

Shëndet
Këto katër fakte për aneminë duhet t’i dini patjetër
Sipas një ankete, një në katër fëmijë të moshës 6-49 muajsh janë anemikë.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNjë anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) zbuloi se në dhjetë vjeçarin e fundit prevalenca e anemisë tek fëmijët nga 3 në 59 muajsh është zgjeruar me 17%.
Sipas anketës, një në katër fëmijë të moshës 6-49 muajsh janë anemikë.
Prevalenca e sëmundjes është më e lartë në grupmoshat 6-17 muaj se tek të rriturit nga 18 në 59 vjeç.
4 fakte që duhet t’i dini për aneminë
Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.
Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.
Anemia është shenjë e një sëmundjeje tjetër
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, anemia është rezultat i një sëmundjeje të fshehur që mund të jetë serioze ose jo.
Anemia është si temperatura e cila tregon praninë e një bakteri apo virusi në trup.
Ajo shfaqet në rastet e pamjaftueshmërisë së hekurit, kancerit të zorrës së trashë, shtatzanisë, dhe sëmundjeve celiake.
Simptoma Pica e Anemisë
Një nga simptomat më të pazakonshme të anemisë ndodh tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje që nxitet nga mungesa e hekurit.
Kjo simptomë quhet pica dhe ka të bëjë me përtypjen dhe gëlltitjen e produkteve të pangrënshme siç janë plastika, kartoni e të tjerë.
Analizat për aneminë janë analiza gjaku
Ndryshe nga rasti i kolesterolit dhe tensionit të gjakut, anemia nuk është pjesë e problemeve rutinë, për të cilat mjekët kërkojnë kryerjen e analizave.
Kur njerëzit ankohen për plogështi dhe lodhje, mjekët zakonisht rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut.
Nëse këto tregojnë rënie të nivelit të hemoglobinës, atëherë mjeku do të bëjë një ekzaminim më të thellë të situatës.
Shfaqja e Anemisë
Anemia është një sëmundje që përparon në mënyrë të ngadaltë, e megjithatë në shumicën e rasteve ajo tregon praninë e një një sëmundjeje të fshehur.
Zbulimi i shkakut është kyç për trajtimin e anemisë./AgroWeb.org
Shëndet
Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit
Published
29 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.
Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.
Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.
Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.
Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.
Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.
Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale
Published
13 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.
Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.
Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:
Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.
Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.
Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.
Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?
Published
16 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.
Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.
Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.
Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.
Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.
Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Studim i ri: Kanceri mund të shkaktojë 75% më shumë vdekje brenda tri dekadave
Published
18 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.
Kanceri, një lloj sëmundjeje që përcaktohet nga ndarja e pakontrolluar e qelizave në një ose më shumë vende të trupit.
Kjo rritje jonormale ndikon në shëndetin e një personi në mënyra të ndryshme. Mund të ndërhyjë fizikisht në funksionet e organeve, të zëvendësojë qelizat funksionale, ose të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Në raste të rënda, kjo ndikim mund të jetë fatal.
Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me vlerësim që 1 në 6 vdekje u shkaktua nga një formë e kësaj sëmundjeje më 2018. Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050.
Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit.
“Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme e sheqeri i lartë në gjak”.
Shtetet me të ardhura më të ulëta pritet të goditen më rëndë nga rritja e pritshme e rasteve të reja dhe vdekjeve nga kanceri.
Faktorët e modifikueshëm të rrezikut luajtën rol në 46% të vdekjeve nga kanceri te burrat në vitin 2023, kryesisht për shkak të duhanit, dietës, alkoolit, rreziqeve profesionale dhe ndotjes së ajrit.
Te gratë, për të cilat 36% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm; faktorët kryesorë ishin duhani, seks i pambrojtur, dieta, mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak.
“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vendet që të përqendrohen te këta faktorë rreziku, duke parandaluar potencialisht raste kanceri dhe duke shpëtuar jetë,” tha Dr. Theo Vos, një nga autorët e studimit dhe studiues në “Institute for Health Metrics and Evaluation” në SHBA.
Raporti përfshiu 47 lloje kanceri në 204 vende dhe territore të ndryshme, duke ndjekur rastet dhe vdekjet nga periudha 1990-2023 dhe më pas, duke parashikuar këto shifra deri në vitin 2050.
Më 2023, pati 18.5 milionë raste të reja kanceri dhe 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, të dyja rritje të mëdha që nga 1990-a. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ka rënë kryesisht për shkak të uljeve në vendet më të pasura.
Pritet që barra e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e kancerit të godasë më rëndë vendet me të ardhura më të ulëta në vitet e ardhshme. Ato do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të reja të kancerit dhe 2/3 e vdekjeve nga tani deri në vitin 2050, sipas raportit.
Meghnath Dhimal nga “Nepal Health Research Council”, i cili gjithashtu punoi në studim, e quajti këtë fenomen “një katastrofë të afërt”.
Kërkuesit kërkuan përmirësim të qasjes në diagnoza më të shpejta dhe më të sakta të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta. /A.Z/UBT News/

Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Victoria Beckham ndez thashethemet për ribashkimin e Spice Girls?

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit

INSTAT: Ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51%

Supremja e shpall të paligjshëm një vendim të PZAP-së, LVV ishte ankuar kundër PDK-së

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon sot masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit

Këto janë temperaturat për sot
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega