Lajmet
Këto janë sëmundjet më të zakonshme tek fëmijët që çdo nënë duhet t’i dijë!
Edhe pse disa prej tyre janë të lehta, është e rëndësishme të dini se si t’i trajtoni ato.
Published
4 years agoon
By
UBT newsAgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me sëmundjet më të zakonshme gjatë fëmijërisë dhe simptomat që duhet të keni parasysh.
Edhe pse disa prej tyre janë të lehta, është e rëndësishme të dini se si t’i trajtoni ato.
Ftohja
Ftohja është një virus që transmetohet lehtësisht sidomos mes njerëzve që jetojnë në të njëjtën hapësirë.
Simptomat mund të shfaqen si dhimbje muskulore, ethe të lehta deri në mesatare dhe dhimbje koke.
Infeksioni i veshit
Kjo mund të shkaktohet nga viruset dhe bakteret që gjenden në mjedis. Ndër simptomat që shfaqen, bien në sy: dhimbje veshi, ethe, nervozizëm dhe vështirësi për të fjetur.
Është e rëndësishme të kontaktoni një mjek dhe të shmangni përdorimin e mjeteve shtëpiake që mund të përkeqësojnë infeksionin.
RSV është sëmundja më e zakonshme e fëmijërisë
Virusi sincicial i frymëmarrjes është një nga sëmundjet më të zakonshme tek fëmijët që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes. Simptomat janë të ngjashme me të ftohtin, si ethe, rrjedhje hundësh, teshtitje dhe kollë. Nëse fëmija juaj ka këto simptoma, sugjerohet të shkoni menjëherë tek mjeku për të parandaluar komplikimet.
Gastroenteriti
I njohur edhe si ‘gripi i zorrëve’, kjo është një sëmundje e shkaktuar nga një virus jashtëzakonisht ngjitës. Simptomat mund të jenë të përziera, të vjella, diarre, madje edhe ethe. Fëmija duhet të qëndrojë i hidratuar mirë, veçanërisht nëse ka të vjella dhe diarre.
Faringjiti
Faringjiti shkaktohet nga bakteri i quajtur streptocoçus pyogenes, i cili ndodhet në hundë dhe fyt. Nëse fëmija juaj ka ethe, dhimbje stomaku, dhimbje të fytit dhe bajame të fryra, është koha të lini një takim me mjekun tuaj.
Astma
Simptomat më të pikasura janë kolla e vazhdueshme, dhimbje gjoksi dhe gulçim. Gjatë një ataku astme rrugët e frymëmarrjes inflamohen.
Në rastet e astmës, është e zakonshme që mjeku t’ju japë një pompë ajri, veçanërisht kur ekspozohet ndaj elementëve si poleni, pluhuri, qimet e kafshëve, duhani etj.
Lia e dhenve
Lajmi i mirë është se fëmijët në përgjithësi e kalojnë më lehtë këtë sëmundje. Simptomat si ethe, kruajtje dhe njolla të kuqe në trup, veçanërisht në fytyrë, gjoks dhe krahë, shfaqen në fazën më të hershme.
Infeksionet e traktit urinar
Infeksionet e traktit urinar ndodhin kur bakteret grumbullohen në traktin urinar. Simptomat janë dhimbje dhe ndjesi djegieje, si dhe urinin të shpeshtë.
Fëmijët mund të ketë edhe dhimbje barku, shpine madje edhe temperaturë, të vjella dhe mungesë oreksi.
Afta Epizootike
E njohur edhe si sëmundja e duarve, e këmbëve dhe e gojës, ajo shfaqet në rreth 70% të fëmijëve. Është një sëmundje shumë ngjitëse që prek më shpesh fëmijët nën 5 vjeç.
Simptomat më të zakonshme janë ethet, dhimbjet e fytit, plagët e gojës dhe flluska në duar, këmbë, gjunjë, bërryla ose në zonën gjenitale.
Nuk ka trajtim për këtë sëmundje, por sugjerohet ruajtja e higjienës dhe dezinfektimi i sipërfaqeve shtëpiake.
Dermatiti atopik
Është një sëmundje jo-infektive që shfaqet në lëkurë e cila është e thatë, e kuqe dhe shoqërohet me kruarje.
Në këto raste rekomandohet të konsultoheni me një dermatolog dhe të përpiqeni të mbani lëkurën e fëmijës të hidratuar.
Përveç kësaj, duhet të shmangen ndryshimet e papritura të temperaturës dhe kontaktin me pluhurin, kafshët dhe tymin e cigareve./agroweb.org
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
39 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
