Kulturë

Khloe Kardashian përplaset me komentuesin për postimin e saj për ditëlindjen e Kanye West

“Pse po komentoni diçka për të cilën nuk dini asgjë? Ju nuk mendoni se unë dhe motrat e mia flasim për ndjenjat e njëri-tjetrit?” komentoi Khloe.

Published

on

Ylli i Keeping Up With the Kardashians ndau një foto me Tristan Thompson, motrën Kim Kardashian dhe ish-burrin e Kim, reperin Kanye West në Instagram për nder të ditëlindjes së tij, duke shkruar, “Gëzuar ditëlindjen vëllait tim për jetë! [Shpresoj të] keni ditëlindjen më të mirë Ye! Po ju uroj dashuri dhe bekime të pafundme!!”

Tristan, Khloe, Kanye dhe Kim

Një nga ndjekësit e Khloé mendoi se postimi i ditëlindjes ishte “shumë i papërfillshëm” në mes të divorcit të Kim me Kanye, duke komentuar, “Më fal Kim. E tërë ideja “vëlla për jetën” është shumë e papërfillshme për mua. Lidhja e motrës suaj duhet të jetë shumë më e fortë”.

“Ka kaq shumë fotografi të tjera. Kjo nuk ishte e këndshme, por unë jam i lumtur je e fortë gjatë gjithë kësaj” vazhdoi.
Khloé gjithmonë ka folur për vetën e saj dhe edhe kësaj here u përgjigj shpejt: “Pse po komentoni diçka për të cilën nuk dini asgjë? Ju nuk mendoni se unë dhe motrat e mia flasim për ndjenjat e njëri-tjetrit? Ne jemi me njëra-tjetrën gjithnjë”.

“Kjo është FAMILJA IME. Jo e juaja!” vazhdoi ajo. “Mos komentoni sikur e dini nëse nuk jeni në dijeni. Njeri i Çuditshëm!!!” përfundoi Khloe. Sa i përket Kim, nuk duket se ajo kishte ndonjë problem me nderimin e ditëlindjes për ish-in e saj, duke komentuar një emoji me tullumbace të kuqe në postim përpara se të ndante të sajat. “Urime Ditëlindjen Do Të Dua Për Jetë!” ajo mbishkroi një foto me West dhe katër fëmijët e tyre – North, 7, Saint, 5, Chicago, 3, dhe Psalm, 2.

Kim u hap në lidhje me problemet e saj martesore në episodin e KUWTK, duke pranuar në familjen e saj, se ajo nuk mund të vazhdonte këtë martesë dhe se Kanye kishte nevojë për dikë që udhëton dhe jeton bashkë me të në Wyoming./UBTNews

Aktualitet

UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega

Published

on

UBT do të sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega – një figurë kyçe e historisë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita do të hapet, nesër, më 15 korrik, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 17:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për vendin dhe mbarë rajonin.

E realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë evropiane të Karl Gegës si një inxhinier që bashkoi kulturat dhe ndërlidhi komunitetet përmes projekteve të tij vizionare.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

Kontributi i studentëve dhe stafit të Fakulteteve të Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar, ka qenë thelbësor në përgatitjen dhe realizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozita përfshin dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale dhe materiale multimediale, duke e shndërruar në një përvojë edukative dhe vizuale që ndërlidh të kaluarën me të ardhmen, shkencën me artin, dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes këtij organizimi, UBT dëshmon rolin e vet si institucion lider në krijimin e urave ndërmjet kulturave dhe shkencave të ndryshme, si dhe angazhimin e tij për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje ndërkombëtare dhe vlerë të lartë arsimore dhe kulturore.

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

Published

on

Justin Bieber i ka befasuar fansat me një album të titulluar “Swag”, i cili përmban 20 këngë me tituj si “Dadz Love”, “Devotion” dhe “Therapy Session”, vetëm pak kohë pasi në rrjete sociale u ngrit shqetësimi për gjendjen e tij mendore pas një përballje me paparacët, ka raportuar BBC.

Një video e incizuar në Ditën e Baballarëve, në të cilën këngëtari përballet me një fotograf, e shfaq Bieberin duke thënë “Jam baba. Jam burrë. Nuk po e kuptoni. Nuk po ua kap mendja. Unë qëndroj në biznes”. Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe u shpërnda gjerësisht.

Tani, jo vetëm që ajo përdoret si pjesë e promovimit të albumit, por edhe është pjesë e njërës nga këngët, konkretisht në këngën “Butterflies”.

Albumi, i gjatë pak më shumë se një orë, sjell bashkëpunime me disa reperë të njohur si Sexyy Red, Cash Cobain dhe Gunna. Titulli i tij “Swag” duket se i referohet hitit të Bieberit të vitit 2012, “Boyfriend”, në të cilin ai këndon vragun “swag, swag, swag, on you”.

Fotot promovuese tregojnë gruan modelen, Hailey Bieber, dhe djalin e tyre, në disa momente duke u mbajtur lart mbi kokë.  Albumi vjen katër vjet pas projektit të fundit “Justice”, ka ngjallur entuziazëm te fansat. Big Sean ishte ndër të parët që reagoi, duke komentuar në postimin Bieberit në Instagram.

“Po!!!”, ka shkruar ai.

Ky rikthim muzikor vjen në një kohë kur fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Bieberit. Kohët e fundit, këngëtari ka postuar disa herë në rrjete sociale për shqetësimet që i ka shkaktuar vëmendja e paparacëve në jetën e tij private.

Edhe martesës së tij me Haileyn i është kushtuar vëmendje, pas një tjetër postimi kontrovers, përmes së cilit ai e uroi gruan e tij që u bë pjesë e kopertinës së prestigjiozes Vogue, duke treguar një zënkë mes tyre.

Në këngën e dytë të albumit, “Daisies”, disa vargje aludojnë në marrëdhënien e çiftit.

“Petalet po bien, a më do apo jo?. Ti the përgjithmonë, zemër, a e kishe seriozisht apo jo?”, thuhet në këngë.

Disa nga titujt e tjerë të këngëve prekin tema fetare, si “Devotion”, “Soulful” dhe “Forgiveness”, në përputhje me besimin e krishterë të Bieberit.

Continue Reading

Magazinë

Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që personat përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj lajmeve dhe mesazheve që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe sulme të padrejta ndaj figurës së saj.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, Simaku shprehet se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë përballë shpifjeve, por se tani është ndjerë e detyruar të flasë, pasi situata ka kaluar çdo kufi.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më”, shkruan ajo.

Simaku shton se ka marrë mijëra mesazhe nga ndjekës që i kanë dërguar materiale të rreme, të cilat sipas saj janë krijuar në mënyrë artificiale me programe kompjuterike, duke nënvizuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”, thekson këngëtarja.

Duke u shprehur si një person besimtar, ajo thotë se i beson drejtësisë hyjnore dhe se është e bindur se Zoti do të vendosë të vërtetën në kohën e duhur.

Artistja thekson se ky do të jetë reagimi i saj i parë dhe i fundit për këtë çështje, duke u bërë thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga lajme të pavërteta dhe të vazhdojnë të besojnë në integritetin e saj.

“Do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë, pavarësisht sfidave”, përfundon ajo, duke falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje dhe besim.

Continue Reading

Magazinë

Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it

Published

on

Pas më shumë se një dekade, “Superman” kthehet në ekranin e madh, këtë herë me aktorin David Corenswet në rolin kryesor.

Filmi i ri titullohet “Superman” dhe është pritur mirë nga publiku dhe kritikët. Ai ka arritur një vlerësim prej 83 për qind në Rotten Tomatoes e rekord prej 96 për qind nga audienca, ndërsa pritet të sjellë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë fundjavës së hapjes.

Henry Cavill

Ky sukses ka ngjallur debatin mes fansave: pse nuk u rikthye Henry Cavill në rolin e Supermanit, sidomos pasi më 2022 kishte njoftuar se do rikthehej. Vetëm dy muaj më vonë, gjithçka ndryshoi. James Gunn dhe Peter Safran u emëruan drejtues të rinj të DC Studios dhe vendosën të ndërtonin një drejtim të ri për universin kinematografik të DC – që do të thoshte edhe largimin përfundimtar të Cavill nga roli i Supermanit.

David Corenswet

Megjithëse filmat ku Cavill luajti si “Man of Steel” dhe “Batman v Superman”, kishin fitime të mëdha në arkë, nuk arritën të fitonin zemrat e kritikëve dhe mbetën të ndarë edhe në mesin e fansave.

Pra, edhe pse Cavill ishte i dashur për shumë fansa dhe përfaqëson një periudhë të rëndësishme të DC Universe, versioni i tij nuk përputhej me vizionin e ri të James Gunn, i cili synon të ndërtojë një fillim të freskët për DC, me një Superman më të lehtë, më shpresëdhënës dhe më afër versionit klasik të këtij heroi.

Continue Reading

Të kërkuara