Shëndeti

Këto 3 lloje ushqimesh shkaktojnë fryrje në stomak që në mëngjes

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje.

Published

on

Shkaktarët më të rëndomtë të problemeve me tretjen janë:
• Ngrënia e shpejtë ose e ngadaltë
• konsumi i ushqimeve pikante dhe me yndyrë
• Konsumi i tepruar i kafeinës, alkolit, çokollatës apo pijeve të gazuara
• Ankthi

Sa i përket fryrjes, ajo mund të shkaktohet nga një sërë problemesh si:
• Konstipacioni
• Ndjeshmëria e lartë e stomakut
• Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë fibre dhe fruktoze.

3 Llojet e Ushqimeve Që Shkaktojnë Fryrje Në Stomak Që Në Mëngjes
Eshtë nënvizuar shpesh rëndësia e mëngjesit si vakti më i rëndësishëm i ditës. Ushqimet që përzgjidhni në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje apo probleme me tretjen dhe për këtë arsye duhet të jeni të vëmendshëm.

Ushqimet e Pasura Me Fibër
Fibra është shumë e rëndësishme për tretjen por nëse ajo merret në sasi tepër të mëdha në një vakt të vetëm do të shkaktojë padyshim probleme me tretjen dhe fryrje. Trupi duhet përgatitur ngadalë që të jetë në gjendje të përballojë volumin e fibrës së tretshme. Ushqimet me sasi të lartë fibre duhen përfshirë në regjimin tuaj ushqimor në mënyrë të ngadaltë dhe duhen pasuar gjithnjë me më shumë ujë.

Ushqimet e Ëmbëlsuara Artificialisht
Stomakut nuk i pëlqejnë ëmbëlsuesit artificialë sepse ndikojnë tek mikrobioma. Konsumi i tepruar i këtyre sheqernave mund të shkaktojë fryrje por edhe diare.

Lëngjet Natyrale
Nëse jeni dashamirës i nisjes së ditës me lëngje frutash, perimesh apo mikse, tregoni kujdes. Lëngjet, përfshirë këtu edhe atë të selinosë, nuk përshtaten mjaft mirë me stomakun dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen. Kjo ndodh sepse gjatë shtrydhjes, fibra në fruta dhe perime eliminohet dhe ajo që mbetet janë sheqernat.

Në vend të lëngjeve të thjeshta, përpiquni të kombinoni lëngjet e frutave me të perimeve duke i përzier në mikser e duke i pasuruar me fara të shëndetshme dhe kos. Një këshillë e fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos hiqni kurrë dorë nga mëngjesi sepse edhe mungesa e tij shkakton fryrje në stomak./AgroWeb

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara