Lajmet

Këshilla për lëkurë të pastër

Disa këshilla shumë efektive.

Published

on

Lëkura e pastër e sidomos ajo e fytyrës, është ëndrra e çdo gruaje. Për ta pasur të tillë, pavarësisht moshës nuk është edhe aq e vështirë. Gjithçka fillon nga ushqimi. Një pjesë të madhe të tyre edhe mund t’i konsumoni, por edhe t’i përdorni si maska natyrale.

Ja disa prej tyre që janë vërtet shumë efektive dhe duhet t’i provoni sa më parë që të jetë e mundur, për të vërtetuar këto që po themi:

  • Pini sa më shumë pije të gjelbra
  • Përdorni patatet për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve
  • Lani fytyrën dhe aplikoni vaj ulliri një herë në javë.
  • Uji i trëndafilit është një opsion tjetër që pastron fytyrën tuaj nga papastërtitë. Përveç kësaj funksionon edhe si një parfum natyral gjithashtu.
  • Vaji i kokosit. Masazhojeni me gishta në formë rrethore për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Kjo do t’i japë ngjyrë të bukur lëkurës.
  • Xheli i Aloe Vera është gjithnjë një as nën mëngë. E mira e kësaj bime është fakti se është e disponueshme gjatë gjithë vitit.
  • Maskë me lëng domateje dhe mjaltë. Aplikoni maskën dhe e lini të thahet. Pas kësaj lajeni me ujë të bollshëm dhe fshijeni butësisht fytyrën./neps.al

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara