Lajmet

Kërcënohet me vdekje kryeministrja italiane dhe vajza e saj gjashtëvjeçare

Policia po e heton rastin.

Published

on

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe vajza e saj gjashtëvjeçare kanë marrë kërcënim me vdekje në internet nga një burrë pas planeve të qeverisë për të ulur një subvencion kundër varfërisë, njoftoi policia të mërkurën.

27-vjeçari nga Sicilia po hetohet nga policia në lidhje me rastin. Shtëpia e tij është kontrolluar dhe llogaria e tij në Twitter është mbyllur, njoftoi policia përmes një deklarate.

Qeveria e djathtë e Melonit dëshiron të kufizojë të ashtuquajturën skemë të “të ardhurave të qytetarëve” vitin e ardhshëm para se ta heqë këtë masë tërësisht në vitin 2024. Kjo masë do të zëvendësohet me një tjetër, megjithëkëtë detajet nuk u bënë të ditura./UBTNews/

Lajmet

Vlora Çitaku kritikon Albin Kurtin: Kosova nën sanksione pas 26 vitesh liri

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të jetë i përgatitur për të përballuar një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Në fjalën e saj, Çitaku shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se ka sjellë sanksione ndaj Kosovës pas 26 vitesh liri dhe pavarësi.

“Me administratën e parë të Trump, Kosova arriti të transformojë Forcën e Sigurisë në ushtri dhe mori njohjen nga Izraeli,” tha ajo.

“Fatkeqësisht, deputetit Albin Kurti nuk i bën përshtypje kjo. Për shkak të politikave të tij, Kosova po ndodhet sot nën sanksione nga vendet që dikur e ndihmuan në procesin e pavarësisë dhe lirisë,” shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Abelard Tahiri: Kosova duhet qeveri të re, jo më me Albin Kurtin

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar se Kosova duhet të sigurojë sa më shpejt formimin e një qeverie të re dhe të mos vazhdojë më me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Tahiri argumenton se kjo është e nevojshme për shkak të rekordit të dëmshëm që Kurti ka krijuar në raport me administratën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje me Kurtin në krye. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri më tani ka pasur dyshime për vazhdimësinë e tij, pavarësisht se VV ka dalë si parti fituese në zgjedhje, paralajmërimi i ish-presidentit Trump na jep një mesazh të qartë: të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë opozitare për t’i dhënë vendit një qeveri të re, pa përfshirjen e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje,” tha Tahiri.

Ai shtoi se përfshirja e Vetëvendosjes në qeveri do të jetë e dëmshme për marrëdhëniet me administratën amerikane dhe për interesat e Kosovës në përgjithësi.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Opozita duhet të përmbushë detyrimin kushtetues për votim

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga opozita që të reflektojë dhe të përmbushë detyrimin kushtetues për të votuar në seancat parlamentare.

Ai tha se gjatë më shumë se 20 seancave të fundit, opozita nuk ka ushtruar të drejtën e votës, duke mos shprehur vullnetin e lirë as për apo kundër çështjeve që diskutohen.

“Janë mbi 20 seanca që opozita nuk voton, duke mos ushtruar vullnetin e tyre të lirë as për apo kundër. Presim që opozita të reflektojë dhe të përmbushë obligimin kushtetues që është votimi. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët janë të detyruar të votojnë në seancën konstituive. Vullneti i tyre i lirë mund të jetë që të votojnë kundër apo të abstenojnë, por vota duhet të jepet. Megjithatë, kemi tashmë mbi 20 seanca që deputetët e opozitës nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë këtë detyrim kushtetues”, tha Murati.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet shtetas i huaj për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Fushë Kosovë nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 26.5 gramë substancë e dyshuar marihuanë, katër bimë të mbjellura në vazo, të dyshuara si kanabis sativa, një peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, si dhe tre fishekë.

I dyshuari, pas iniciimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Të kërkuara