Lajmet

​Këto janë gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 496 tiketa të trafikut për 24 orë.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se aksident trafiku me fatalitet ka qenë vetëm 1, ndërsa aksident trafiku me të lënduar 21. Kurse aksident trafiku me dëme material ishin 97.

Poashtu Brenda 24 orëshit policia ka njoftuar se ka arrestuar 23 persona, në mbajtje 18 kurse persona në vuajtje të dënimit 3 persona.

Aktualitet

Pikat kufitare: Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova

Published

on

Java e parë e shtatorit ka nisur me zona të qeta në pikat kufitare të Kosovës në përgjithësi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vetëm në pikëkalimin kufitar Kullë, pritjet vijojnë më të gjata, dhe atë në gjysmë ore.

Bazuar në këto statistika të QKMK-së, pikëkalimet tjera kufitare, kanë fluks të ulët të pritjeve, më së shumti deri në 10 minuta.

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria ishte bërë me mbret para 98 vjetësh

Published

on

Sot mbushen 98 vjet kur Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare të trashëguar dhe Zogun I u shpall mbret i shqiptarëve.

Gjithashtu u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë Dhoma e bardhë e Parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy.

Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Ai u betua:

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hedh këmbën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Ahmet Zogu lindi në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895.Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lyce Imperial de Galatasaray, qendra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t’atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të vëllait Xhelal bej Zogolli.

Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Evropës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vjeneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

Mbas vdekjes së babait të tij, Xhemal Pasha Zogu, ai u bë i zoti i shtëpisë së tij dukë u mbështetur nga nëna ë tij, Sadije Toptani që më pas u bë nëna mbretëreshë. Në këtë kohë 13 vjeç, Ahmet Zogu bëhet kështu shef i krahinës së Matit.

 

 

Continue Reading

Bota

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, raportohet për qindra viktima dhe të plagosur

Published

on

Qindra persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vijim ndërsa raportet nga zonat e prekura tregojnë për dëme të mëdha dhe viktima të shumta.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në një fshat janë raportuar fillimisht 30 viktima.

“Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak të vështirësive në aksesimin e zonës, ekipet tona janë ende në vendngjarje,” tha zëdhënësi i ministrisë, Sharafat Zaman.

Sediqullah Quraishi Badloon, zyrtar për informim në provincën Nangarhar, deklaroi për New York Times se numri i vdekjeve mund të ketë arritur në 250, shumica në provincën fqinje Kunar. Vetëm në Nangarhar janë konfirmuar nëntë viktima, shkruan rtsh.al.

Tërmeti u regjistrua në orën 23:47 të së dielës, me epiqendrën rreth 27 km në verilindje të qytetit Jalalabad dhe me një thellësi vetëm 8 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 goditi të njëjtën zonë vetëm 20 minuta më pas.

“Qindra të plagosur janë dërguar në spitalet e zonës,” tha Najibullah Hanif, kreu i informacionit për provincën Kunar. “Shifrat pritet të rriten ndjeshëm, pasi kemi pak rrugë dhe komunikim me zonat më të prekura.”

Qyteti Jalalabad, me një popullsi mbi 300,000 banorë dhe një ekonomi të mbështetur në tregti dhe bujqësi, ndodhet pranë kufirit me Pakistanin dhe është një nga zonat më të populluara të rajonit. Ndërtesat e ulëta të ndërtuara kryesisht me tulla balte dhe materiale të dobëta kanë kontribuar në shkallën e dëmtimeve.

Në rajonet malore të Kunarit dhe Nangarharit, pranë kufirit me provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, shumë banesa janë shembur plotësisht.

Afganistani është një nga vendet më të rrezikuara nga tërmetet në rajon për shkak të vendndodhjes së tij në zonën ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike. Vitin e kaluar, një seri tërmetesh në perëndim të vendit shkaktuan mbi 1,000 viktima, duke nënvizuar cenueshmërinë e vendit ndaj fatkeqësive natyrore.

Autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe mbështetje urgjente humanitare për të përballuar pasojat e katastrofës.

Continue Reading

Aktualitet

​36 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 ende aktive

Published

on

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME).

Katër vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

AME apelon te qytetarët të shmangin çdo veprim që shkakton zjarr dhe të denoncojnë rastet e zjarrvënies së qëllimshme në numrat 112, 193 dhe 192.

Continue Reading

Të kërkuara