Lajmet

​Kërkohet krijimi i një mjedisi më të sigurt për të mbijetuarat e dhunës familjare

Kurti deklaroi se institucionet po punojnë në përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Published

on

Në kuadër të kampanjës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka lansuar sot “Programin kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave”, i cili synon krijimin e një mjedisi më të sigurt për të mbijetuarat e dhunës.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se institucionet po punojnë në përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna, dhe se krahas rehabilitimit psiko-social synohet krijimi i një mjedisi të sigurt për gra dhe vajza.

“Çdo vajzë e grua ka të drejtë të jetojë pa dhunë, pa u kërcënuar. Këtë synim e kemi në kushtetutë dhe ligjet tona. Ne do të jemi aktivë në këto ditë dhe më pas. Krahas rehabilitimit psiko-social, synimi tjetër është krijimi i një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat. Kemi rritur financimin e strehimoreve mbi 100 për qind në vitin 2023”, potencoi Kurti.

Ai theksoi se numri i grave qe kërkojnë ndihmë juridike është në rritje. Ndër të tjera, Kurti tha se dhuna kërkon edhe trajtim të përkushtuar politik, për çka u zotua se do të vazhdojë angazhimin e tij të pakushtëzuar në këtë drejtim.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ministria ajo që drejton për herë të parë është angazhuar në vazhdimësi për adresimin e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore.

Duke kujtuar se dhuna ndaj grave është çështje e të drejtave të njeriut, Haxhiu shtoi se programi i lansuar sot synon krijimin e një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat. Ajo potencoi se ky program është në përputhje me kurrikulën dhe Konventën e Stambollit.

Ndërsa, konsulentja vendore e Këshillit të Evropës, Adelina Badivuku Toplica tha se “Programi Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave”, është një iniciativë e ndërtuar mbi parimet e ndërhyrjes strategjike dhe rehabilitimit psiko-social për ata që kanë ushtruar dhunë.

“Programi niset nga fakti se dhuna ndaj grave nuk duhet të konsiderohet vetëm si një sërë incidentesh të izoluara, por si një pjesë e një sistemi më të gjerë që është i ndërthurur me besimet dhe strukturat e shoqërisë”, tha Badivuku-Toplica.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara