

Shëndeti
Ushqimet e pasura me kolagjen luftojnë rrudhat njëlloj si kremrat
Published
4 years agoon
By
UBT newsKur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por siç theksohet te “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.
“Ndërsa jeni duke tretur ushqime të pasura me proteina, trupi juaj i përpunon proteinat dhe i kthen në aminoacide të cilat ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Duke pasur sa më shumë të tilla në dispozicion bëhet më i lehtë riparimi dhe rindërtimi i lëkurës dhe kolagjenit, i cili i jep strukturën lëkurë suaj”, shkruan “Reader’s Digest”.
Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, botimi rekomandon që të hahen pesë ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë rrudhat.
Hudhra: Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.
Manaferrat:Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perime tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.
Vaji i ullirit: Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.
Salmoni: Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.
Fasule: Njerëzit që hanë fasulet, peshqit, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi ku kanë marrë pjesë qytetarë nga Australia, Suedia dhe Greqia. \neps
Shëndeti
Bora na erdhi papritur! Çaj mali kundër kollës dhe gripit
Published
4 hours agoon
April 7, 2025
Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me mjaltë e pak lëng limoni për vlera është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.
Një traditë e trashëguar brez pas brezi, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është element që e bën shijen e çajit interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.
Nëse ju pëlqen çaji i malit, përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.
Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është i pasur me vitamina dhe minerale.
Përbërësit:
Një grusht me çaj mali;
Një lugë çaji me mjaltë;
Dy lugë gjellë me lëng limoni.
Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë 10 minuta, e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët. Çaji pihet kur është i ngrohtë.
Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin
Aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit, ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit. Ai ndikon për një tretje të lehtë e lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.
Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.
Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.
Vlerat e limonit dhe mjaltit
Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin. Vetitë kuruese janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, që i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut. Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.
Para shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës, ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. /UBT News/

A ndiheni vazhdimisht të lodhur gjatë ditës kur jeni në punë? Ndoshta keni mungesë të energjisë edhe pas përfundimit të një shujte e për këtë nuk dini asgjë.
Kjo edhe mund të jetë duke ju ndodhur për një kohë të gjatë, mund të jenë disa shkaktarë për të cilët nuk keni menduar asnjëherë më parë.
Mungesa e hekurit – E keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo mund të shpjerë deri tek anemia, hani ushqime që përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.
Varësia ndaj kafes – Fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.
Shpenzimi i kohës në celular apo internet – Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe pse ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.
Shmangia e mëngjesit – Shujta më e rëndësishme e ditës, nëse jeni person që e shmangin mëngjesin, mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.
Dehidratimi – Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetë Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrinë në pjesët e ndryshme të trupit. /UBT News/

Personat e moshuar që gëzojnë shëndet të mirë nuk duhet të përdorin aspirinë në baza ditore, ka treguar një studim i realizuar në SHBA dhe Australi.
Deri më tani shumë studime kane treguar se ky ilaç sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht në parandalimin e sulmeve në zemër.
Megjithatë, testimi i zhvilluar së fundmi ka treguar se aspirina nuk sjellë përfitime tek personat e shëndoshë mbi moshën 70 vjeçare, si dhe rritë rrezikun për gjakderdhje potencialisht fatale.
Ekspertët i kanë quajtur këto rezultate si tejet të rëndësishme dhe të nevojshme për t’i pasur parasysh para se të vendosni për përdorimin e aspirinës.
Shëndeti
Si të identifikoni simptomat e ftohjes dhe alergjisë?
Published
2 days agoon
April 5, 2025
Në periudhën e pranverës, shumë njerëz përballen me simptoma si teshtitja, hundët e bllokuara dhe lodhja. Kjo ngre dilema se a është një ftohje e zakonshme apo një alergji?
Kur niveli i polenit rritet, dallimi mes këtyre gjendjeve mund të duket i paqartë, por është e rëndësishme të kuptohet saktë çfarë po përjetoni, pasi trajtimi i duhur varet nga diagnoza e saktë.
Chun Tang, një mjek specialist, ka shpjeguar disa dallime kyçe që mund të ndihmojnë në identifikimin e këtyre dy gjendjeve, të cilat, ndonëse ngjajnë, kanë origjinë të ndryshme, raporton Independent.
Ftohja shkaktohet nga një virus, rinovirusi, që përhapet përmes kollës, teshtitjes a kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara, alergjia është një reaksion i trupit ndaj substancave të pranishme në ajër, si poleni, pluhuri i barit ose qimet e kafshëve.
Edhe pse simptomat mund të jenë të ngjashme, shkaku është i ndryshëm. Ftohja është ngjitëse e shkaktohet nga një infeksion viral, alergjia është një reagim i tepruar i sistemit imunitar ndaj substancave që nuk janë të dëmshme për shumicën e njerëzve.
Të dyja gjendjet shkaktojnë teshtitje, hundë të bllokuar e ndjenjë lodhjeje, por alergjia ka disa simptoma që nuk i shoqërojnë ftohjen.
“Alergjia ka më shumë gjasa të shkaktojë kruarje në sy, fyt dhe hundë, si dhe mund të shoqërohet me lotim të syve, për shkak të reagimit alergjik ndaj substancave të caktuara në ajër”, shpjegon Tang.
Ftohja shpesh shoqërohet me dhimbje të fytit, kollë dhe ndonjëherë temperaturë të lartë – simptoma që zakonisht nuk janë të pranishme tek alergjitë. Një tjetër aspekt që ndihmon në dallimin e tyre është shpejtësia e shfaqjes së simptomave. Në rastin e alergjisë, simptomat shfaqen papritur dhe me intensitet të lartë, veçanërisht gjatë periudhave kur poleni është i përhapur në ajër.
Ndërsa ftohja ka fillim më gradual, me simptoma që përkeqësohen brenda disa ditësh, duke nisur me hundë të rrjedhshme dhe duke u rënduar më vonë. Një dallim tjetër është kohëzgjatja e simptomave. Ftohja zakonisht zgjat nga një deri në dy javë, derisa trupi ta luftojë virusin. Ndërsa alergjia mund të zgjasë për javë ose muaj të tërë, sidomos gjatë periudhave me nivele të larta të polenit, si pranvera dhe vera.
Për ata që jetojnë në zona me shumë polen, kjo mund të jetë periudhë e vështirë e simptomat mund të vazhdojnë derisa poleni të bjerë.
A është e mundur të keni të dyja në të njëjtën kohë? Përgjigja është po. Nëse dikush vuan nga alergjia ndaj polenit e njëkohësisht prekët nga ftohja, simptomat përkeqësohen. Trupi, i cili lufton një reaksion alergjik, përballet dhe me infeksion viral, duke çuar në lodhje më të madhe dhe simptoma më të forta, si teshtitje më të shpeshta, kollë dhe hundë të bllokuara.
Në rast dyshimi, është e këshillueshme të bëni teste alergjie, që konfirmojnë nëse vuani nga ndonjë alergji dhe cilët janë shkaktarët e saj.
Sa i përket ftohjes, nuk ekziston një test specifik, por mjeku mund ta diagnostikojë bazuar në simptomat tuaja.
Për trajtimin, ftohja kërkon pushim, hidratim të mirë dhe ilaçe për lehtësimin e simptomave, ndërsa alergjia trajtohet më së miri me antihistaminë, sprej për hundën dhe shmangien e alergjenëve, si poleni dhe qimet e kafshëve.
Nëse simptomat janë të forta dhe të papërballueshme, është e udhës të konsultoheni me një mjek. /UBT News/

Macron: Franca dhe Egjipti nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

Netanyahu bëhet i pari lider që shkon të negociojë tarifat me Trump

Gjendet i vdekur ish-truproja i Beckham, ky është mesazhi i tij lamtumirës

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Hiqen tarracat e kafeneve, krijohet hapësirë për qytetarët e Prishtinës

Prezantohet programi “Kujdesi në grup për prindërim”, në përkrahje të prindërve dhe foshnjave

E kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Mourinho suspendohet me tri ndeshje

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Habeck: Politika e tarifave të SHBA-së, e pakuptimtë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë