Shëndet

Këto janë 6 vetitë mrekullibërëse të lakrës

Lakra i përket llojit Brassica.

Published

on

Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit dhe i përket llojit Brassica, që gjithashtu përfshin brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Lakra ka disa ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile.

Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë pasi përmban ka fibra, folatë, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe vitamina B6, K dhe C. Përveç kësaj, ajo ka mikronutriente si vitamina A, hekur dhe riboflavin.

Së bashku me ushqyesit e rëndësishëm që përmban, lakra ka pak kalori dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, përfshirë polifenolet dhe komponimet e squfurit. Si e tillë lakra është një nga perimet me më shumë përfitime dhe ja disa prej tyre:

1.Lakra ndihmon në humbjen e peshës

Lakra është një perime e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme. Një filxhan lakër e copëtuar përmban vetëm 22 kalori. Ajo mban shumë ujë dhe namban të ngopur më gjatë, parandalon urinë dhe e mban trupin të hidratuar.

2.Përforcon shëndetin e zemrës

Përfshirja e lakrës në dietën tonë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, përmbajtja e lartë e polifenolit në lakër ndihmon në parandalimin e ngritjes së trombociteve dhe redukton presionin e gjakut. Kjo nga ana tjetër ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Lakra gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës ose ndryshe  kolesterolit  të keq.

3.Ndihmon shëndetin e trurit

Duke qenë e pasur me jod, lakra përmirëson funksionimin e trurit dhe e bën sistemin nervor të funksionojë siç duhet. Në fakt, një sasi e shëndetshme e jodit luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve neurologjike, si sëmundja e Alzheimerit dhe çmenduria.

Gjithashtu, vitamina K në lakër ndihmon në përmirësimin e funksionimit dhe përqendrimit mendor. Vitamina K gjithashtu ndihmon në prodhimin e sphingolipideve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e nervave nga dëmtimi dhe prishja. Lakra ka disa vitamina B që luajnë një rol kyç në përmirësimin e qëndrueshmërisë mendore dhe kujtesës.

4.Përmirëson tretjen

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj të tretjes, përfshini lakër në dietën tuaj. Fibrat që gjenden në lakër ndihmojnë në promovimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve. Përmbajtja e ujit në lakër ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Plus që lakra ka veti anti-inflamatore natyrale që ndihmojnë në zbutjen e llojeve të ndryshme të problemeve të tretjes, duke përfshirë urthin.

5.Rregullon sheqerin në gjak

Vetitë antioksiduese të lakrës ofrojnë një burim potencial terapeutik për menaxhimin e diabetit. Ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmon në prodhimin e insulinës. Përmbajtja e fibrave në lakër ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi ngadalëson thithjen e sheqerit.

6. Detoksifikuese

Lakra është e dobishme për procesin natyral të detoksifikimit të trupit. Fibrat lidhen me toksina të dëmshme, duke mos lejuar që  të absorbohen nga trupi dhe të ndihmojnë në heqjen e toksinave si produkte mbeturinash.

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara