

Shëndet
Këto zakone bëni mirë t’i largoni, po ju ‘thithin’ energjinë!
Published
11 months agoon
By
UBT NewsNjë zakon i thjeshtë, kur përsëritet shpesh, mund të shndërrohet në një ves të pashmangshëm. Në jetën e përditshme, shumë njerëz përballen me ndjenja lodhjeje dhe mungese energjie, të cilat shpesh duken si një pjesë e zakonshme e rutinës.
Kjo ndodhi është sidomos e zakonshme kur nivelet e energjisë fizike dhe mendore janë të ulëta, duke e bërë lodhjen kronike një problem serioz që kërkon vëmendje.
Ndjesitë e lodhjes mund të ndikojnë jo vetëm në produktivitetin tuaj, por edhe në cilësinë e jetës. Ndonjëherë, ne e lodhim veten pa e kuptuar, duke u angazhuar në zakone të këqija që na shkaktojnë stres dhe përkeqësojnë gjendjen tonë. Lexoni artikullin e mëposhtëm për të zbuluar se si mund ta dëmtoni veten pa e ditur dhe identifikoni pesë zakonet e këqija që mund të jenë përgjegjëse për energjinë tuaj të ulët.
1. Nuk pini mjaftueshëm ujë;
2. Nuk flini mjaftueshëm;
3. Nuk argëtoheni;
4. Ju vazhdoni të shikoni ekranin e celularit;
5. Nuk po stërviteni më. /UBTNews/
Shëndet
Studim: Dieta Keto redukton depresionin te studentët deri në 70%
Published
46 minutes agoon
October 2, 2025By
UBT News
Një studim i Universitetit të Ohios ka treguar se dieta Keto, e ndjekur për të paktën 10 javë, mund të ulë deri në 70% simptomat e depresionit te studentët universitarë.
Studimi, i botuar në Translational Psychiatry, raportoi gjithashtu përmirësime në mirëqenien e përgjithshme dhe aftësitë njohëse.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Drew D. Decker, synuan të ofronin trajtim për studentë me çrregullim depresiv të madh, duke kombinuar dietën me vlerësime javore dhe intervista klinike.
Nga 24 studentë të përfshirë, 16 përfunduan programin 10–12 javor, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse:
69% ulje në simptomat e vetë-raportuara të depresionit
71% ulje në vlerësimin klinik të depresionit
Askush nuk plotësonte më kriteret për depresion të moderuar ose të rëndë.
Përveç shëndetit mendor, pati edhe përfitime fizike:
15 nga 16 studentë humbën mesatarisht 5 kg
Niveli i faktorit neurotrofik të trurit (BDNF) u rrit 32%
Hormoni leptin ra 52%
Përmirësim në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe funksione ekzekutive
Ekspertët theksojnë se nga Keto mund të ndikojë në depresion përmes mekanizmave metabolikë të lidhur me biologjinë e sëmundjes.
Studimi kishte kufizime, ishte i vogël dhe pa grup krahasues, ndaj nuk mund të thuhet se efektet vinin vetëm nga dieta.
Autorët e shohin këtë si një hap premtues dhe alternativë për të ndihmuar studentët që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. /A.Z/UBT News/
Shëndet
E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë
Published
1 day agoon
October 1, 2025By
UBT News
Një studim i ri nga Klinika Mayo ka hedhur dritë mbi sulmet në zemër tek të rriturit më të rinj, veçanërisht tek gratë, duke ofruar të dhëna që mund të ndryshojnë mënyrën se si kuptohen dhe trajtohen këto ngjarje serioze shëndetësore.
Kërkimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, analizoi mbi 15 vite të dhëna nga Projekti i Epidemiologjisë së Rochester dhe zbuloi disa modele të pazakonta mbi shkaqet e infarkteve tek të rinjtë.
Rezultatet treguan se ateroskleroza, bllokimi i arterieve nga pllaka – mbetet shkaku kryesor i atakeve në zemër. Dallimi ishte i theksuar mes gjinive: tek burrat nën 65 vjeç shkaktonte 75% të rasteve, ndërsa tek gratë vetëm 47%.
Kjo tregon se më shumë se gjysma e infarkteve tek gratë vijnë nga shkaqe të tjera, më pak të njohura.
Një prej tyre është diseksioni spontan i arteries koronare, një gjendje kur krijohe çarje e papritur në një arterie koronare, duke bllokuar qarkullimin e gjakut pa praninë e pllakave. SCAD është më e shpeshtë tek gratë e reja dhe shpesh ngatërrohet me infarktet tipike.
Trajtimi me stenta ose ndërhyrje tjera sjellë më shumë rrezik sesa përfitim. Studimi theksoi se SCAD është gjashtë herë më e zakonshme tek gratë krahasuar me burrat. Një tjetër shkak janë infarktet e lidhura me stresin, të provokuara nga gjendje si anemia ose infeksionet e rënda.
Këto përbënin shkakun e dytë më të zakonshëm dhe shoqëroheshin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë pesëvjeçare – rreth 33%.
Pra, pacientët me këto forma të infarkteve shpesh kishin prognozë më të rëndë sesa ata me sëmundje klasike të arterieve koronare.
Lajmi i mirë është se infarktet “të pashpjegueshme” rezultuan të rralla më pak se 3% e rasteve, duke nënkuptuar se në shumicën e situatave mjekët mund të identifikojnë një shkak të qartë dhe të përshtatin trajtimin.
Ky studim nënvizon rëndësinë e përcaktimit të saktë të shkakut rrënjësor të një sulmi në zemër. Vetëm duke ditur arsyen e vërtetë, mjekët mund të ofrojnë trajtime efektive dhe të shmangin ndërhyrjet që në disa raste mund të jenë të rrezikshme. /A.Z/UBT News/
Aktualitet
Nga fillimi i vitit deri më tash janë regjistruar rreth 330 raste të reja me kancer të gjirit
Published
1 day agoon
October 1, 2025By
UBT News
Numri i rasteve të reja me kancer të gjirit në periudhën janar-shtator 2025 është 330, numër ky i përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, vlerësoi se Kosova shënoi për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit, duke e quajtur zhvillim pozitiv.
“Këtë vit në Kosovë, në nëntëmujorin e parë 2025, ne kemi regjistruar në regjistrin klinik të kancerit rreth 330 femra me kancer të gjirit, që është numër i njëjtë përafërsisht me vitin 2024. Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos jetë më i lartë sesa që ishte në vitin 2024. Me këto shifra, Kosova shënon për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky trend të mbahet dhe ,normalisht, së fundi të mund të diagnostikohen sa më herët, në mënyrë që format e hershme të sëmundjes të jenë suksesi i mjekimit më të madh”, tha Kurtishi.
Ai tek flet për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm bën thirrje për më shumë vetëdijesim dhe kontrolle të rregullta, sidomos mamografi një herë në vit.
Ai vë në dukje se grupmosha më e prekur mbetet 50–60 vjeç, por vërehet një rritje e rasteve edhe te moshat nën 50 vjeç.
“Për sëmundjet malinje ka një vetëdijesim më të mirë, por në përgjithësi duhet të bëhet edhe më shumë, në mënyrë që sëmundjet të diagnostikohen mbi 50–60 për qind në stadin e parë dhe të dytë që trajtimi të jetë më i lehtë, më pak i kushtueshëm dhe më efikas. Grupmoshat e atakuara me këtë sëmundje malinje janë dhe mbesin në Kosovë mosha 50–60 vjeç, por ajo që është problematikë në rritje janë grupmoshat e reja dhe grupmoshat e personave nën 50 vjeç, që vitet e fundit kanë një tendencë në rritje, por si diagnostifikim numër më të madh të personave nën moshën 50-vjeçare në krahasim me vitet paraprake. Por, është trend në gjithë botën, edhe në Kosovë dhe kjo nuk e rrit numrin total të të sëmurëve, por rrit numrin e pacientëve të rinj, të cilët nga viti në vit kanë tendencë në rritje”, tha ai.
Simptomat e sëmundjes zakonisht shfaqen në faza të avancuara dhe përfshijnë ndryshime në ngjyrë, formë apo madhësi të gjirit, rrjedhje nga gjiri, dhimbje apo inflamacion.
Nga sot fillon gjithashtu zyrtarisht edhe fushata e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Kosovë, si pjesë e muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje./S.K/EO/
Shëndet
Studimi: Edhe pse e ëmbël, mangoja ul rrezikun e diabetit
Published
2 days agoon
September 30, 2025By
UBT News
Edhe pse shpesh shihet si një frutë e ëmbël, mangoja mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për personat që rrezikojnë të zhvillojnë diabet.
Një studim i gjatë nga Universiteti George Mason, i publikuar në revistën Foods, zbuloi se individët me para-diabet që konsumuan mango të freskët çdo ditë kishin kontroll më të mirë të sheqerit në gjak e pak yndyrë trupore sesa ata që konsumuan ushqime me më pak sheqer.
“E rëndësishme nuk është vetëm sasia e sheqerit, por e gjithë përmbajtja ushqyese e frutës,” theksoi autorja kryesore e studimit, Raedeh Basiri, profesoreshë asistente në Departamentin e Studimeve të Ushqimit në këtë universitet.
Studimi – i pari i këtij lloji në periudhë të gjatë – tregoi se ndonëse mangot përmbajnë mbi 30 gramë sheqer, ato ofrojnë fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin të përpunojë sheqerin në mënyrë më të shëndetshme sesa ushqimet me sheqer të shtuar.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe:
një grup konsumoi çdo ditë një mango të freskët (32 g sheqer),
ndërsa grupi tjetër hante një ëmbëlsirë me drithëra me pak sheqer (11 g).
Pas gjashtë muajsh, grupi që konsumonte mango tregoi përmirësim në:
kontrollin e glukozës në gjak,
ndjeshmërinë ndaj insulinës,
reduktimin e yndyrës trupore.
Sipas Basiri, rezultatet duhet të shërbejnë si inkurajim që frutat e plota, përfshirë mangon, të bëhen pjesë e planeve ushqimore për parandalimin e diabetit.
“Individët që janë në rrezik nuk duhet të fokusohen te sasia e sheqerit, por te mënyra se si ushqimet përpunohen në organizëm,” shtoi ajo.
Studimi u financua nga National Mango Board, por autorët theksuan se financuesit nuk patën rol në analizën a interpretimin e të dhënave. /A.Z/UBT News/

Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale 2025

Nicole fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Keith

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

Kurti nga Shtimja premton 100 euro shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit

Studim: Dieta Keto redukton depresionin te studentët deri në 70%

Njihuni me 2-vjeçaren që mori titullin e perëndeshës në Nepal

Aksident në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet4 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën