Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij në komunat në të cilat qeverisë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin në katër komunat Shtime, Kamenicë, Gjilan dhe Podujevë.
Në Shtime sipas publikimit të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka marr 46.55 për qind ose 6 mijë e 284 e votave të rregullta. Derisa në votat me postë ka marr 53.72 për qind ose 339 vota sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37 në faqen e KQZ-së.
Në Kamenicë LVV ka marr 52.53 për qind ose 7 mijë e 532 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë ka grumbulluar 70.20 për qind e votave ose 1 mijë e 119.
Në Gjilan figurojnë 51.46 për qind apo 24 mijë e 20 vota të rregullta për Lëvizjen Vetëvendosje derisa në votat me postë 70.92 për qind ose 3 mijë e 95 vota.
Edhe në Podujevë LVV ka marr 49.77 për qind ose 20 mijë e 868 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë 55.44 për qind apo 1 mijë e 437 e votave.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe duke theksuar se situata nuk është “dramatike”.
Sipas tij, konstituimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë, ndërsa lidhur me interpretimet për afatin e seancës konstituive, ai vuri në pah mendimet e ndryshme të ekspertëve.
“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”, u shpreh Konjufca para gazetarëve.
Më tej, Konjufca foli edhe për përpjekjet për dialog politik ndërmjet subjekteve parlamentare, duke konfirmuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’u drejtohet sërish partive opozitare si PDK, LDK dhe AAK për të gjetur një rrugëdalje.
“Unë mendoj që konstituimi mund të zgjasë më shumë se një ditë. Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, tha Konjufca. /Ekonomia Online/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, njëherësh kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me bllokadën dhe gjendjen aktuale politike në vend, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike ndërmjet subjekteve parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dehari ka ngritur shqetësimin se një pjesë e opozitës po shmang me qëllim marrëveshjen për t’i çuar proceset drejt përplasjeve.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, shkruan Dehari në postimin e tij.
Kryesuesi i seancës ka nëvizuar se dështimi për të gjetur gjuhë të përbashkët do ta çojë vendin drejt një procesi të panevojshëm zgjedhor, çka sipas tij bie ndesh me interesin e qytetarëve dhe kërkesat kushtetuese.
“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë.”
Deklarata e Deharit vjen në një kohë kur konstituimi i plotë i Kuvendit ende nuk ka ndodhur dhe ka kaluar afatin kushtetues, gjë që ka lënë peng formimin e institucioneve të reja.
Në këtë reagim nuk Dehari nuk ka dhënë sinjal se kur do të jetë seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /E.A /
Prishtinë – Në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe veçanërisht të kirurgjisë abdominale, Prof. Ass. Dr. Bedri Braha përfaqëson një profil profesional të lidhur me përvojën klinike, mësimdhënien universitare dhe përdorimin e teknikave bashkëkohore kirurgjikale. Si specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, subspecialist i Kirurgjisë Abdominale dhe laparoskopist, Dr. Braha ushtron veprimtarinë profesionale në United Hospital, duke ofruar vlerësim dhe trajtim kirurgjikal për një gamë të gjerë patologjish.
Një ndër fushat me rëndësi të veçantë në kirurgjinë abdominale është trajtimi i tumoreve të zorrës së trashë, përfshirë pjesën rektosigmoide. Në rastet kur diagnostikohet një tumor i tillë, trajtimi përcaktohet në bazë të lokalizimit, stadit të sëmundjes dhe karakteristikave histopatologjike.
Në shumë raste, ndërhyrja kirurgjikale është pjesë qendrore e trajtimit, ku synohet heqja e segmentit të prekur së bashku me nyjet limfatike përreth, ndërsa pas ndërhyrjes mund të rekomandohen trajtime shtesë, si kimioterapia apo radioterapia, në varësi të stadit dhe vlerësimit të ekipit mjekësor.
Një rëndësi të veçantë ka diagnostikimi në kohë. Ndryshimet e vazhdueshme në zakonet e jashtëqitjes, prania e gjakut në jashtëqitje, dhimbjet ose ngërçet e përsëritura të barkut, fryrja e vazhdueshme, humbja e pashpjegueshme e peshës dhe lodhja e zgjatur janë simptoma që nuk duhet të neglizhohen. Ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht praninë e një tumori, por kërkojnë vlerësim mjekësor, veçanërisht kur janë të vazhdueshme ose përsëriten.
Në praktikën moderne kirurgjikale, qasja laparoskopike mund të ofrojë alternativa më pak invazive për pacientë të përzgjedhur, gjithmonë në varësi të diagnozës, gjendjes së pacientit dhe indikacionit kirurgjikal. Vendimmarrja duhet të bazohet në ekzaminimin klinik, imazherinë, analizat përkatëse dhe vlerësimin multidisiplinar.
Prof. Ass. Dr. Bedri Braha është gjithashtu profesor i kirurgjisë në UBT, anëtar i Shoqatës së Kirurgëve të Përgjithshëm të Kosovës dhe anëtar i Bordit në Kolegjin Kosovar të Kirurgëve. Kjo ndërthurje e aktivitetit klinik me atë akademik e vendos profesionin e tij në një dimension ku kujdesi për pacientin, edukimi mjekësor dhe zhvillimi i praktikave bashkëkohore kirurgjikale plotësojnë njëri-tjetrin.
Në një kohë kur ndërgjegjësimi shëndetësor dhe diagnostikimi i hershëm kanë rëndësi gjithnjë e më të madhe, mesazhi kryesor mbetet i qartë: simptomat e pazakonta dhe të vazhdueshme nuk duhen injoruar. Konsultimi me mjekun specialist dhe vlerësimi profesional janë hapat e parë drejt një diagnoze të saktë dhe një plani të përshtatshëm trajtimi.
Prof. Ass. Dr. Bedri Braha, Dr. Sci.
Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
Subspecialist i Kirurgjisë Abdominale | Laparoskopist
Profesor i Kirurgjisë në UBT
United Hospital
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Të rinjtë nga Kosova dhe rajoni po tregojnë interesim të madh për studimet Master në UBT, duke zgjedhur programe të orientuara drejt specializimeve, zhvillimit profesional dhe ndërtimit të një karriere të qëndrueshme, duke përfituar njëkohësisht nga fleksibiliteti i studimeve dhe përshtatja e tyre me angazhimet profesionale.
Me një ofertë të gjerë akademike, UBT u mundëson studentëve të zgjedhin ndërmjet fushave të ndryshme, nga biznesi dhe teknologjia, deri te inxhinieria, drejtësia, arkitektura, shkencat politike, psikologjia, shëndetësia, ushqimi, bujqësia dhe fushat e tjera profesionale.
Veçantia e ofertës akademike të UBT-së qëndron edhe në ndërthurjen e njohurive teorike me përgatitjen praktike, duke synuar që studentët të jenë të gatshëm për sfidat e tregut bashkëkohor të punës. Programet janë të konceptuara për t’u mundësuar studentëve avancimin në profesionin e tyre, ndryshimin e fushës së karrierës apo përgatitjen për studime të mëtejshme akademike.
Përmes qasjes në teknologji moderne, infrastrukturës bashkëkohore, stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar dhe mundësive për bashkëpunime me industri dhe kompani prestigjioze botërore, studentët kanë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për profesionet e së ardhmes.
Programet Master në UBT ofrojnë diplomë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa gama e gjerë e specializimeve u jep mundësi studentëve që të zgjedhin programin në përputhje me interesat, profesionin dhe objektivat e tyre të karrierës.