Sport

Kessie pritet të hap bisedimet me gjigandin e La Ligas

Kontrata aktuale e tij me Milanin përfundon në fund të këtij sezoni.

Published

on

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, pritet që të fillojë bisedimet me Barcelonën, në lidhje me një transferim të mundshëm në “Camp Nou” si lojtar i lirë, raporton Rudy Galetti.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur vazhdimisht edhe me transferime te Real Madridi dhe gjigandi francez Paris Saint-Germain.

Kontrata aktuale e Kessie-t me Milanin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa raportohet se ai ka vendosur mos të rinovojë kontratën e tij me “Rossonerët”.

Që prej transferimit te Milani, Franck Kessie ka arritur të bëjë 205 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 35 gola dhe 16 asistime mbi emrin e tij.

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara