Lajmet

Kështu e eliminoni stresin

Stresi përveç se dobëson sistemin imunitar, mund të nxisë formimin e sëmundjeve të vërteta dhe serioze.

Published

on

Stresi ndikon shumë në disa organe të njeriut.

Stresi përkeqëson cilësinë e jetës dhe nëse vazhdon gjatë, mund të nxisë sëmundje si hipertensioni, ulçera apo dhimbje kornike të kokës.

Në ditët e sotme çdo gjë lëviz me një dinamikë më të shpejtë dhe kjo shkakton që energjia jonë të shterohet me ritme edhe më të shpejta.

Sa më shumë kritikë të jemi me veten, sa më shumë të fiksuar mbas perfeksionit dhe se çdo gjë duhet të shkojë sipas një procedure të paramenduar, aq më shumë shtohet stresi.

Problemi me këtë mënyrë të të sjellurit është se nuk ndikon vetëm gjendjen mendore por dhe shëndetin e organizmit.

Stresi përveç se dobëson sistemin imunitar, mund të nxisë formimin e sëmundjeve të vërteta dhe serioze.

Stresi dhe dhimbja e kokës

Koka është konsideruar si qendra e mendimeve dhe racionalitetit.

Aty ‘prodhohen’ me qindra mendime, të cilat vijnë si pasojë e nevojës që secili prej nesh ka për të kontrolluar çdo situatë.

Por kur ndodhemi para një ndryshimi apo një rezultati të papritur, shpesh përjetohet një formë shoku.

Ne tentojmë të gjejmë një zgjidhje dhe truri ynë mbingarkohet me presionin që i ushtrojmë vetes.

Kështu një stresi i brendshëm reflektohet dhe në organizëm, në formën e dhimbjes së kokës.

Stresi dhe ulçera

Sistemi tretës ka një funksion jetësor për organizmit, pasi kthen ushqimin në energji.

Efekti që ky lloj stresi ka është veçanërisht shqetësues, pasi muskulatura gasrike rrit aktivitetin motorik të stomakut.

Si pasojë shkaktohet ajo që gjerësisht njhet si djegie apo urth, e cila nëse vazhdon shkakton ulçera.

Stresi dhe hipertensioni

Sipas AgroWeb.org, stresi mund të depërtojë deri në arteriet tona.

Në këndvështrimin simbolik, sistemi i qarkullimit të gjakut përveç furnizimit me gjak, transporton dhe emocionet që ne ndjejmë.

Nëse këto emocione ndrydhen apo tentohen të kontrollohen shkaktojnë një ‘presion’ të lartë.

Kur jemi të stresuar përpiqemi të kontrollojmë veten, dhe kështu qarkullimi i gjakut fillon dhe shpejtohet derisa prish ekuilibrat e veta duke shkaktuar hipertension.

Stresi dhe pagjumësia

Gjumi është një pushim shumë i nevojitur për shëndetin psiko-fizik, pasi arrin të rigjeneroj energjitë e humbura.

Kur kalojmë një periudhë stresuese dhe të tensionuar, gjumi kthehet në një problem. Shpenzojmë orë të tëra duke u përpjekur por nuk arrijmë të flemë dhe në mëngjes jemi shumë të lodhur e të plogësht.

Kjo dukuri ndodh pasi nuk kemi arritur të shpenzojmë energjitë gjatë ditës, dhe kjo energji mban trurin tonë ende aktiv.

Duke qenë se nuk arrin që të ç’lodhet dhe truri bie pre e stresit.

Disa këshilla praktike për të eliminuar stresin

Pranoni situatën në të cilën ndodheni

Të gjithëve në ndodh që nga një ngjarje të reflektohet një luhatje humori.

Diçka e tillë vjen si pasojë e analizimit të tepërt të situatës, si dhe faktit që i jepet më shumë rëndësi seç duhet.

Dhe nëse nuk arrini një synim të caktuar, mendoni që diçka keni mësuar nga kjo ngjarje.

Gjeni kohë për veten

Sipas psikologëve është shumë e rëndësishme që të krijojmë një hapësirë gjatë ditës për veten tonë.

Kur ndiheni të mbytur me punë dhe nuk po arrini të gjeni një zgjidhje, është e nevojshme që të shkëputeni pak.

Truri do të ketë kohë që të qetësohet dhe në të njëjtën kohë do të dërgojë sinjale në të gjithë organizmin.

Mos i luftoni situatat

Ndonjëherë lërini gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre pa u përpjekur t’i kontrolloni.

Nuk ka rëndësi të kuptoni çdo gjë

Mos u përpiqni t’i gjeni çdo gjëje një linjë logjike. Jeta nuk është racionale dhe as nuk ndjek strategjinë tonë.

Lajmet nga UBT

Ekspozita “Objekti Kujtesë” sjell interpretimet kreative të studentëve të vitit të parë të Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit prezantuan ekspozitën “Objekti Kujtesë”, të realizuar në kuadër të lëndës Skulpturë (Semestri II), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita paraqiti një seri punimesh që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, kujtesës dhe përditshmërisë, duke transformuar objekte të zakonshme në forma skulpturore me vlera estetike dhe konceptuale.

Përmes përdorimit të materialeve të gjetura, objekteve të përdorimit të përditshëm dhe materialeve të ricikluara, studentët krijuan vepra që tejkalojnë funksionin fillestar të objektit, duke i dhënë atij kuptime të reja dhe dimensione artistike. Çdo punim shpalosi histori, kujtime dhe reflektime personale e kolektive, duke dëshmuar potencialin krijues dhe aftësinë e studentëve për të zhvilluar gjuhë bashkëkohore artistike.

Ekspozita “Objekti Kujtesë” ofroi një hapësirë dialogu mes artit, kujtesës dhe materialitetit, duke nxitur publikun të reflektojë mbi mënyrën se si objektet e përditshme mund të bartin histori, emocione dhe identitete.

Continue Reading

Kulturë

Studentët e vitit të tretë të Artit dhe Dizajnit në UBT hapën ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT prezantoi ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”, e realizuar nga studentët e vitit të tretë në kuadër të lëndës Projekt Individual (Semestri VI), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita solli para publikut një gamë të gjerë projektesh artistike, të cilat pasqyrojnë qasje individuale, kërkime personale dhe eksperimente krijuese të studentëve në mediume të ndryshme bashkëkohore.

Ndryshe nga ekspozitat tematike, kjo ekspozitë nuk u fokusua në një temë të vetme, por krijoi hapësirë për secilin student që të prezantojë vizionin, interesat dhe drejtimin e vet artistik. Përmes veprave të ekspozuara, studentët reflektuan mbi temat, konceptet dhe format e komunikimit që i konsiderojnë të rëndësishme në zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.

Ekspozita “Praktika Artistike si Komunikim” dëshmoi potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve të pavarura artistike, duke shërbyer si një platformë prezantimi dhe dialogu mes artistëve të rinj dhe publikut.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdojnë të ofrojnë aktivitete të ndryshme akademike, artistike dhe kulturore, duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Continue Reading

lajme

Studentët e vitit të parë të Modës në UBT promovojnë qëndrueshmërinë përmes dizajnit kreativ

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të programit të Modës, në lëndën Bazat e Teknikave të Qepjes me Prof. Ardita Rizvanolli, me mysafire në punëtori MSc në Dizajn, Zana Maxhuni, realizuan një punëtori njëditore të fokusuar në riciklimin dhe ripërdorimin kreativ të materialit xhins.

Gjatë punëtorisë, studentët transformuan veshje të vjetra xhinsi në krijime të reja dhe atraktive, duke demonstruar kreativitet, aftësi profesionale dhe vetëdije për rëndësinë e modës së qëndrueshme. Punimet e realizuara u ekspozuan në fund të aktivitetit në hollin e Kampusit në Lipjan, ku tërhoqën vëmendjen e studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve.

Kjo nismë synon të inkurajojë qasjet inovative në dizajn, të promovojë riciklimin si praktikë të përgjegjshme dhe të nxisë studentët të eksplorojnë mundësitë krijuese që ofrojnë materialet e ripërdorshme.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT Prizren realizojnë vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza

Published

on

By

Studentët e programit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT – dega në Prizren, të shoqëruar nga stafi akademik i përbërë nga prof. Arianeta Nura, prof. Dielleza Elshani, prof. Fjolla Ejupi, prof. Luljeta Ajdini dhe prof. Sami Gashi, kanë realizuar një vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prizren.

Gjatë vizitës në Industrinë e Pijeve “Fruti”, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset teknologjike të prodhimit të pijeve, kontrollin e cilësisë, standardet e sigurisë ushqimore, si dhe me praktikat moderne që aplikohen në industrinë ushqimore.

Ndërkaq, në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza, studentët u informuan për proceset e trajtimit dhe menaxhimit të ujërave, teknologjitë e përdorura për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e sistemeve të qëndrueshme për ruajtjen e burimeve ujore.

Kjo vizitë studimore u mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me praktikën profesionale, duke zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë dhe menaxhimit mjedisor.

UBT vazhdon të krijojë mundësi të shumta për studentët që të përfitojnë përvoja praktike në institucione dhe kompani relevante, duke i përgatitur ata për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Të kërkuara