Kuriozitete
Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt
Published
8 months agoon
By
UBT NewsPlakja mund të duket si proces i ngadaltë dhe gradual por jo gjithmonë është kështu, zbulojnë studimet e fundit.
Nëse një mëngjes zgjoheni, shikoni veten në pasqyrë dhe mendoni se plakja është përshpejtuar papritur, mund të mos jeni duke imagjinuar gjëra.
Sipas një studimi të fundit mbi ndryshimet molekulare që lidhen me plakjen, njerëzit përjetojnë dy shpërthime të mëdha ndryshimesh, një në moshën mesatare 44 vjeç dhe tjetrin në moshën mesatare 60 vjeç.
“Ne nuk po ndryshojmë gradualisht me kalimin e kohës — ndodhin disa ndryshime vërtet dramatike”, shpjegoi gjenetisti Michael Snyder nga Universiteti i Stanfordit në gusht 2024, kur u botua studimi.
“Sipas të dhënave, mesi i të 40-ave është një periudhë e ndryshimeve të mëdha – ashtu si edhe fillimi i të 60-ave. Dhe kjo vlen pavarësisht se cilën klasë molekulash shqyrton,” thuhet në studim.
Plakja është një proces kompleks dhe lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme. Snyder dhe kolegët e tij studiuan biologjinë e plakjes për të kuptuar më mirë se çfarë ndryshimesh ndodhin dhe si mund të zbuten ose të trajtohen më mirë këto gjendje.
Ata ndoqën një grup prej 108 të rriturish, që dhanë mostra biologjike çdo disa muaj për disa vite. Vëzhgimet treguan se për disa gjendje, si sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundjet kardiovaskulare, rreziku nuk rritet në mënyrë të qëndrueshme, përshkallëzohet ndjeshëm pas një moshe të caktuar.
Studiuesit analizuan biomarkuesit e plakjes për të identifikuar ndryshime të mundshme përkatëse, duke përdorur mostrat, identifikuan lloje të ndryshme biomolekulash, përfshirë ARN, proteina, lipide dhe taksona nga mikrobioma e zorrëve, lëkurës, hundës dhe gojës – gjithsej 135,239 tipare biologjike.
Çdo pjesëmarrës dha 47 mostra gjatë një periudhe 626 ditë, një pjesëmarrës i vetëm dha deri në 367 mostra. Kjo gjeneroi mbi 246 miliardë pika të dhënash, të cilat studiuesit i analizuan për të identifikuar modele të ndryshimeve. Studimet kanë vërejtur ndryshime jolineare në bollëkun molekular që lidhen me plakjen te minjtë dhe njerëzit. Studimet mbi mizat e frutave, minjtë dhe peshqit zebra kanë konfirmuar proces të vazhdueshëm dhe gradual plakjeje.
Schneider dhe kolegët e tij vërejtën ndryshime shumë të qarta në bollëkun e shumë llojeve të ndryshme molekulash në trupin e njeriut në dy faza të veçanta.
Rreth 81% e të gjitha molekulave të studiuara treguan ndryshime të rëndësishme në një ose të dyja këto faza. Kulmi i parë ndodhi në mesin e të 40-ave dhe i dyti në fillim të të 60-ave, me profile të ndryshme për secilën fazë. Në mesin e të 40-ave u vunë re ndryshime në molekulat që lidhen me metabolizmin e lipideve, kafeinës dhe alkoolit, si dhe me sëmundjet kardiovaskulare dhe funksionimin e lëkurës e muskujve.
Në fillim të të 60-ave, ndryshimet përfshinin metabolizmin e karbohidrateve dhe kafeinës, sëmundjet kardiovaskulare, funksionin e lëkurës dhe muskujve, sistemin imunitar dhe funksionin e veshkave.
Kulmi i parë, në mesin e të 40-ave, është koha kur shumica e grave përjetojnë menopauzën ose perimenopauzën. Studiuesit e përjashtuan këtë si faktor kryesor, pasi edhe burrat përjetuan ndryshime të ngjashme molekulare në të njëjtën moshë.
“Kjo sugjeron se, edhe pse menopauza mund të kontribuojë në ndryshimet e vërejtura tek gratë, ka faktor tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në këto ndryshime, si tek burrat ashtu tek gratë,” shpjegoi autorja Xiaotao Shen, ish-studente në Stanford dhe në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor.
“Identifikimi dhe studimi i këtyre faktorëve duhet të jetë një përparësi për kërkimet e ardhshme.” Studiuesit theksojnë se madhësia e mostrës ishte relativisht e vogël dhe përfshinte individë të moshës nga 25 deri në 70 vjeç.
Studimet e ardhshme pritet të thellohen në këtë fenomen, duke e analizuar më hollësisht dhe në një grup më të gjerë pjesëmarrësish, për të kuptuar më mirë se si ndryshon trupi i njeriut me kalimin e kohës.
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
2 months agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
2 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
2 months agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
2 months agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
