Lajmet

KFOR-i vendos barrikada të reja në afërsi të Manastirit të Deçanit

Ramosaj thotë se ka insistuar që të njëjtat të largohen.

Published

on

Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet komunale por edhe për vetë qytetarët e Deçanit, e kjo shkak i kontekstit që është me Manastirin që gjendet në këtë komunë.

Ditëve të fundit forcat e KFOR-it, në afërsi të Manastirit kanë bërë përforcimin e barrikadave.

Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët  kanë thënë se këto barrikada reflektojnë pasiguri, presion politik dhe pengesa për zhvillimin e jetës normale në këto hapësira.

Lidhur me vendosjen e këtyre barrikadave, KFOR-i në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se kjo është bërë për qëllim të mbrojtjes së Manastirit.

“Punimet u bllokuan pasi nuk u respektuan kushtet e rëna dakord në fazën e projektimit për ekzekutimin e punëve nga kompania punë-kryese, në veçanti në lidhje me pajtueshmërinë me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji 03/L-039, neni 6) i cili garanton mbrojtjen e manastireve, kishave e lokacioneve tjera fetare Ortodokse Serbe, si dhe lokacioneve historike dhe kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetin Serb, si dhe komunitetet tjera në Kosovë. Ky ligj synon që të mbrojë nga çdo zhvillim ose aktivitet që mund ta dëmtojë kontekstin historik, kulturor, arkitektural ose arkeologjik, mjedisin natyror ose mjedisin vizual estetik”, kanë deklaruar nga KFOR-i.

KFOR-i më tej ka theksuar se punimet në këtë zonë do të rinisin pas zgjidhjes së problemeve teknike.

“Punimet me siguri se do të rinisin sapo të zgjidhen problemet teknike. Të gjitha lokacionet e trashëgimisë fetare dhe kulturore janë të çmueshme për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në ruajtjen e tyre”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

E kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ka qenë i informuar për vendosjen e barrikadave të reja në afërsi të Manastirit.

Ramosaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se insistimi i tij ka qenë që këto barrikada të hiqen krejtësisht.

“Unë kam insistuar  gjithmonë që këto barrikada mu largu krejt. Para disa dite kanë ardhur në zyre dhe më kanë informuar se do t’i heqin piramidat e betonit që kanë qenë, mirëpo për shkak të situatës dhe kontekstit me Manastirin më kanë thënë që nuk mund t’i heqin krejt por duhet mi vendos disa barrikada të reja nga druri, ku është thënë se do të mbjellin lule”, tha Ramosaj.

Ai shtoi se largimi i tërësishëm i këtyre barrikadave nuk ka mundur të bëhet për shkak të situatës me Manastirin.

“Insistimi im është që këto barrikada me i largu krejt, mirëpo për shkak të zonës së përgjegjësisë dhe zhurmës që po bënë Manastiri me Europa Nostra se është i rrezikuar, nuk kanë mundur mi largu krejt dhe kanë vendos disa barrikada të drurit ku do të mbjellin lule”, tha Ramosaj.

Continue Reading

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara