Published
4 years agoon
By
UBT newsKalciumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi.
Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale. Si kalciumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve.
Kalciumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve.
Magnezi nga ana tjetër përdoret për prodhimin e ADN-së dhe proteinave për muskujt, kockat dhe sistemin imunitar.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, magnezi i vjen në ndihmë trupit për përthithjen e kalciumit.
Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme mendore siç është ankthi apo depresioni por edhe konstipacion dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Nivelet e ulëta të magnezit çelin udhën e sëmundjeve të zemrës, shumë herë më tepër se kolesteroli i lartë apo yndyrnat.
Ushqimet e pasura me magnez
Tërshëra
Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.
Spinaqi
Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.
Farat e kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.
Farat e Linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.
Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.
Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.
Çokollata e zezë
Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.
Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.
Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Cili është kombinimi i duhur i magnezit dhe kalciumit
Doza e rekomanduar ditore e kalciumit është 1,000 mg.
Nëse njeriu merr këtë sasi çdo ditë, atëherë duhet ta shoqërojë atë me 500 mg magnez në ditë.
Ekspertët thonë se doza prej 1,000 mg e kalciumit duhet ndarë në dysh ose në minidoza për konsum gjatë ditës.
Ndonëse ju mund të jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit nëpërmjet ushqimeve, nëse magnezi mungon, atëherë kalciumi nuk do të përthithet mirë nga trupi./AgroWeb.org
Shëndet
Kura shtëpiake për gjunjë të fortë dhe pa inflamacion
Published
16 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Me kalimin e kohës, trupi humbet forcën dhe kyçet bëhen më të brishta, sidomos gjunjët të cilët mbajnë peshën e trupit dhe mundësojnë lëvizjen.
Kupa e gjurit ka nevojë për lubrifikim të vazhdueshëm; përndryshe, shfaqen inflamacion dhe dhimbje që shpesh lidhen me artritin, reumatizmën apo dëmtime të tendinave.
Kurat natyrale që ndihmojnë:
Speci i kuq djegës – përmban kapsaicinë, e cila bllokon ndjesinë e dhimbjes dhe redukton inflamacionin.
Uthulla e mollës – ndihmon në shpërbërjen e kristaleve të acidit urik në kyçe dhe zbut dhimbjen.
Vaji i ullirit – qetëson inflamacionin dhe shërben si vaj masazhi.
Xhenxhefili – ka efekt anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e osteoartritit.
Pasta natyrale kundër dhimbjeve:
Përzieni 2 lugë spec djegës pluhur, 1 gotë uthull molle (ose ½ gote vaj ulliri të ngrohtë) e pak xhenxhefil të grirë. Aplikoni në gjunjë për 20 minuta, dy herë në ditë, më pas shpëlajeni.
Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes, por në raste të forta, kërkohet këshilla e mjekut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim?
Published
17 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Spirulina, një “super-ushqim” i njohur për përbërësit e tij të pasur me proteina, vitamina dhe minerale, mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Sipas një studimi të fundit, një proteinë specifike në spirulinë ka treguar se mund të relaksojë arteriet, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut, të paktën në kafshë laboratorike.
Spirulina përdoret në forma suplementesh, kapsulash dhe “smoothie”, e rekomandohet për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, diabetin, lodhjen dhe inflamacionin.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ka prova të kufizuara shkencore mbi efektet e saj, dhe kërkimi mbi përfitimet potenciale të këtij alga të gjelbër-jeshile vazhdon.
Hulumtimi i fundit sugjeron se spirulina mund të ketë rol të veçantë në parandalimin ose reduktimin e hipertensionit, një gjendje që preket miliona njerëz globalisht dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në tru.
Ekspertët po studiojnë mënyrën se si përbërësit bioaktivë në spirulinë ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e përmirësimin e qarkullimit.
Për ata që kërkojnë mënyra natyrale për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, spirulina mund të jetë opsion i dobishëm, por specialistët rekomandojnë gjithmonë konsultim me mjekun para se të fillohet përdorimi si suplement i rregullt. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Vaj ulliri me limon për energji gjatë ditës
Published
21 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni të lodhur, pa energji?
Nëse po, ky kombinim i thjeshtë natyral mund t’ju ndihmojë të ndiheni më gjallë dhe të freskët gjatë gjithë ditës.
Mjafton të shtrydhni një limon ta përzieni me një lugë gjelle vaj ulliri. Pini e do të vëreni ndryshimin.
Ky lëng ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme dhe ju jep energji që në mëngjes. Ky kombinim ka qenë i përdorur që në lashtësi, dhe qytetërime të ndryshme besonin në fuqitë shëruese të tij.
Vlerat shëndetësore
Vaji i ullirit: Është baza e dietës mesdhetare, i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që luftojnë kolesterolin e keq, ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi. Grekët dhe Romakët e lashtë e quanin “lëng i artë” për vlerat e tij të jashtëzakonshme.
Limoni: Një nga frutat më të shëndetshme, i pasur me vitamina dhe antioksidantë. Kur përzihet me vaj ulliri, krijon një lëng me fuqi të jashtëzakonshme për shëndetin.
Përfitimet e përzierjes vaj ulliri + limon
Shmang konstipacionin: Ky kombinim vepron si lubrifikant natyral për traktin tretës dhe ndihmon funksionimin e mëlçisë dhe fshikëzës.
Mbron zemrën: Acidet yndyrore në vajin e ullirit dhe antioksidantët e limonit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit.
Lufton inflamacionin: Konsumimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionit.
Rregullon funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës: Përdorimi i saj në mëngjes, para ngrënies, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gurëve në tëmth dhe të mbajë organet e brendshme të shëndetshme.
Ky kombinim natyral është mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën me energji dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Tre zakone të thjeshta për t’u mbrojtur nga gripi dhe ftohja
Published
23 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Kur temperaturat bien, rreziku për t’u prekur nga ftohjet, viruset dhe gripi rritet ndjeshëm.
Për shumë njerëz, këto viroza duken të pashmangshme, veçanërisht për ata që punojnë në ambiente të mbushura me njerëz apo kujdesen për fëmijë të vegjël që nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës.
Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë, e quajtur Ella, ka ndarë në llogarinë e saj në TikTok tre mënyra të thjeshta që ajo i përdor për të mbrojtur veten dhe familjen nga sëmundjet gjatë vjeshtës dhe dimrit.
1. Ajrosni shtëpinë çdo ditë
Hapja e dritareve për 5 deri në 10 minuta në ditë është thelbësore për shëndetin. “Duhet të lini ajrin e ndenjur të dalë jashtë. Viruset e ftohjes dhe gripit qëndrojnë në ajër, lejoni ajrin e pastër të hyjë brenda. Vetëm pak minuta ajrosje në mëngjes bëjnë diferencën”, – tha ajo.
2. Lani duart rregullisht
Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. “Nuk mund ta them mjaftueshëm – shumë njerëz nuk i lajnë duart. Prekni gjithçka dhe pastaj fusni duart në gojë. Larja e duarve është mbrojtja më e mirë ndaj viruseve”, – paralajmëron Ella.
3. Ushqehuni shëndetshëm
Ajo shton se ushqimi i ekuilibruar është kyç për sistem imunitar të fortë. “Rreth 70% e sistemit imunitar ndodhet në zorrë. Ushqeni bakteret e mira me vitamina, minerale dhe ushqime të shëndetshme. Kështu trupi qëndron gjithmonë në formë”, – përfundon ajo.
Sipas ekspertëve, këto këshilla mund të ndihmojnë çdo person të kalojë muajt e ftohtë pa u prekur nga gripi. /A.Z/UBT News/
Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë
Gaz Ejupi: “Reporting House, një pikë reference për historinë e Kosovës
Paraqitja e parë publike e Princeshës Eugenie pas vendimit për Princin Andrew
Fundjavë me shi? Ja si ta kaloni bukur pa dalë nga shtëpia
Netflix publikon detaje për dokumentarin e ri mbi jetën e Victoria Beckham
Honda prezanton motorin e ri V6 dhe teknologjinë hibride të gjeneratës së ardhshme
Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave
2 hapa të thjeshtë për të parandaluar formimin e mykut në lavatriçe
Messi, rikthim i shkurtër te Barcelona?
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
