Kulturë

Këshilla për njerëzit që s’e nisin punën në mëngjes

Në mëngjesin e hershëm, bëni vetëm atë që është e mjaftueshme.

Published

on

Unë nuk kam qënë kurrë një njeri i cili zgjohet herët në mëngjes. Njerëzit të cilët zgjohen herët e bëjnë hapin e tyre të madh me agim të diellit. Si një njeri i cili qëndron vonë, idetë më të mira më viejnë kur perëndon dielli. Jeta në një shoqëri 9-deri në-5 mund të jetë e vështirë për njerëzit që qëndrojnë vonë. Shiko nëse mund të lidhesh me këto gjëra:

Pyesni veten nëse jeni dembel ose gjeneralisht i mangët

Ju e mbuloni mëngjesin tuaj të ngadaltë duke i tejkaluar njerëzit që zgjohen herët gjatë ditës.
Ju lexoni artikull pas artikulli rreth vendosjes së një rutine të mëngjesit, por ju nuk e merrni këtë këshillë.
Nëse jeni duke e tundur kokën në shenjë pranimi, unë e ndjejë dhimbjen tuaj. Unë luftova me luftërat e mira për vite me radhë. Pas disa kërkimeve dhe disa eksperimenteve dhe praktikës, unë arrita në tri përfundime:

Jam i lidhur me mendimin gjatë natës.
Nuk mund ta ndryshojë natyrën time.
Unë mund ta ndryshojë rutinën time.
Këto të vërteta më ndryshuan jetën. Unë i përdora ato për të zhvilluar katër zakone të cilat mund të ju ndihmojnë që t’i kaloni njerëzit të cilët zgjohen herët.

Ndiqni një rutinë të disiplinuar të natës

Rutina ime e natës është e thjeshtë: në mes të orës 6 deri 10 të mbrëmjes është koha e familjes. Pasi që gjithkush është në gjumë, unë fillojë të punojë në mënyrë kreative dhe intelektuale në vizionin tim për kompaninë time, Nav. Këto janë orët e progresit dhe inspirimit.

Rreth mesnatës ose orës 1 të mëngjesit, unë e shikoj orarin tim për ditën e ardhshme dhe vë në prioritet gjërat teksa mendja ime është e pastër dhe kur mund të mendoj strategjikishtë. Gjëja e fundit me të cilën dëshironi të zgjoheni është një grumbull i mesazheve.

Në mëngjesin e hershëm, bëni vetëm atë që është e mjaftueshme

Gruaja ime Rachel dhe unë kemi gjashtë vajza të moshës shkollore. Unë zgjohem para agimit nëse më pëlqen apo jo. Por unë gjithashtu stresohem në lidhje me ushtrimet, mëngjesin ideal, etj Unë e ndihmojë Rachel-in me vajzat dhe dal nga dera.

Nëse nuk jeni personi i parë në zyrë, kjo është në rregull – ju kryet shumë punë të madhe një natë më parë. Kjo jo vetëm që do të ju motivojë që të punoni më shumë, por do ju jap besim gjithashtu.

Përfundoje gjatë ditës

Menjëherë pasi ulem në tavolinën time, unë hyj në zonën time të përfundimit të gjërave. Thirrjet telefonike, intervista, mesazhe, takime — në mënyrë metodike çaj në mes të këtyre punëve.

Ndiqeni inspirimin në çdo orë

Unë e kam përdorur një makinë CPAP për gjashtë vjet vetëm për të qenë në gjendje për të fjetur. Disa netë më parë, teksa isha duke u shtrirë për të fjetur, unë u elektrizova nga një ide për Nav. Kam pasur një takim të hershëm me bordin, por unë unë e hoqa makinën time CPAP dhe hapa laptopin tim dosido. Duke privilegjuar rrjedhën krijuese mbi një ekstra gjysmë ore të fjetjes ia vlenë gjithmonë.

Harrojeni stereotipin e vjetër në lidhje me zogjtë e hershëm dhe krimbave. Kjo nuk është një pyetje për të mirë ose për të keq, për të drejtë ose për të gabuar; kjo është për të pranuar se kush jeni dhe të qenurit produktiv. Përveç kësaj, si çdo vetë-poshtërues i respektuar do të ju them: Speciet më të mira nuk e nxjerrin kokën e tyre jashtë derisa është errët dhe ftohtë jashtë.

Ata quhen zvarritësit e natës për një arsye, shko kapi ata. (Levi King/Entrepreuner)

Lajmet

Taylor Swift hyn në histori si artistja më e suksesshme e “MTV VMA”, ndërsa Madonna fiton çmimin e vitit

Published

on

By

Taylor Swift është shpallur artistja më e suksesshme në historinë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, pasi fitoi çmimin kryesor “Videoja e Vitit” gjatë mbrëmjes së të dielës.

Këngëtarja hyri në këtë mbrëmje me barazim me Beyoncé me nga 30 fitore gjithsej, por mori çmimin më të rëndësishëm të natës për videoklipin e këngës saj “The Fate of Ophelia”, e cila është pjesë e albumit të saj të vitit 2025, The Life of a Showgirl.

Nga ana tjetër, Mbretëresha origjinale e Pop-it, Madonna, u shpall “Artistja e Vitit”, si dhe rrëmbeu çmimet “Kënga më e mirë Dance” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” përkrah Sabrina Carpenter. Çmimet i fituan me hitin “Bring Your Love”, që ishte edhe singli kryesor nga albumi i Madonnës i vitit 2026, Confessions II.

Gjithashtu, Swift u nderua me çmimin e parë inaugurues për “Regjinë Artistike” (Artist Director), pasi ka shkruar dhe đạoijuar vetë videoklipin me stil teatror e shkëlqyes të këngës “Ophelia”.

Continue Reading

Lajmet

Turizmi dhe inteligjenca artificiale në fokus të konferencës në Prishtinë

Published

on

Në Emerald Hotel në Prishtinë, sot, më 25 shtator, po mbahet Konferenca Qendrore për Shënimin e Ditës Botërore të Turizmit, ku përfaqësues të institucioneve, sektorit të turizmit, teknologjisë dhe arsimit po diskutojnë për gjendjen aktuale, sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të turizmit në Kosovë.

Konferenca, e cila zhvillohet nga ora 09:00 deri në 14:00, ka temën “RE: TOURISM, AI në promovimin e turizmit në Kosovë”, me fokus te zhvillimi i sektorit turistik, promovimi i Kosovës dhe mundësitë që sjell digjitalizimi.

Paneli i parë trajton gjendjen aktuale të turizmit në Kosovë, sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të tij, ndërsa paneli i dytë i kushtohet digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale si mundësi për transformimin dhe promovimin e sektorit.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të turizmit, sektorit të teknologjisë, arsimit, hotelerisë dhe udhërrëfyes të turizmit.

Konferenca synon të bashkojë aktorë të ndryshëm për të diskutuar mënyrat se si teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

26 vjet nga vdekja e Adem Kastratit, piktorit që e ktheu jetën shqiptare në art

Published

on

Piktori shqiptar Adem Kastrati u lind më 15 janar 1933 në Karaçevë të Dardanës, në një familje të njohur për veprimtarinë patriotike dhe arsimdashëse. Ai ishte piktor, pedagog i artit figurativ, krijues letrar, mbledhës dhe studiues i folklorit, ndërsa veprimtaria e tij përfshiu edhe analizën e marrëdhënieve shqiptaro-sllave dhe zhvillimeve shoqërore e historike.

Kastrati i përket gjeneratës së parë të piktorëve shqiptarë të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Përvojat e kohës në të cilën u rrit dhe u formua si artist lanë gjurmë të dukshme në krijimtarinë e tij.

Ai jetoi në periudha të ndryshme historike dhe gjatë jetës së tij përjetoi ndryshime të mëdha politike e shoqërore. Katër herë ndryshoi shtetësinë, duke jetuar në Mbretërinë e Jugosllavisë, Mbretërinë Shqiptare, Jugosllavinë socialiste dhe më pas në Republikën e Maqedonisë.

Në qendër të veprave të tij ishte njeriu i zakonshëm dhe jeta e përditshme shqiptare. Familja, nëna, gruaja, fshati, puna, toka, dasmat, traditat dhe folklori u bënë pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tij.

Një vend të veçantë në pikturat e Kastratit zë figura e nënës. Ai e paraqiste atë si shtyllë të familjes dhe si figurë që përcillte dashurinë, kujdesin dhe vazhdimësinë e jetës. Edhe burrat dhe gratë në veprat e tij paraqiten përmes roleve të tyre në familje, punë, valle dhe jetën e komunitetit.

Kastrati u dallua edhe për teknikën e veçantë të përdorimit të dheut shumëngjyrësh, përmes së cilës krijoi një stil karakteristik. Në veprat e tij ndërthuren ngjyrat, teksturat dhe motivet tradicionale, duke krijuar një gjuhë të veçantë artistike.

Krijimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në paraqitjen e jetës së përditshme. Pikturat e Kastratit shpesh shërbyen edhe si dëshmi të ngjarjeve shoqërore dhe historike. Ai trajtoi shpërnguljet e shqiptarëve, varfërinë, ndarjet familjare dhe ngjarjet që prekën shqiptarët gjatë shekullit XX.

Në veprat e tij të mëvonshme trajtohen edhe temat që lidhen me tragjedinë e shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998–1999.

Ndër veprat e njohura të tij janë “Vizatuesit e vegjël”, “Katundi im në mjegull”, “Në dimër”, “Në mulli”, “Fshati im”, “Çajtorja”, “Magja”, “Bariu”, “Lypësja”, “Nëna me fëmijën”, “Mikpritja”, “Darka” dhe “Dasmorët”. Ai trajtoi gjithashtu motive nga legjendat popullore, si “Ura e shenjtë”, “Motra me nëntë vëllezër” dhe “Krushqit e ngurosur”.

Përveç pikturës, Kastrati kishte një veprimtari të gjerë në mbledhjen dhe dokumentimin e folklorit dhe etnografisë shqiptare. Ai bashkëpunoi me Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe dokumentoi këngë, valle, veshje, zakone dhe tradita të ndryshme shqiptare.

Ai ishte gjithashtu autor i dramave, tregimeve dhe shkrimeve publicistike, disa prej të cilave i botoi me pseudonimin R. Kosova.

Interesi për artin te Kastrati ishte shfaqur që në fëmijëri. Ai kujtonte se si përdorte baltën shumëngjyrëshe të vendlindjes për të krijuar figura njerëzish dhe kafshësh dhe për të vizatuar mbi pllaka balte. Talenti i tij u vu re edhe gjatë shkollimit, ku mësuesit e vlerësuan për aftësitë në vizatim.

Gjatë karrierës së tij, Kastrati ekspozoi në galeri të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kritika artistike vlerësoi origjinalitetin e stilit të tij, përdorimin e ngjyrave dhe mënyrën se si ai e ndërthurte artin me jetën dhe traditën shqiptare.

Numri i saktë i veprave të tij nuk dihet. Sipas evidencave të lëna nga vetë piktori, fondi i tij mund të ketë pasur rreth 830 vepra, ndërsa qindra të tjera janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës, përmes shitjes apo dhurimit.

Adem Kastrati vdiq në Shkup më 24 shtator 2000, në moshën 67-vjeçare. Sot, më 24 shtator 2026, shënohen 26 vjet nga vdekja e tij.

Me veprën e tij, Kastrati la pas një dëshmi të veçantë artistike për jetën, traditat dhe historinë shqiptare, duke u bërë një prej emrave të rëndësishëm të artit figurativ shqiptar të shekullit XX./A.K.

Continue Reading

Lajmet

Një vit nga vdekja e Enver Petrovcit, Teatri Kombëtar e kujton artistin e madh

Published

on

Mbrëmë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u përkujtua aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Mes kolegëve, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, u kujtua një prej figurave të rëndësishme të skenës dhe filmit shqiptar, i cili la gjurmë të veçanta në teatrin dhe kulturën shqiptare.

Petrovci u kujtua për kontributin e tij artistik, por edhe për raportin e veçantë me publikun dhe brezat e rinj të artistëve.

Një vit pas vdekjes së tij, kujtimi dhe vepra e Enver Petrovcit vazhdojnë të mbeten pjesë e skenës dhe kulturës sonë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara