Lifestyle

Këto vitamina rrisin përqendrimin!

Published

on

Ju njohim me disa nga suplementet më të mira që ndihmojnë për të rritur përqëndrimin, kështu që lexoni për të zbuluar se cilat prej tyre preferoni të konsumoni.

Vitamina B12
Kjo vitaminë përdoret shpesh si një shtesë për rritjen e energjisë. Por ekspertët e shëndetit thonë se ajo gjithashtu ka përfitime të mëdha kur bëhet fjalë për rritjen e përqëndrimit. Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë veçanërisht e pranishme tek të moshuarit, dhe kjo pjesë e popullsisë mund të përfitojë më shumë nga marrja e saj.

Vaji i peshkut
Tashmë i përdorur gjerësisht si një shtesë për shëndetin kardiovaskular, vaji i peshkut mund të ndihmojë gjithashtu edhe individët që kërkojnë të përmirësojnë fokusin e tyre. Shtesat e vajit të peshkut përmbajnë një përzierje të acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në funksionin e përgjithshëm të trurit.

Probiotikët
Shtimi i probiotikëve në regjimin tuaj ushqimor mund të jetë mënyra më e lehtë për të rritur përqëndrimin. Zorrët përmbajnë baktere të dobishme të njohura si mikrobiota, që luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit si në trup ashtu edhe në mendje. Studiuesit kanë gjetur se ekziston një linjë e drejtpërdrejtë komunikimi midis trurit dhe trupit tuaj, që quhet boshti zorrë-tru. Kjo linjë komunikimi funksionon duke lidhur qendrat emocionale dhe njohëse të trurit me funksionin e zorrëve. Studimet kanë zbuluar se suplementet probiotike, kishin mundur të rrisnin fleksibilitetin mendor dhe të zvogëlojnë stresin. Faktorë të cilët mund të ndikojnë tek aftësia për t’u përqëndruar.

Çaji jeshil
Suplementet e çajit jeshil janë një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar përqëndrimin në mënyrë të shpejtë. Një aminoacid special që gjendet tek çaji jeshil, ndihmon për tu relaksuar, veçanërisht gjatë periudhave stresuese, ku aftësia për tu përqëndruar bie. Çaji jeshil mund të ndihmojë duke reduktuar stresin nën situata me presion të lartë, dhe duke përmirësuar aftësinë për t’u përqëndruar./AgroWeb

Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Continue Reading

Lifestyle

Mot me diell e vranësira të shpërndara

Published

on

Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29gradë Celsius.

 

Continue Reading

Lifestyle

Studimi: Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale

Published

on

Të kesh një motër në jetë nuk është vetëm një bekim familjar, por edhe një faktor kyç për shëndetin mendor dhe zhvillimin emocional.

Këtë e konfirmojnë disa studime shkencore që tregojnë ndikimin pozitiv që motrat kanë në mirëqenien psikologjike.

Një studim i 2010 nga Universiteti Brigham Young, i drejtuar nga profesorja Laura Padilla-Walker dhe i publikuar në “Journal of Family Psychology”, analizoi 395 familje me adoleshentë të moshës 10–14 vjeç.

Rezultatet treguan se fëmijët që kishin motra ndiheshin më pak të vetmuar, kishin më pak ndjenja faji apo frike dhe shfaqnin aftësi më të mira sociale. Motrat, luajnë një rol kyç në krijimin e një ambienti të hapur brenda familjes, ku komunikimi dhe shprehja e ndjenjave janë më të natyrshme.

Kjo atmosferë favorizon një gjendje të shëndetshme mendore dhe emocionale.

Një tjetër studim i vitit 2009, i realizuar nga profesor Tony Cassidy i Universitetit të Ulster dhe Dr. Liz Wright nga De Montfort University, përfshiu 571 të rinj. I prezantuar në konferencën vjetore të “British Psychological Society”, ky hulumtim tregoi se personat që kishin motra ishin më optimistë dhe më të pavarur emocionalisht.

Sipas ekspertëve, motrat ndikojnë në zhvillimin e ndjeshmërisë emocionale dhe krijojnë lidhje më të ngushta brenda familjes, gjë që ndihmon në përmirësimin e mirëqenies mendore për të gjithë anëtarët.

Këto gjetje theksojnë se motrat nuk janë shoqe të fëmijërisë, por faktorë të rëndësishëm në formësimin e inteligjencës emocionale dhe qëndrueshmërisë psikologjike – cilësi që lidhen ngushtë me suksesin dhe lumturinë në jetë.

Continue Reading

Lifestyle

Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?

Published

on

Jo vetëm për gatim, qepët mund t’i përdorni fare mirë edhe jashtë kuzhinës.

Megjithëse kanë një erë karakteristike që për disa edhe nuk preferohet duket se me anë të vlerave kanë gjetur vend edhe në trajtimet e bukurisë.

Shpesh përdoret si kurë natyrale për të rritur flokët e për t’i bërë ata më të shëndetshëm.

Por, a është vërtetë efektiv përdorimi i lëngut në flokë?

Çfarë thonë ekspertët?

Të dhënat për këtë çështje janë të pakta, disa të dhëna domethënëse ekzistojnë një studim zbuloi se aplikimi i rregullit i lëngut të qepës në rrënjët e flokëve ndihmon në rritje, ata përdorën lëng qepe për të lyer flokët dy herë në ditë.

Nga 23 pacientë që aplikuan trajtimin, 20 pësuan rigjenerim të flokëve pas 2 muajsh përdorimi, 10 të tjerë panë një rigjenerim të plotë të flokëve pas 6 muajsh.

Sipas ekspertëve ka ende vend për diskutim dhe studimet nuk janë ende të plota, mendohet se ai që ndihmon është squfuri. Qepët kanë sasi të mëdha squfuri në to gjë që ndihmon edhe në rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin e duke ulur inflamacionin si dhe rrit prodhimin e kolagjenit në kokë.

Këto veti sulfurike ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve, kjo veçanërisht tek njerëzit që kanë mungesë mineralesh në organizëm.

Mund të luftojë thinjat

Squfuri si përbërës kryesor në rigjenerimin e flokëve mund të luajë një rol edhe tek thinjat. Ndërsa plakemi, radikalet e lira mund të dëmtojnë flokët duke shkaktuar humbje të dendësisë së tyre si dhe humbje të pigmentit e kështu lindin thinjat.

Squfuri duke rritur prodhimin e kolagjenit lufton radikalet e lira duke lënë një efekt parandalues për thinjat.

Lufton problemet me skalpin

Për shkak se lëngu i qepës është antinflamator natyral, mund të përdoret për të trajtuar skalpin e irrituar të kokës. Një studim tregoi që ekstrakti i qepës i aplikuar në mënyrë të vazhdueshme pati efekte pozitive në shërimin e skalpit me probleme. Espertët nuk janë të sigurt mbi efikasitetin 100% të këtij lëngu në rritjen e flokëve apo daljen e flokëve të rinj.

Gjithsesi duke qenë një trajtim me bazë natyrale gjithsecili mund ta provojë duke lënë mënjanë bezdinë e aromës së qepës.

Si ta përdorni?

Mjafton të qëroni katër qepë ta prini në copa të vogla e më pas t’i shtypni mirë për t’i nxjerrë lëngun, ose mund ta shtrydhni dhe të merrni lëngun për ta aplikuar më pas në të gjithë zonën e skalpit të kokës me lëvizje rrethore.

Lëreni në kokë derisa të thahet e më pas mund ta shpëlani.

Ky trajtim përdoret për disa muaj rresht, për të mposhtur erën shtoni pika vaj esencial rozmarine, livandë apo trëndafili.

Continue Reading

Të kërkuara