Kronikë e zezë

Kërcënohet një polic nga Gjakova përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një polic nga Gjakova është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Policia njofton se i dyshuari edhe më herët e ka kanosur policin dhe familjarët e tij.

“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./UBTNews

Lajmet

Dy persona dyshohen se keqpërdorën kartelën bankare, bënë blerje rreth 200 euro

Published

on

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dy persona dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të gjetur për të kryer blerje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në rrugën “Adem Mikullovci” në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesja ka raportuar se i kishte humbur kartela bankare, ndërsa përmes saj ishin kryer disa blerje.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit pranuan se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj në vlerë rreth 200 euro.

Me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vidhen para nga një kompani në Bardhosh, Policia nis hetimet

Published

on

Një kompani në fshatin Bardhosh të Prishtinës është bërë cak i një vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë para.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:09.

Ankuesi ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe, përveç vjedhjes së parave, kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Podujevë pasi ra nga lartësia e një objekti banimi

Published

on

By

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti banimi në Podujevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të të dhënave bankare të shtetasve amerikanë

Published

on

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, i dyshuar për keqpërdorim të të dhënave bankare dhe personale.

Sipas komunikatës së përbashkët, i dyshuari kishte siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, të cilat më pas i kishte vënë në dispozicion për keqpërdorim përmes platformave të ndryshme online, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Gjatë aksionit, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet amerikane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara