Kulturë

Kevin Spacey paditet në Londër për shtatë vepra tjera seksuale

Incidentet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2001 dhe 2004.

Published

on

Aktori i njohur, Kevin Spacey është paditur për shtatë akuza të reja për sulm seksual në Britani të Madhe, përveç katër akuzave të tjera me të cilat ai ishte përballur më herët në Britani të Madhe. Aktori po përpiqet të bëjë një rikthim në karrierë me dy filma të tjerë. Incidentet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2001 dhe 2004.

Në muajin korrik, Spacey u deklarua i pafajshëm për katër akuza për sulm seksual kundër tre burrave midis viteve 2005 dhe 2013 në Londër dhe Gloucestershire. Sulmet dyshohet se ndodhën ndërsa Spacey shërbeu si drejtor artistik i Teatrit Old Vic të Londrës.

Data e gjyqit ndaj Spaceyt në Mbretërinë e Bashkuar është caktuar në qershor të vitit 2023./UBTNews/

Lajmet

Nga arkivat e QKK-së te kujtimet e luftës: Një vizitë studimore e studentëve të Artit dhe Medias Digjitale në UBT

Published

on

Në kuadër të programit akademik të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (AMD) në UBT, studentët e klasave Dizajn Multimedia 1 dhe Efekte Vizuale dhe Film 1, nën udhëheqjen e ligjëruesve Dardan Luta dhe Laura Ymeri, zhvilluan një vizitë studimore me dy ndalesa kryesore që pasqyrojnë rëndësinë e njohjes së praktikës profesionale dhe historisë kulturore të Kosovës.

Vizita e parë u zhvillua në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku studentët u takuan me drejtoreshën Blerta Zeqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi misionin dhe vizionin e QKK-së, mundësitë për aplikim të studentëve për financimin e filmave studentor në vitin 2026, si dhe rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e kinematografisë. Përveç kësaj, përgjegjësi arkivor Ilir Gjoci prezantoi studentët me arkivin e QKK-së dhe mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së materialeve filmike ekzistuese.

Vizita e dytë u realizua në Muzeun e Fëmijëve të Vrarë dhe Zhdukur gjatë Luftës, ku studentët patën mundësinë të njihen me ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Ata zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësen dhe kuratoren e ekspozitës, Blerta Hocia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të drejtave humanitare.

Këto vizita studimore kanë një vlerë të veçantë për studentët e AMD-së, pasi ofrojnë një eksperiencë praktike që lidh dijen teorike me realitetin profesional dhe kulturor. Njohja me institucionet kulturore dhe historike ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi kritike, të kuptojnë më mirë sfidat e industrisë së medias dhe kinematografisë, dhe të frymëzohen për projekte kreative dhe kërkimore.

UBT vazhdon të nxisë iniciativa të tilla, duke u siguruar studentëve infrastrukturën, mbështetjen dhe mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e artit, medias dhe kulturës digjitale në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Çmimet Grammy 2026: Lista e nominimeve dhe surprizat më të diskutueshme

Published

on

Transmetimi i drejtpërdrejtë i nominimeve për Grammy Awards 2026 do të bëhet në faqen zyrtare të Grammy dhe në kanalin e Recording Academy në YouTube.

Yjet që do të prezantojnë nominimet: Gayle King, Doechii, Karol G, Lizzo, Mumford & Sons, Nicole Scherzinger, Sabrina Carpenter, Sam Smith, Angélique Kidjo, Brandi Carlile, CeCe Winans, David Foster, Jon Batiste, Little Big Town, Masaki Koike dhe Chappell Roan.

Vetëm këngët e albumet e publikuara në SHBA midis 31 gushtit 2024 e 30 gushtit 2025 do të jenë të nominuara. P.sh albumi i Taylor Swift, The Life of a Showgirl, nuk përfshihet, ndërsa albumi i Sabrina Carpenter, Man’s Best Friend, mund të jetë në listë, u publikua më 29 gusht.

Pas kritikave për kopertinën e albumit të Sabrina-s, mund të shtohet një kategori e re për kopertinën më të mirë të albumit.

Pretendentët kryesorë për Albumin e Vitit përfshijnë:

GNX – Kendrick Lamar

Mayhem – Lady Gaga

Debí Tirar Más Fotos

Kategoria ‘country’ ka ndryshuar pas fitores historike të Beyoncé me Cowboy Carter, duke përfshirë:

Albumi më i mirë tradicional ‘country’

Albumi më i mirë bashkëkohor ‘country’

Grammy Awards 2026 do të ndahen më 1 shkurt në Los Angeles, kjo garë pritet të jetë një nga më emocionueset e konkurruese deri tani. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Në Ferizaj po ndërtohet Qendra e re Multifunksionale me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Published

on

Në qytetin e Ferizajt po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së re Multifunksionale, një projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) me një investim mbi 3.2 milionë euro.

Objekti pritet të bëhet një nga hapësirat më moderne kulturore dhe artistike në rajon. Aktualisht është përfunduar puna e vrazhdë, ndërsa ka nisur vendosja e fasadës së jashtme të ndërtesës.

Qendra do të përfshijë salla shumëfunksionale, galeri ekspozitash, bibliotekë, si dhe ambiente për artistë dhe të rinj.

Ky projekt synon të krijojë një pikë takimi për komunitetin dhe të kontribuojë në zhvillimin kulturor të qytetit.

Investimi i MKRS-së ka për qëllim të ofrojë hapësirë bashkëkohore që nxit kreativitetin e mbështet jetën artistike lokale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Siguria e fëmijëve, tre produkte që nuk blihen kurrë të përdorura

Published

on

Me rritjen e çmimeve të pajisjeve, rrobave dhe lodrave për fëmijë, shumë prindër po zgjedhin artikuj të dorës së dytë ose të trashëguar.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa produkte, edhe pse duken në gjendje të mirë, mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e fëmijëve, shkruan Daily Mail.

Sediljet e makinave

Sediljet e përdorura janë të rrezikshme, sidomos nëse kanë qenë pjesë e një aksidenti. Dëmtime të brendshme të padukshme, si mikroçarjet, kompromentojnë sigurinë, ndërsa rripat e sigurimit dobësohen me kalimin e kohës. Modelet e vjetra nuk i përmbushin standardet e reja, mungesa e udhëzimeve origjinale rrit rrezikun e instalimit të gabuar. 22% e prindërve përdorin sedilje makine të dorës së dytë.

Dyshekë të përdorur

Dyshekët mund të jenë të rrezikshëm, veçanërisht nëse nuk janë përdorur nga një familje e besueshme. Lullaby Trust paralajmëron se përdorimi rrit rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave. Nëse përdorni dyshek të përdorur, sigurohuni të ketë mbulesë të papërshkueshme nga uji, të jetë pastruar dhe tharë, i fortë dhe i sheshtë, e të përshtatet në mënyrë të sigurt në krevatin e foshnjës.

Helmetat

Ashtu si sediljet e makinave, helmetat nuk duhet blerë të dorës së dytë. Edhe pse duken të padëmtuara, nuk ka mënyrë për të verifikuar nëse kanë pësuar goditje që dobësojnë strukturën e tyre. Një helmetë e re garanton siguri, ndërsa një e përdorur mund të jetë e rrezikshme.

Çfarë mund të blihet me siguri të dorës së dytë?

Disa artikuj konsiderohen të sigurt për t’u blerë të dorës së dytë, për sa kohë që janë në gjendje të mirë dhe plotësojnë standardet e sigurisë. Këto përfshijnë karroca fëmijësh, djepë, porta sigurie për shkallët dhe mobilje për fëmijë.

Me kujdes shtesë, konsideroni blerjen e lodrave, rrobave, shisheve, pompave të gjirit e monitorëve të foshnjave. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara