Lajmet

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Fëmijëria është periudha e jetës kur formohet personaliteti.

Published

on

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme nga ato me të cilat jemi mësuar kur ishim fëmijë.

Brezat e sotëm janë përshtatur me teknologjinë e re që duket se i shpërqëndron ata nga nevoja për të dalë, për të luajtur, për t’u socializuar në mënyrën se si ne bënim ose thjesht si e kalonim kohë duke u argëtuar.

Të gjitha këto ndryshime kanë sjellë një sfidë të madhe për prindërit të cilët, nuk kanë pasur fatin që të kenë përfitimet e teknologjisë moderne.

Sfidat ndryshojnë në shumë mënyra, por kryesorja është se prindërit e sotëm i rrisin fëmijët e tyre shumë më ndryshe sesi ata janë rritur dhe rezultati i kujdesit të këtyre prindërve është sfida më e madhe.

A do të mësojë fëmija im të jetë një person i kompletuar, ai që ecën përpara dhe ka një sjellje të mirë, i cili mund të lidhet dhe të komunikojë me të tjerët lirisht dhe haptazi?

Çdo prind bën të njëjtat pyetje: A po më shpëton diçka nga vëmendja? A po bëj gjithçka mirë? A do të ketë sukses në jetën e fëmijës tim?

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë menduar për të njëjtat pyetje dhe kanë gjetur se ka disa elemente që janë ende shumë të rëndësishme dhe themelore për fëmijërinë e secilit fëmijë.

Çelësi për edukimin e një fëmije të përshtatur mirë në këto kohë ndryshimi nuk është aq i komplikuar sa mund të mendoni.

Kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj

Nuk mjafton vetëm të jesh fizikisht pranë fëmijës tënd – duhet të jesh me ta krejtësisht. Kjo do të thotë se asnjë tastierë Xbox-i apo iPhone-i nuk mund të zëvendësojë lidhjen që fëmija ka nevojë në të vërtetë.

Duke komunikuar me ta hapur, duke dëgjuar me kujdes dhe duke bërë gjërat që pëlqejnë së bashku, fëmija juaj jo vetëm që do t’ju dojë më shumë, por gjithashtu do të mësojë si të jetë një person i vëmendshëm dhe i kujdesshëm dhe mos harroni se fëmijëria e tyre është një përvojë pozitive.

Ky është themeli i gjithçkaje

Fëmija juaj do të preferonte shumë (mbi çdo gjë tjetër) të ketë një person real me të cilin të flasë dhe të shkëmbejë ide dhe përvoja, edhe nëse nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë gjë.

Pyetini ata se si u shkoi dita e tyre, dëgjojini me kujdes dhe diskutoni dilemat që mund të kenë në kokën e tyre – të jeni të kujdesshëm që të u mos ‘dogmatizoni’ mësime nga përvojat tuaja, ata duhet t’i përjetojnë këto gjëra përmes perspektivës së tyre.

Shihni se cilat janë gjërat e tyre të preferuara dhe përpiquni të mësoni prej tyre se si të luani lojërat që u pëlqejnë – ata do të gëzoheshin të ndanin pjesë të ‘argëtimit’ të tyre me ju!

Lexojuni atyre një libër para gjumit (ose bëjeni së bashku gjatë ditës në qoftë se ata kështu duan). Vetëm jini rreth tyre tërësisht dhe njihni emocionet e tyre.

Praktikisht po flasim për këtë:

Kushtoni kohë të ditës tuaj për të luajtur lojërat e tyre të preferuara me ta;

Lexojuni atyre një histori para gjumit dhe kënaquni me bashkë me ta;

Pyetini ata për ditën e tyre, përfshijnë pyetje si: Cila ishte pjesa më e mirë e ditës tënde? Pjesa më e vështirë?

A bëri dikush diçka të bukur për ty sot? Po ti a bëre ndonjë gjë të bukur për ndonjë person?

Çfarë mësove sot – në shkollë ose jashtë shkollës?Lërini fëmijët tuaj t’ju shohin si një model të fortë moral dhe si një udhëheqës!

Fëmijët mësojnë më shumë nga personat që kanë përreth, sidomos në moshë të vogël. Ajo çfarë ju bëni është ajo çfarë ata do të bëhen.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet t’u kushtoni vëmendje sjelljeve dhe veprimeve tuaja dhe të jeni gati të pranoni fajet dhe gabimet. Shfaqjani interesin fëmijës tuaj dhe tregojuni se jeni gati të pranoni gabimet tuaja dhe të përmirësoheni.

Rezultati që dëshironi të shihni tek fëmija juaj vjen nga përpjekjet që bëni me veten tuaj.

Praktikoni drejtësinë, ndershmërinë dhe kujdesin për veten tuaj

Kjo tablo do t’i mësojë fëmijës tuaj të bëjë të njëjtat zakone. Çelësi për të gjithë këtë është t’i flisni këto gjëra me fëmijën tuaj.

Qëllimi është që t’i shfaqni fëmijës tuaj sjellje të mira, përulësi dhe ndershmëri. Me këtë ata do të ndihen shumë më të ngushëlluar dhe të inkurajuar të kërkojnë një rezultat pozitiv në problemet e tyre.

Praktikisht po flasim për këtë:

Pranoni gabimet tuaja, kërkoni falje dhe tregoni se doni të përmirësoheni për ta dhe se planifikoni ta shmangni gabimin herën tjetër.Tregojini fëmijës tuaj se si planifikoni të shmangni atë gabim dhe atë që keni mësuar prej tij.Gjeni kohë për veten tuaj dhe ri-aktivizoni veten gjatë asaj kohe. Do t’ju duhet ajo energji që të jeni më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve.

Mësojini fëmijët të kujdesen për të tjerët dhe vendosni pritshmëri të larta etike

Fëmija juaj duhet të shoqërohet dhe të lidhet me të tjerët në mënyrën e duhur. Kujdesi për lumturinë e të tjerëve dhe shmangia e egoizmit mund të sjellë shumë përfitim për të ardhmen e fëmijës suaj.

Ashtu siç thonë psikologët e Harvardit:

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dëgjojnë nga prindërit dhe kujdestarët e tyre se kujdesi për të tjerët është një përparësi kryesore dhe se është po aq e rëndësishme sa edhe lumturia e tyre.

Edhe pse shumica e prindërve dhe kujdestarëve thonë se të paturit fëmijë të dashur dhe të kujdesshëm është një përparësi kryesore, fëmijët gjithnjë e më rralë po e dëgjojnë këtë mesazh.”

Kjo vjen me vendosjen e pritshmërive të larta etike për fëmijët tuaj. Jini të gatshëm për të respektuar angazhimet e tyre. Mësojuni atyre të bëjnë gjënë e duhur edhe kur është e vështirë dhe jini një model real.

Duhet të justifikoni atë çfarë ju thoni me veprimet tuaja

Përgjegjësitë dhe detyrimet janë diçka që gjithmonë duhet t’ia kujtoni fëmijës tuaj. Ato vijnë në çdo formë edhe në moshën e hershme: punët, përgjegjësitë e shkollave, sjelljet, miqtë dhe premtimet.

Sigurohuni t’u kujtoni atyre se ata nuk janë vetëm dhe se të tjerët kanë shpresa prej tyre që ata duhet të jenë të gatshëm të përmbushin, sepse ata munden.

Praktikisht po flasim për:

Ndryshoni mesazhin që u dërgoni çdo ditë nga “Gjëja më e rëndësishme është që ju të jeni të lumtur” në “Gjëja më e rëndësishme është që ju jeni të sjellshëm dhe të jeni të lumtur”.Kërkojuni atyre të marrin në konsideratë pasojat që veprimet e tyre mund të kenë ndaj të tjerëve dhe inkurajojini ata që të punojnë me problemin para se të heqin dorë.Inkurajojini fëmijët që të praktikojnë vlerësimin dhe mirënjohjen!

Një fëmijë që nuk është i llastuar është një fëmijë që pranon rolet e të tjerëve në jetën e tyre në një mënyrë të shëndetshme. Kjo mirënjohje vjen me vlerësimin për njerëzit që kontribuojnë në jetën e tyre.

Mirënjohja është një rrugë dy drejtimëshe me efekte të mrekullueshme. Njerëzit që praktikojnë mirënjohjen rregullisht kanë më shumë gjasa të jenë të dobishëm, bujarë, të dhembshur dhe falës. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Jini të gatshëm të tregoni mirënjohje për diçka të këndshme që ata bëjnë për ju – por jini të kujdesshëm

Duke treguar shumë mirënjohje për gjërat që duhet të bëjnë, do t’i bëjë të llastuar!

Psikologët e Harvardit flasin për, “përgjegjësitë reale”.

“Prisni që fëmijët të ndihmojnë në mënyrë rutinore, për shembull, me punët e shtëpisë me vëllezërit e motrat, dhe vetëm lëvdoni akte të pazakonta mirësie. Kur këto lloj veprimesh rutinore thjesht janë të pritshme dhe nuk shpërblehen, ato kanë më shumë gjasa të rrënjosen në veprimet e tyre të përditshme”.

Praktikisht po flasim për:

Inkurajoni fëmijën tuaj të jetë mirënjohës rregullisht! Nxitni të shprehë vlerësimin ndaj anëtarëve të familjes, mësuesve ose të tjerëve që kontribuojnë në jetën e tyre!Jini vetë mirënjohës.

Mësojini ata të shohin “tablonë

Një fakt i zakonshëm është që fëmijët përqendrohen dhe kujdesen për një rreth të vogël familjesh dhe miqsh.

Kjo është një gjë shumë normale, natyrisht, por sfida e vërtetë është t’u mësosh fëmijëve të fillojnë të mendojnë për njerëzit jashtë atij rrethi.

Ky rreth më i madh mund të përfshijë një fëmijë të ri në klasë, njerëz të tjerë që punojnë në shkollën e tij, një person që nuk flet gjuhën e tij ose kushdo që jeton në një vend të largët. Fëmijët duhet të dinë se si mendimet dhe veprimet e tyre mund të ndikojnë në një komunitet.

Siç tregon studimi, “Është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të zmadhojnë, të dëgjojnë nga afër dhe të marrin pjesë në rrethin që u krijohet edhe menjëherë, dhe të zvogëlojnë, të kenë një pamje të madhe dhe të marrin parasysh numrin e njerëzve me të cilët bashkëveprojnë çdo ditë”.

Praktikisht po flasim për:

Nxiteni fëmijën tuaj të marrë në konsideratë perspektivat dhe ndjenjat e të tjerëve, veçanërisht të atyre që mund të jenë të pambrojtur. Jepuni atyre ide të thjeshta për të ndërmarrë veprime, të tilla si ngushëllimi i një fëmije që ngacmohet ose afrimi ndaj nxënësit më të ri në klasë.Diskutoni tema interesante për vështirësitë e disa njerëzve, si përvoja të ndryshme të fëmijëve në vende apo komunitete të tjera.

Fëmijëria është periudha e jetës kur formohet personaliteti. Kjo është arsyeja pse ju duhet të filloni t’i kushtoni vëmendje zhvillimit të tyre, në mënyrën më të mirë të mundshme – duke i ndihmuar ata të kuptojnë gjërat kryesore që i bëjnë ata persona të kompletuar.

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”

Published

on

By

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, më 21 shtator, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jetë pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”, një platformë ndërkombëtare që bashkon liderë, akademikë dhe inovatorë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij transmetimi global do të diskutohet mbi rolin e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të qëndrueshme. Si institucion i përkushtuar ndaj dijes, inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve, UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojë në krijimin e një shoqërie ku arsimi dhe inovacioni shërbejnë si mjete për dialog, mirëkuptim dhe paqe.

Transmetimi do të zhvillohet sot, më 21 shtator, duke filluar nga ora 13:00. Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në “Peace One Day Broadcast” mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes platformës zyrtare peaceoneday.org, si dhe përmes rrjeteve sociale të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së Kosovare Elshani nominohet në garën prestigjioze “Inspireli Awards”

Published

on

By

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Kosovare Elshani, ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke u bërë pjesë e garës më të madhe globale për studentët e arkitekturës, Inspireli Awards.

Projekti i saj inovativ ka marrë vëmendjen e jurisë ndërkombëtare për konceptin unik që gërsheton artin, natyrën dhe arsimin brenda një mjedisi të vetëm multifunksional.

I konceptuar si një atelie moderne, objekti përfshin studio krijuese, mini-bibliotekë, zona për instalacione artistike dhe hapësira bashkëpunuese. Synimi kryesor i projektit është krijimi i një platforme frymëzuese ku drita natyrale dhe arkitektura nxisin mendimin kritik, eksplorimin dhe shkëmbimin e ideve.

Në aspektin arkitekturor dhe teknik, ndërtesa shumëkatëshe karakterizohet nga një strukturë mbajtëse me beton të përforcuar, ndërsa pamja e jashtme dallohet për përdorimin e bryleve vertikale prej xhami me ngjyra, të cilat filtrojnë dritën e diellit dhe krijojnë përvoja dinamike vizuale.

Gjithashtu, projekti i përmbahet standardeve të larta të efiçiencës së energjisë, ventilimit natyral dhe qëndrueshmërisë ekologjike përmes gërshetimit të drurit natyral dhe betonit të ekspozuar.

Nomini i Kosovare Elshanit në Inspireli Awards është një tjetër dëshmi e cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale që ofron UBT, duke nxjerrë në pah talentin e arkitektëve të rinj në skenën botërore.

Continue Reading

Lajmet

Hollywood Academy vjen në Kosovë: UBT lanson projektin gjigand për industrinë e kinematografisë me partnerë nga Amerika

Published

on

By

Për herë të parë në Kosovë, profesionistë të industrisë së Hollywood-it po sjellin përvojën dhe standardet e produksioneve ndërkombëtare te të rinjtë dhe profesionistët kosovarë. UBT ka lansuar bashkëpunimin me Catalyst Story Institute, institucion amerikan i specializuar në zhvillimin e talenteve dhe përgatitjen profesionale për industrinë e filmit dhe televizionit, duke sjellë në Kosovë një mundësi të re për të gjithë ata që ëndërrojnë të bëhen pjesë e kësaj industrie.

Përmes këtij bashkëpunimi, profesionistë me përvojë në produksione të njohura ndërkombëtare, përfshirë profesionistë që kanë punuar me studio si HBO, Netflix dhe Warner Bros., do të ofrojnë trajnime dhe specializime në Prishtinë, me synimin për të përgatitur talentet lokale për mundësi reale pune në produksione filmike dhe televizive.

Kjo mundësi është veçanërisht e rëndësishme për studentët dhe të rinjtë që studiojnë në fushat e regjisë, arteve, arteve dramatike, aktrimit, artit dhe medias digjitale, kinematografisë, medias, komunikimit dhe produksionit.

Programi fillestar “Hollywood 101” zgjat 13 javë dhe i njeh pjesëmarrësit me mënyrën se si funksionon një produksion i Hollywood-it: strukturën e industrisë, kontratat dhe biznesin, audicionet dhe intervistat, procedurat kreative, dokumentacionin, sigurinë në set, buxhetet, pagesat dhe terminologjinë profesionale të produksionit.

Pas përfundimit të këtij moduli, pjesëmarrësit mund të orientohen drejt specializimeve të ndryshme, si aktrimi, shkrimi, regjia, kinematografia, montazhi, animacioni, produksioni, biznesi, juridiku, kontabiliteti dhe profesionet teknike të produksionit. Ky bashkëpunim vjen në një moment kur Kosova dhe rajoni po bëhen gjithnjë e më interesante për produksionet ndërkombëtare.

Megjithatë, një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e profesionistëve të trajnuar për shumë prej roleve që kërkon një produksion modern. Përmes trajnimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndërtojnë aftësi praktike, të kuptojnë standardet profesionale të industrisë dhe të krijojnë një rrjet bashkëpunëtorësh që mund t’u shërbejë gjatë gjithë karrierës së tyre.

Një tjetër mundësi e rëndësishme vjen përmes bashkëpunimit me BoyHouse Studio, përmes të cilit do të ndahen grante zhvillimore për studentët më të dalluar. Përfituesit do të kenë gjithashtu mundësi për takime që lidhen me përfaqësimin nga agjenci dhe mentorim nga profesionistë të industrisë.

Në këtë mënyrë, iniciativa synon të krijojë një rrugëtim të plotë për talentet: nga trajnimi, te rrjeti profesional, mentorimi dhe mundësitë konkrete për zhvillimin e karrierës.

 

Continue Reading

Lajmet

Partia e Putinit fiton bindshëm zgjedhjet në Rusi me mbi 57% të votave

Published

on

By

Partia në pushtet në Rusi, “Rusia e Bashkuar”, ka marrë një fitore të lehtë në zgjedhjet parlamentare, të cilat presidenti Vladimir Putin i ka vlerësuar si një sprovë të mbështetjes qytetare për luftën në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur këtë të hënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të më shumë se 95% të votave.
Sipas të dhënave zyrtare të komisionit, “Rusia e Bashkuar” ka siguruar 57,83% të votave, duke shënuar një rritje të dukshme në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, ku kjo parti kishte marrë 49,8%.
Kjo fitore i garanton partisë së Putinit 355 nga gjithsej 450 vendet në Dumën Shtetërore (dhomën e ulët të parlamentit), rezultat ky që i mundëson asaj të ruajë plotësisht shumicën kushtetuese në vend.

Continue Reading

Të kërkuara