Lajmet

​Kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës, deputetja e LVV-së kërkon reagimin e BE-së

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kërkon nga Bashkimi Evropian që të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj Serbisë pas ngritjes së aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas saj, edhe kërcënimet e vazhdueshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës po bëhen për shkak të tolerancës të aleatëve perëndimorë. Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e komisionit parlamentar për punë të jashtme, thekson se nëse sot Vuçiq shpall Kosovën “territor nën pushtim” duhen veprime konkrete të BE-së pasi një gjë e tillë është dështim edhe i tyre.

Deputetja e mazhorancës thotë se individë të caktuar në Bashkimin Evropian kanë pasur tendencë që mos të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë, pavarësisht organizimit të sulmeve terroriste në Kosovë si dhe krijimit të vazhdueshëm të tensioneve në veri.

“Sikur ka ekzistuar një tendencë që Serbia mos të preket shumë prej veprimeve konkrete që bashkësia evropiane do të mundte t’i ndërmerrte në këtë rast. Megjithatë, ne insistojmë se kurdo që të kemi një verdikt përfundimtarë bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë, në këtë kundërtën ata po krijojmë hapësirën një shteti që organizon sulme terroriste që të bëjë edhe në vazhdim”, tha Kryeziu-Hyseni.

Sipas saj, për shkak të tolerancës së BE-së, Vuçiq ka shtuar dozën e kërcënimeve ndaj Kosovës.

“Uroj që pas këtyre deklaratave BE-ja të ketë një qasje tjetër. Unë pres që pas këtyre veprimeve, aleatët perëndimor të veprojnë, pasi në rast se kjo ndodh në një masë të madhe është dështim i bashkësisë evropiane që ka toleruar në vazhdimësi Serbinë karshi qasjes që ka pasur ndaj Kosovës në raport me këto deklarata që kanë qenë të vazhdueshme. Këto s’janë deklarata të reja, s’janë diçka që po e dëgjojmë sot, mirëpo arsyeja që kemi ardhur deri këtu është se s’ka pasur prerje të saktë të BE-së me Serbinë. Serbia është toleruar dhe prandaj po tenton të krijojë eskalime në Kosovë edhe në vazhdim”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së konsideron se kërcënimet ndaj Kosovës po bëhen për shkak se Vuçiq ka humbur kontrollin në veri dhe se institucionet kanë shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në atë pjesë.

“Eskalimi nga ana e Serbisë vjen për shkak të shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore, kjo që ka munguar për gjatë gjithë kohës. S’kemi pasur sovranitet më të madhe atje dhe s’ka pasur prezencë të institucioneve tona më shumë sesa ka sot. Pafuqia për të kontrolluar veriun dhe për të pasur strukturat ilegale në veri po shkakton këto tensione të cilat nuk do të duheshin të toleroheshin nga BE-ja”, deklaron Kryeziu-Hyseni.

Duke folur për hapjen e urës së Ibrit, ajo thotë se ende ekziston gatishmëria e qeverisë për të ndërmarrë një veprim të tillë, por për shkak të specifikave kjo çështje duhet të diskutohet edhe në nivelin e institucioneve të sigurisë.

“(Hapja e urës së Ibrit) Kjo është një çështje që duhet të diskutohet në nivelin e institucioneve përgjegjëse të sigurisë, të cilat e kanë për obligim nëse ekziston gatishmëria për të bërë një veprim të tillë. Ne kemi thënë se bëhet një veprim i tillë dhe se jemi në të drejtën tonë…. Sa i përket çështjes së Urës ne kemi ndarë të gjitha informacionet me organet përgjegjëse dhe gatishmërinë për t’u hapur ajo. Ndërkohë kemi një marrëveshje që derivon nga procesi i dialogut dhe që është ezauar dhe që thotë se ura duhet të hapet”, tha Kryeziu-Hyseni.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të marrë “masa serioze” ndaj Kosovës, ku sot në një konferencë për medie pritet t’i shpalos të njëjtat.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara