Lajmet

Këto janë datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë, i nënshtrohen 24 mijë nxënës

Edhe këtë vit shkollor Testi i Arritshmërisë do të mbahet në dy ditë.

Published

on

Rreth 24 mijë nxënës më datën 4 dhe 11 korrik do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Për shkak të rritjes së numrit të pyetjeve, testi edhe këtë vit realizohet në dy ditë. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se testimet e tilla janë të mirëseardhura, por sipas tyre në Kosovë organizimi i testeve nuk mat thellësinë e njohurive, por të mbajturit mend.  

Edhe këtë vit shkollor testi i arritshmërisë do të mbahet në dy ditë bazuar në ndryshimet që janë bërë vitin e kaluar në përmbajtjen e testit dhe kohëzgjatjen e tij. Rreth 24 semimaturantë testit të Arritshmërisë do t’i nënshtrohen me datat 4 dhe 11 korrik. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, i tha Radio Kosovës se ky testim shërben për matjen e njohurive të nxënësve dhe për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme të larta.

“Numri i nxënësve të klasës së nëntë që do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmerisë për ketë vit është rreth 24 mijë. Ky test iu shërben për orientim për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme. Nga viti i kaluar kemi rritur numrin e pyetjeve dhe për këtë arsye ky test mbahet në dy ditë”, thotë Elezi.

Ndërkaq, eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovën tha se organizimet e testeve në vendin tonë kanë nevojë për përmirësime, pasi nuk matin thellësinë e njohurive por të mbajturit mend. 

“Konsideroj se mënyra se si organizohen testet e standardizume sot në Kosovë nuk masin shumë thellësi por mbamendje. Por megjithatë të gjitha masat që merren synojnë të përmirësojnë cilësinë e testimit. Gjithashtu kam vërejtje thelbësore për mënyrën e formulimit të pyetjeve”, thotë Rexhaj.

Më 4 korrik nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa më 11 korrik do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji.

Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta rezultatet e testit do t’u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara