi i saktë, vlerësimi i shtrirjes së masës dhe planifikimi individual i ndërhyrjes janë thelbësore për një trajtim sa më të sigurt.

Në materialin e prezantuar nga spitali, dokumentohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një tumori abdominal, e realizuar me kujdes të veçantë ndaj strukturave dhe organeve përreth.

Qasja moderne ndaj këtyre rasteve nis me diagnostikim të saktë, vazhdon me planifikim të personalizuar dhe përfshin monitorim profesional gjatë rikuperimit. Një kontroll në kohë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston një problem serioz, por ndihmon që çdo shqetësim të vlerësohet nga profesionistët dhe të mos lihet pas dore.

Kujdesi për shëndetin fillon me vëmendjen ndaj sinjaleve që jep trupi./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara