Lajmet

Këto janë 8 rajonet më të prirura ndaj fatkeqësive natyrore

Kina është njëra prej tyre.

Published

on

Ndërsa klima vazhdon të ndryshojë dhe të krijojë modele të paparashikueshme të motit, një numër në rritje i vendeve po bëhen më të ndjeshme ndaj situatave ekstremeve: përmbytjet, tërmetet, cunami, ciklonet tropikale, zjarret, rrëshqitjet e dheut etj.

Shkencëtarët thonë se rritja e katastrofave natyrore është një tregues i hershëm i prishjes së klimës, përcjell UBT News.

Këto tetë rajone janë disa nga më të rrezikuarit nga fatkeqësitë natyrore në botë:

  1. Ishujt e vegjël të Oqeanisë
  2. Karaibet
  3. Azia Juglindore
  4. Amerika Qendrore
  5. Bregu perëndimor i Amerikës së Jugut
  6. Afrika perëndimore
  7. Afrika Qendrore
  8. Kinë./UBTNews/

Lajmet

Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Gjithashtu ajo do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Lajmet

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE

Published

on

By

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen gjashtë persona për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar.

Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara