Kulturë

Këngëtarja afgane publikon fotografi nga momenti i largimit

Published

on

Aryana Sayeed, një nga yjet e Afganistanit, ka shpërndarë një fotografi të saj në rrjete sociale duke u larguar nga vendi.

Sayeed ka 1.3 milion ndjekës dhe ka vite që kërcënohet nga persona që mendojnë se muzika, paraqitja dhe performanca e saj janë kundër kulturës afgane.

Këngëtarja ndau një imazh në Instagram duke konfirmuar se ishte e sigurt – në një avion ushtarak amerikan së bashku me të evakuuarit e tjerë.

Ajo falënderoi personat që i shkruan dhe uron që vendi i saj nuk do të përjetojë më vuajtje të tilla.

“Jam mirë dhe gjallë pas disa netëve të paharrueshme. Kam arritur në Doha, Katar, dhe po pres për fluturimin tim drejt Stambollit”, shkroi ajo.

Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”./UBTNews

Magazinë

Vdes në moshën 97-vjeçare aktori i njohur

Published

on

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Tom Troupe, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare, vetëm pesë ditë pas ditëlindjes së tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Beverly Hills, ka konfirmuar një përfaqësues i familjes.

Troupe njihej për rolet në seriale dhe filma të njohur si “Star Trek”, “Mission: Impossible”, “My Own Private Idaho” dhe “Cagney & Lacey”. Ai ishte gjithashtu bashkëshorti i aktores së ndjerë Carole Cook, me të cilën ndanin një pasion të përbashkët për teatrin në Los Angeles.

I lindur më 15 korrik 1928 në Kansas City, Troupe filloi karrierën në teatrot lokale para se të transferohej në New York më 1948, ku studioi aktrim me Uta Hagen. Më pas shërbeu në Luftën e Koresë, ku u nderua me medaljen “Bronze Star”.

Në vitin 1957 debutoi në Broadway me rolin e Peter van Daan në “The Diary of Anne Frank”, dhe më vonë u zhvendos në Hollywood, ku zhvilloi një karrierë të pasur në televizion dhe kinema, që zgjati më shumë se pesë dekada.

Përveç aktrimit, Troupe ishte edhe regjisor dhe shkrimtar. Ai do të kujtohet si një ikonë e vërtetë e skenës amerikane.

Continue Reading

Magazinë

Ky është seriali më i shikuar në Netflix gjatë vitit 2025

Published

on

Në fillim të këtij muaji, Netflix publikoi të dhënat e transmetimit për gjysmën e parë të vitit 2025 dhe në krye të listës së serialeve më të shikuara ndodhet “Adolescence”, një miniserial tronditës me katër episode që bëri bujë kudo në botë.

Me një vlerësim prej 98% në Rotten Tomatoes, “Adolescence” është një nga pretendentët kryesorë për çmimet televizive më të rëndësishme në muajt në vijim.

Nëse nuk e keni parë ende ose nëse doni ta përjetoni sërish, ja pse ia vlen të shikoni “Adolescence” (përsëri):

Owen Cooper mahnit në rolin e Jamie Miller

Ky është roli i parë televiziv për Owen Cooper, por duket se ka karrierë të gjatë para. Ai luan Jamie Miller-in, një djalë që akuzohet për vrasjen e shoqes së klasës së tij, Katie Leonard (luajtur nga Emilia Holliday). Ajo që e bën performancën e Cooper kaq të fuqishme është aftësia për të hyrë natyrshëm në personalitetin e ndërlikuar të Jamie-t. Ai duket si një djalë i zakonshëm, por me kalimin e episodeve, maska bie dhe shfaqet një anë e errët që të lë pa fjalë.

Në episodin e tretë, ai është kërcënues dhe manipulues, ndërsa përpiqet të fitojë besimin e psikologes Briony Ariston (e interpretuar shkëlqyeshëm nga Erin Doherty, e njohur nga “The Crown”).

Aktorë të jashtëzakonshëm dhe realizim teknik i rrallë

Regjisori Philip Barantini ka ndërmarrë sfidë të rrallë: çdo episod i “Adolescence” është xhiruar në shkrepje të vetme, pa ndërprerje, në kohë reale.

Kjo është arritje teknike që kërkon saktësi absolute nga çdo aktor dhe anëtar i ekipit. Stephen Graham shkëlqen në rolin e Eddie Miller, babait të Jamie-t, baba i brengosur që nuk di si të përballojë fajin e heshtur për gjithçka që ka ndodhur. Edhe ai është nominuar për një çmim Emmy, ashtu si Ashley Walters, që luan detektivin Luke Bascombe. Megjithatë, kritikët mendojnë se Cooper është ai që e meriton më shumë çmimin në këtë kategori.

Erin Doherty ka marrë një nominim për Aktoren Dytësore më të Mirë për rol në episodin 3, ndërsa Christine Tremarco, në rolin e nënës së Jamie-t, Manda Miller, ofron performancë po aq të thellë dhe prekëse. Disa e shohin si konkurrenten më serioze për të fituar në këtë kategori.

“Adolescence” hap debate të rëndësishme dhe të domosdoshme

Pa zbuluar shumë nga rrëfimi, “Adolescence” eksploron rrethanat që çuan në vrasjen e Katie Leonard dhe se si Jamie përfundoi në atë pikë. Edhe pse Katie bëri disa zgjedhje të këqija, seriali është i qartë në mesazhin: asgjë nuk e justifikon atë që i ndodhi asaj.

Seriali heton mënyrën si Jamie u radikalizua nga ndikimet toksike të të ashtuquajturës “manosferë”, pjesë e errët e rrjeteve sociale ku përhapet urrejtja ndaj grave. Kjo është një temë reale dhe aktuale, për të cilën shoqëria ende nuk ka gjetur përgjigje të qarta.

Continue Reading

Magazinë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Published

on

Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë.

Nga data 1 deri më 3 gusht, kodrat pranë kryeqytetit do të mbushen me yje botërorë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou, Fatboy Slim e të tjerë, por më shumë se kaq, do të ringjallin shpirtin e një kombi që përmes muzikës kërkon të dëgjohet në mbarë botën.

Që prej nisjes së tij në vitin 2018 nga Dukagjin dhe Dua Lipa, Sunny Hill ka qenë më shumë se një event muzikor – një platformë që ka ndihmuar Kosovën të gjejë zërin e saj në hartën globale, shkruan newsbreak.

Që nga sfidimi i hartave digjitale që e injoronin Kosovën, deri te ndërhyrjet në ndihmë pas tërmetit në Shqipëri, festivali është kthyer në simbol të aktivizmit kulturor dhe solidaritetit rajonal. Më 2022, festivali u bë zë i fuqishëm në fushatën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Momente si ai kur J Balvin mbështolli veten me flamurin kosovar e iu drejtua turmës me mesazhe shprese, u bënë virale e ndikuan në rritjen e presionit ndërkombëtar. Rezultati? Më 1 janar 2024, BE hoqi vizat për kosovarët.

Për të përballuar rritjen dhe për të përmirësuar përvojën, në vitin 2024 festivali u zhvendos në një park të ndërtuar enkas në Bernicë.

Hapësira e re, me kapacitet deri në 100 mijë njerëz, tashmë krahasohet me festivale si Coachella, jo vetëm për madhësinë por edhe për ndikimin.

Sunny Hill sjell çdo vit mbi 50 milionë dollarë të ardhura për Prishtinën dhe shndërron Kosovën në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe kulturor.

Kur Dua Lipa të ngjitet në skenë këtë verë, ajo nuk do të performojë vetëm si artiste, por si një zë që përfaqëson shpresën, identitetin dhe të ardhmen e një kombi të vogël që po bën zhurmë të madhe. /Telegrafi/

Continue Reading

Magazinë

Gwyneth Paltrow flet për ndarjen nga Brad Pitt: “Nuk ishte i emancipuar”

Published

on

Fejesa e shkurtër, por shumë e komentuar e Gwyneth Paltrow me Brad Pitt në mesin e viteve ’90 ishte një nga romancat më të joshëse të Hollywood-it.

Megjithëse çifti dukej i përsosur në sytë e publikut e shfaqej rregullisht në evente madhështore, pas fasadës së shkëlqimit fshiheshin mosmarrëveshje të thella që përfundimisht çuan në ndarjen e tyre.

Sipas biografisë më të re të shkruar nga Amy Odell, me titull “Gwyneth: The Biography”, që publikohet më 29 korrik, shkaku kryesor i ndarjes së tyre ishte mospërputhja në karaktere dhe mënyrë jetese.

Paltrow, e rritur në një ambient elitar, intelektual dhe kulturor të New York-ut, besonte se Pitt, që vinte nga një familje tradicionale, fetare dhe me rrënjë të thella në Misuri, nuk përfaqësonte nivelin e emancipimit që ajo kërkonte te një partner.

“Ajo e shihte veten si më e zgjuar, më e arsimuar dhe më e sofistikuar se ai,” shkruan autorja.

Vetë Gwyneth tregoi se kur dilnin për darka elegante, i duhej t’i shpjegonte Pitt-it çfarë lloj havjari po konsumonin. Sipas miqve dhe kolegëve, ajo qante gjatë kësaj marrëdhënieje, e përfshirë nga pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit përballë suksesit të madh të Pitt-it. Edhe pse ai e quajti “engjëlli im” dhe “dashuria e jetës sime” në ndarjen e çmimeve Golden Globes më 1996, dyshimet e saj për të ardhmen e tyre ishin tashmë prezente.

Në një intervistë të fundit në podcast-in “Call Her Daddy”, Paltrow pranoi se në atë periudhë nuk ishte ende e gatshme për martesë, megjithëse ndarja nuk ishte e lehtë për të. Koha tregoi se secili ndoqi rrugën e vet: Pitt u kthye në një ikonë globale të kinemasë, ndërsa Paltrow, përmes markës së saj Goop, u shndërrua në simbolin e një jete të rafinuar dhe moderne, stil që ajo e ka mishëruar gjithmonë.

Continue Reading

Të kërkuara