Lajmet

Kërkohet shkarkimi i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Fitore Pacolli tha se përbërja e këtij bordi është jo profesionale, derisa shtoi se Autoriteti Rregullativ I Hekurudhave nuk ka punuar në modernizimin e transportit hekurudhor.

Pacolli përmendi ngecjen e funksionimit të linjave hekurudhore, përveç asaj Prishtinë-Pejë.

“Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka dështuar në vënien nën kontroll të qarkullimit ilegal të trenave nga Serbia në drejtim të stacionit në Mitrovicë. Çdo vit kemi rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor. Gjatë periudhës kohore 2007-2020, kemi rënie të numrit të udhëtarëve nga 417 mijë në 58 mijë e 819 udhëtar. Nuk kemi një analizë të mirëfilltë pse kemi një rënie të tillë”, tha ajo.

Duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për shkarkimin e këtij bordi, ajo tha se janë konstatuar dështime.

“Është shqetësuese ekzistimi i 268 vendkalimeve ilegale mbi binar të cilat në vazhdimësi janë rrezik për jetën e qytetarëve, vetëm gjatë periudhës 2016-2020 janë lënduar 48 persona përderisa të vdekur i kemi 11 persona. Është shqetësuese mungesa e vendosjes së shenjave sinjalizuese në vendet përkatëse dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e qytetarëve dhe si pasojë sot kemi edhe ndërtim të shtëpive dhe objekteve të banimit afër binarëve apo rrjetit hekurudhor. Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka neglizhuar bashkëpunimin me nivelin komunal dhe me organet e sigurisë. Autoriteti Rregullativ I Hekurudhave ka shkelur rregulloren për operimin me licencë të operatorëve në rehabilitimin e hekurudhave”, tha Pacolli.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

Vendi

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Moti sot

Published

on

By

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA ngre akuza ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani për komplote terroriste në Evropë

Published

on

By

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) ka ngritur akuza penale ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani, të cilët akuzohen për përfshirje në një seri komplotesh terroriste në SHBA dhe Evropë, përfshirë një sulm të dështuar ndaj një baze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Sipas aktakuzës së bërë publike nga autoritetet amerikane, agjentët iranianë orkestruan një plan sulmi në bazën ushtarake ajrore “RAF Fairford” në Gloucestershire të Mbretërisë së Bashkuar, ku janë të vendosura forcat e armatosura amerikane. Të akuzuarit janë shtetasi iranian Mohsen Mohajeri, shtetasi irakian Mohammad Ali al-Hassani dhe shtetasi me dy shtetësi (iraniane-irakiane) Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi. Unë prej tyre akuzohet se ka komunikuar me kontaktet e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga një burg në Nju Jork, ku po pret gjykimin për akuza të mëparshme, ndërsa dy të tjerët kanë vepruar nga Irani.

Në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë thuhet se triot i ngarkohet përgjegjësia për planifikimin e sulmeve në Evropë nën emrin e një grupi fiktiv me pseudonimin “Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiya” (HAYI). Nga 18 sulmet terroriste në Evropë për të cilat ky grup mori përgjegjësinë gjatë pranverës së këtij viti, shtatë prej tyre ndodhën në Britani, përfshirë zjarrvënie, përdorim eksplozivi dhe sulmin me thikë ndaj dy burrave çifutë në Londër.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se kjo aktakuzë dëshmon vendosmërinë e Iranit për të kryer sulme terroriste në Evropë dhe SHBA, duke shtuar se të akuzuarit ishin të përfshirë në afërsi të 20 përpjekjeve për sulme në mbështetje të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe milicisë irakiane Kataib Hezbollah.

Sa i përket ngjarjes në bazën ajrore britanike, hetimet tregojnë se në gusht dhe shtator al-Hassani kishte paguar bashkëpunëtorë në Britani për të kryer vëzhgime dhe për të siguruar logjistikën, përfshirë blerjen e furgonave, fuçive me lëndë djegëse dhe lëndëve kimike për shpërthim. Më 27 shtator, tre furgona të dyshimtë u pikasën nga një fermer lokal afër bazës “RAF Fairford”, gjë që çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e shtatë personave në Britani.

Teherani zyrtar i ka mohuar kategorikisht akuzat për përfshirje në incidentin e bazës ushtarake britanike. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara