Shëndet

Këto pije mund të ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

Fillimisht, sigurohuni që ato të mos përmbajnë ndonjë përbërës që e dini se mund të përkeqësojë simptomat tuaja.

Published

on

Ende nuk ka një kurë të mirëfilltë për migrenën, por ndryshimet në stilin e jetës dhe mënyra se si ushqeheni, janë disa nga gjërat që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.

Për t’i ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga kjo gjendje, AgroWeb.org ju njeh me disa pije që mund të bëjnë një ndryshim në simptomat e migrenës.

Por përpara se të filloni me ndonjë nga pijet e mëposhtme, sigurohuni që ato të mos përmbajnë ndonjë përbërës që e dini se mund të përkeqësojë simptomat tuaja.

Edhe pse këto pije mund të jenë një mënyrë e dobishme për të lehtësuar dhimbjen e kokës, ato nuk janë një ilaç ose një zëvendësues i trajtimit tradicional parandalues për sulmet e migrenës. Ju duhet të punoni me mjekun tuaj për të krijuar një plan unik trajtimi.

Kafe pa kafeinë

Për shumë njerëz kafeina është një shkaktar i mundshëm për episodet e migrenës.

Ndaj zëvendësimi i kafesë me një kafe që nuk përmban kafeinë, mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kjo pije.

Megjithatë, edhe për kafenë pa kafeinë këshillohet të mos pini më shumë se një filxhan në ditë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përbëhet nga gjethet e bimës Camellia sinensis dhe është i njohur për antioksidantët e tij, të cilët mendohet se luajnë rol në largimin e dhibjes së kokës.

Çaji i mentes

I njohur për efektet e tij analgjezike, vaji i mentes përdoret zakonisht në mjekësinë alternative për dhimbjet e kokës nga tensioni.

Ju gjithashtu mund të keni përfitime nga pirja e mentes në formë çaji dhe thithja e aromës, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar dhimbje koke pulsuese.

Çaji i mentes është pa kafeinë, kështu që mund ta pini atë në çdo kohë të ditës pa frikë se mund të ndikojë në gjumin tuaj.

Çaji i xhinxherit

Një tjetër çaj bimor pa kafeinë që mund të ofrojë lehtësim për episodet e migrenës është çaji i xhenxhefilit.

Për sa i përket trajtimit për sulmet e migrenës, xhenxhefili është ndoshta më i dobishëm në reduktimin e të përzierave dhe të vjellave, simptoma që mund të shfaqen gjatë një sulmi.

Lëngjet e zarzavateve me gjethe jeshile

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm zarzavate me gjethe jeshile, mund të keni mungesë të një vitamine të rëndësishme të quajtur folat (vitamina B9). Kjo mund të mos ju ndihmojë me sulmet e migrenës.

Një studim i vitit 2015 ku AgroWeb.org u mbështet, tregoi se acidi folik redukton simptomat e migrenës. Por, ende nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse marrja e kësaj vitamine në formë suplementi ndihmon në parandalimin e sulmeve të migrenës.

Megjithatë ju mund të përfitoni nga marrja e folatit nga ushqimet dhe në formën e lëgjeve.

Uji

Përveç konsumit të pijeve të tjera, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Kjo ndihmon në parandalimin e një shkaktari të zakonshëm të sulmeve të migrenës që është dehidratimi.

Uji i mbushur me fruta

Uji i mbushur me fruta mund të jetë një mënyrë më e shijshme për të shmangur dehidratimin që mund të shkaktojë një sulm migrenë.

Thjesht shtoni fruta të freskëta të copëtuara në një gotë me ujë për më tepër shije dhe vlera ushqyese.

Në varësi të llojit të frutave që përdorni, mund të përfitoni edhe lëndë ushqyese si vitamina C dhe antioksidantë të tjerë.

Lëng rrushi

Lëngu i rrushit përmban mjaftueshëm magnez, një mineral i rëndësishëm që mund të përmirësojë gjendjen tuaj.

Marrja e sasisë së rekomanduar të magnezit është gjithashtu e rëndësishme në procese të tjera të trupit.

Lëng portokalli

Lëngu i portokallit është një tjetër pije që mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe sulmet e migrenës. Kjo sepse ai ka një përmbajtje të lartë të magnezit.

Por nëse agrumet shkaktojnë episode migrene për ju, anashkaloni lëngun e portokallit dhe provoni një pije tjetër në këtë listë.

Qumësht me yndyrë të reduktuar

Riboflavina (vitamina B2) është një tjetër lëndë ushqyese që mund të ndihmojë në reduktimin e shpeshtësisë së sulmeve të migrenës.

Qumështi me pak yndyrë mund t’ju ndihmojë të arrini vlerën e rekomanduar ditore të vitaminës B2.

Vlerë e cila është 1.3 mg për meshkujt e rritur dhe 1.1 mg për femrat e rritura. /AgroWeb.org

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara