Lajmet

Këto ushqime me kalori duhet t’i hani çdo ditë

Ushqimet si arrat që janë më të larta në yndyrë kanë tendencë të jenë më të larta në kalori.

Published

on

Ushqimi që zgjedhim për të ngrënë duhet të bazohet në qëllimet e shëndetit personal dhe preferencat në shije, jo vetëm sa kalori kanë.

Këto ushqime më poshtë përtej kalorive të mëdha kanë dhe benefite të tjera ndaj duhet të jenë pjesë në dietën tuaj.

Ushqimet si arrat që janë më të larta në yndyrë kanë tendencë të jenë më të larta në kalori. Një gram yndyrë është nëntë kalori ndërsa një gram proteina ose karbohidrate është vetëm katër kalori, sipas Malkani.

Avokado

Është i shijshëm, i shëndetshëm por me kalori të lartë. Ai është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe kjo e bën atë më me shumë kalori se frutat e tjera. Ëebster shton se ata janë gjithashtu një burim i mirë bakri, folati, fibrash dhe vitamine K.

Farat Chia

Janë të larta në kalori dhe lëndë ushqyese. Jo vetëm që përmbajnë shumë fibra, por edhe kalcium, proteina, acide yndyrore omega-3, zink dhe bakër.

Çokollata e zezë

Kakao ose çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm. Çokollata me cilësi të lartë është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, dhe disa minerale të tjera, sipas Healthline. Të gjitha përfitime mund të ndihmojnë që çokollata e zezë të përmirësojë funksionin e trurit, të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të përmirësojë presionin e gjakut.

Lajmet

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.

Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës

Published

on

By

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunal jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marr”, ka thënë Qosa.

Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.

Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vite këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara