Lajmet

KFOR-i publikon pamje nga patrullimi i ushtarëve amerikan në veri

Published

on

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, kanë zhvilluar një patrullë të montuar përgjatë vijës së kufirit administrativ në veri të Kosovës.

Këto përpjekje sipas njoftimit të KFOR-it, janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, raporton KosovaPress.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Policia në Prishtinë ekzekutoi 182 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestroi 10 armë zjarri

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 182 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, 51 nga urdhëresat kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar edhe 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municion.

Në fushën e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 3.214 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilave 384 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./A..K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës performon për herë të parë në Romë me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.

Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro GrandeAccademia Nazionale di Danza.

Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Chelsea po insiston për Granit Xhakën, Sunderlandi s’e lëshon

Published

on

By

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, klubi londinez pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me Sunderlandin të hënën, pasi oferta e parë prej 8 milionë eurosh u refuzua menjëherë.

Sunderlandi ka bërë të qartë se kapiteni i tyre nuk është në shitje dhe nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta të tjera. Megjithatë, Xhaka mbetet i interesuar për kalimin në “Stamford Bridge”, ku dëshiron të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso.

Plettenberg ka bërë të ditur se transferimi mbetet i vështirë, por nuk ka dështuar. Ndërkohë, mesfushori aktualisht është i fokusuar në Botërorin 2026, ku me Zvicrën ka kaluar në fazën e eliminimit direkt dhe do të përballet me Algjerinë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen armë AK-47 në veturën e një të aksidentuari në Gllogoc

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ndërhyri në një aksident trafiku në Gllogoc.

Sipas policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ishte vetaksidentuar, ndërsa gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë gjetën armën brenda veturës së tij.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara