Lajmet

Kica –Xhelili: LDK-ja nuk ka takim, qëndrimi kundër koalicionit me VV-në kristal i qartë

Published

on

Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica – Xhelili, tha se qëndrimi i LDK-së është që sa më parë të krijohen institucionet, duke respektuar afatet ligjore. Ajo tha se publikimet në media se sot pritet që LDK të ketë takim, ku do të diskutohet ftesa e Vetëvendosjes, nuk qëndrojnë.

“Çfarëdo vonese do t’i bënte dëm qytetarëve të Kosovës. Vlen të theksohet që qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë ofertë për qytetarët. LDK-ja nuk ka takim sot, nuk qëndron. Takimet e LDK-së janë të ditura për publikun. Mund të jenë të ftuar emra të përveçëm dhe kjo nuk nënkupton që do të këtë takim”, tha Kica- Xhelili.

Kica-Xhelili tha se i mbetet kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku të vendosë nëse do t’i kthejë apo jo përgjigje kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili e ftoi në një takim këtë javë.

Ajo tha se pranimi apo refuzimi i ftesës nga Abdixhiku nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e kësaj partie ndaj LVV-së.

“Sikurse e keni parë, letra i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe rrjedhimisht mbetet te z. Abdixhiku të kthejë përgjigje zyrtare apo të mos kthejë përgjigje zyrtare, në raport se a e pranon një ftesë të tillë për diskutim ose jo. Kjo nuk nënkupton asgjë në raport me qëndrimet tona karshi Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Vlerësoj se në qoftë se një parti politike në Kosovë e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, hendek ky që u shndërrua më pas në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ai ka qeverisur me Republikën e Kosovës në këto katër vite. Prandaj vlerësoj se megjithëse e kemi përsëritur, për mendimin tim, mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kuptoj dhe e mirëkuptoj pyetjen tuaj meqë natyrshëm këto ditë po vërejmë shumë lëvizje të qëndrimeve nga akterë të ndryshëm të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga fjalët e thëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, por kjo nuk qëndron edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ajo.

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia suedeze qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Published

on

Policia suedeze ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, pasi policia pranoi një njoftim për një person që po shkaktonte shqetësim dhe dyshohej se ishte i armatosur.

Policët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë hapur zjarr ndaj burrit, i cili është goditur nga plumbat dhe është dërguar në spital. Sipas policisë së Stokholmit, plagët e tij janë serioze, por nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, burri ishte afruar te rojet e Pallatit Mbretëror i armatosur me thikë dhe u kishte kërkuar që ta qëllonin.

Policia më vonë ka njoftuar se ka nisur hetim për “kërcënime të rënda ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë që lidhet me përdorimin e thikës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për publikun, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e ngjarjes apo identitetin e personit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apeli shqyrton rastin e Hysri Selimit, Prokuroria kërkon dënim më të lartë për spiunazh

Published

on

Është paraqitur në Gjykatën e Apelit i akuzuari Hysri Selimi, i dënuar në shkallë të parë me 6 vjet për veprën penale “Spiunazhi”.

Prokuroria Speciale ka paraqitur ankesë në Apel dhe ka kërkuar që të pandehurit t’i shqiptojë dënim më të lartë për të pandehurin.

Ankesë në Apel ka parashtruar edhe mbrojtja të pandehurit Selimi.

Mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Selimi të lirohet nga akuza ose aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

E Prokuroria e Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim me kohëzgjatje më të lartë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së uron Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e re institucionale dhe në angazhimin e saj për të ardhmen e vendit.

Në urimin e tij, Prof. Dr. Hajrizi ka vlerësuar rëndësinë që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë një kulturë të bashkëpunimit, dialogut dhe partneritetit, duke bashkuar potencialin e institucioneve publike, akademisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Sipas tij, zhvillimi i Kosovës kërkon angazhim të përbashkët dhe një vizion të qartë për të ardhmen, veçanërisht në fusha si arsimi, shkenca, inovacioni, teknologjia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, të cilat përbëjnë bazën e një shoqërie konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, akademia dhe të gjithë akterët e shoqërisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për të fuqizuar dijen dhe inovacionin dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për vendin”, ka theksuar Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë drejtim, ai ka shprehur gatishmërinë e UBT-së për të vazhduar kontributin në zhvillimin e vendit dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, duke vënë në funksion ekspertizën akademike, kapacitetet kërkimore-shkencore dhe potencialin inovativ të UBT-së.

Continue Reading

Të kërkuara