Lajmet

​Këto janë dhjetë shtetet në botë me shpenzimet më të larta ushtarake

Published

on

Dhjetë shtetet e botës me shpenzimet më të larta për ushtri për vitin 2023 janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 916 miliardë dollarë, Kina me 296 miliardë dollarë, Rusia me 109 miliardë dollarë, India me 83.5 miliardë dollarë, Arabia Saudite 75.8 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 74.9 miliardë dollarë, Gjermania me 66.8 miliardë dollarë, Ukraina me 64.7 miliardë dollarë, Franca ka shpenzuar 61.3 miliardë dollarë dhe Japonia 50.1 miliardë dollarë.

Faqja “World of Statistics” ka publikuar në platformën X statistikat e shteteve botërore për shpenzimet ushtarake në vitin 2023.

Sipas faqes “World of Statistics”, shteti pas Japonisë me shpenzime ushtarake vijon Koreja e jugut me 47.9 miliardë dollarë, Italia 35.5 miliardë dollarë, Australia 32.3 miliardë, Polonia 31.6 miliardë, Izraeli 27.5 miliardë, Kanada 27.2 miliardë dollarë, Spanja 23.7 miliardë, Brazili me 22.8 miliardë dollarë, Holanda 16.6 miliardë dollarë, Turqia 15.8 miliardë, Meksika 11.8 miliardë, Kolumbia 10.7 miliardë dollarë, Irani 10.2 miliardë, Indonezia 9.4 miliardë, Suedia 8.7 miliardë, Norvegjia 8.6 miliardë dollarë, Pakistani 8.5 miliardë dollarë, Danimarka 8.1 miliardë dollar dhe Zvicra me 6.3 miliardë dollarë për shpenzimet në ushtri për vitin 2023.

Lajmet

Himarë, humb jetën 65-vjeçari pasi dyshohet se u plagos nga shpërthimi i dinamitit gjatë peshkimit

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të enjten në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pasi dyshohet se u plagos rëndë nga shpërthimi i një lënde plasëse që po e përdorte për peshkim, raporton KosovaPress.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç, dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i një lënde plasëse (dinamit) gjatë peshkimit.

I plagosuri u transportua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar,raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, e dyshuara me inicialet B.H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në këtë institucion, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B.H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Sot, bashkë me nënkryetaren, ministren Bogujevci, jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.

“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.

Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Published

on

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë.

Ajo ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej dhe do të shtrihet në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.

“Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë edhe rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, përfshirë vila dhe objekte të shfrytëzuara në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Ndryshe sot, është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara