Kulturë

Këngëtari nga Mali, Salif Keita u bën thirrje artistëve për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin

Keita u bëri thirrje artistëve rreth globit të mbështesin.

Published

on

Salif Keita, i njohur ndryshe edhe si Zëri i Artë i Afrikës u ka bërë thirrje artistëve të bashkohen në përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit për albinizmin.

Me krijimin e Fondacionit Global Salif Keita në vitin 2015, këngëtari dhe tekstshkruesi nga Mali dha kontribut të madh në lëvizjen e albinizmit.

Në një intervistë për Anadolu Agency, Keita u bëri thirrje artistëve rreth globit të mbështesin dhe të shqetësohen më shumë rreth çështjes së albinizmit.

I përkushtuar për të punuar për kushte më të mira për albinët, Keita tha: “Ata janë të izoluar, të shënjestruar, të persekutuar, të sakrifikuar. Janë shumë ata që po sakrifikohen. Për këtë arsye, ne artistët duhet të jemi partnerë në këtë kauzë”.

“Këtë vit, pesë albinë u sakrifikuan për zgjedhjet në Mali. Kjo sepse nuk ka zgjedhje. Kur ka zgjedhje, ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet për t’i mbajtur ata të sigurt”, deklaroi ai më tej.

“Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje sepse kur një figurë udhëheqëse kërkon të sakrifikohet një albin, nuk dënohet. Shoqëria duhet ta përqafojë këtë kauzë në mënyrë që ata që janë të përfshirë në sakrificat albino të marrin dënimet e nevojshme”, tha ai duke iu përkushtuar plotësisht në nivel global kësaj kauze.

Këngëtari 72-vjeçar u lind me albinizëm – një gjendje e trashëguar që manifestohet me lëkurë, flokë dhe sy në ngjyrë të zbehtë.

Muhammad Ali

Kolona zanore e Keita-s, “Tomorrow-Ali”, u shfaq në filmin e vitit 2001, “Ali”, që bazohej në jetën e legjendës së boksit, Muhammad Ali, dhe në të shkëlqente Will Smith.

Në lidhje me kolonën zanore, ai tha: “Ali është një burim i madh krenarie për zezakët dhe për këtë arsye, ne të gjithë mbështesim luftën e tij kundër racizmit dhe diskriminimit”.

“Kur m’u ofrua të kompozoja muzikën e filmit Muhammed Ali, u gëzova shumë që u zgjodh pjesa që e përgatita me shumë dashuri dhe guxim”, deklaroi ai më tej.

Duke folur për një pikë të përbashkët që ka me boksierin, Keita tha: “Unë nuk jam i bardhë, ndihem i zi. Gjaku ynë është i njëjtë. Sigurisht që kemi ngjashmëri për sa i përket luftës. Ai luftonte për një komunitet që u përjashtuan dhe u ekspozuan ndaj racizmit. Unë po luftoj për kauzën e albinos”.

Ai vazhdoi duke thënë: “Më pëlqeu më së shumti arroganca e tij dhe rebelimi i tij[…] dhe sigurisht është një boksier shumë i mirë”./UBTNews/


Lifestyle

Si të shpëtojmë nga thembrat e çara? Këshilla për këmbë të lëmuara dhe të kuruara

Published

on

Thembrat e çara janë një problem i zakonshëm, veçanërisht pas verës kur këmbët janë të ekspozuara ndaj diellit dhe këpucët e hapura. Përveç pamjes së shëmtuar, lëkura e plasaritur mund të bëhet një vend ideal për zhvillimin e infeksioneve kërpudhore dhe baktereve, kështu që kujdesi i rregullt i këmbëve është i rëndësishëm.

Një nga trajtimet natyrale dhe të thjeshta që mund të mos e keni provuar më parë përfshin vetëm një ushqim – limonin. Kjo metodë është e thjeshtë dhe me aplikim të rregullt mund të japë rezultate çuditërisht të mira.

Gjithçka që duhet të bëni është të merrni një limon të madh, ta prisni në gjysmë, ta vendosni në thembra, të vendosni çorape sipër dhe ta lini aty për rreth 30 minuta. Acidi citrik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe zbutjen e zonave të vrazhda, duke e lënë lëkurën më të butë dhe më të lëmuar.

Përveç limonit, kujdesin e këmbëve mund ta kompletoni duke përdorur vajra natyralë, ulliri apo kokosi. Aplikuar drejtpërdrejt në këmbë ose duar, ndihmojnë në rivendosjen e lagështirës e parandalimin e tharjes. Vishni çorape gjatë natës pasi të keni aplikuar një hidratues të pasur.

Dermatologët këshillojnë që ky trajtim të përsëritet disa herë në javë për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, sidomos për thembra të thata dhe të çara. Gjithashtu, mos harroni rutinën e përditshme të kujdesit, veçanërisht pas dushit. Rekomandohet të aplikoni një shtresë vazelinë ose krem ​​ushqyes menjëherë pas dushit. Kujdesi i rregullt, përbërësit natyralë dhe pak vëmendje mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Continue Reading

Magazinë

Arrestohet William Levy, aktori i njohur i serialeve spanjolle

Published

on

Aktori kubano-amerikan, William Levy, u arrestua të hënën mbrëma për sjellje të çrregullt ndërsa ishte në gjendje të dehur dhe mbetet në burg në Florida të Jugut.

Incidenti ndodhi në qytetin Weston, sipas Sistemit të Burgjeve të Broward County, 45 kilometra larg Miami, ku aktori dhe producenti kuban u arrestua përfundimisht dhe u transferua në burgun e qarkut Broward.

Sipas mediave amerikane, në foton nga arrestimi, aktori ishte dukshëm i dehur.

Data e lirimit të tij, shuma e dorëzanisë ose kur është planifikuar të dalë para një gjyqtari nuk dihen end, ai përballet me një dënim maksimal prej 60 ditësh për prishje të qetësisë, siç përcaktohet nga ligji i Floridas, dhe deri në një vit burg për shkelje.

Arrestimi vjen pas një sërë problemesh të gjata, veçanërisht për shkak të një konflikti me ish-partneren e tij, aktoren Elizabeth Gutierrez, që bëri që policia të vizitonte shtëpinë e tij katër herë.

Ata e akuzuan vazhdimisht se e tradhtoi me kolegët dhe u ndanë disa herë, dhe më 2022 njoftuan se më në fund po ndaheshin. Megjithatë, postimi u fshi shpejt dhe ata u panë sërish bashkë. Ai është më i njohur për serialet “Cuidado con el angel”, “Triunfo del Amor” dhe “Sortilegio”.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry do të udhëtojë në hapësirë, ja imazhi që postoi para nisjes

Published

on

Katy Perry ngarkoi një video pak para udhëtimit të saj në hapësirë.

Gjashtë gra, duke përfshirë një yll pop, një aktiviste, një gazetare dhe një ish-shkencëtare raketash, do të bëjnë histori sot duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, tërësisht femër, në gati 60 vjet.

Misioni drejtohet nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez, e cila përzgjodhi personalisht ekuipazhin e misionit Blue Origin.

Këngëtarja e njohur në videon që ka postuar është shprehur se kanë mbetur edhe një orë e pesë minuta deri në lançim, duke theksuar se është e emocionuar dhe se ka marrë dashuri pa kufi.

Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi fansat e saj se pas udhëtimit të saj do të ngarkonte një zbulim.

Continue Reading

Magazinë

Johnny Depp befason fansat me transformimin për një rol në një film të ri

Published

on

Johnny Depp i është rikthyer aktrimit në Hollywood në filmin “Day Drinker”, për të cilin ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e tij, gjë që ka habitur fansat.

Ky projekt po drejtohet nga Marc Webb, i njohur për filmat “The Amazing Spider-Man” dhe versionin më të fundit të Disney-t të Borëbardhës me Rachel Zegler dhe Gal Gadot.

Në këtë film, Depp luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz.

Fotoja e parë nga seti tregon Depp duke mbajtur një gotë dhe duke parë kamerën me një shprehje të zymtë.

Një ndryshim i madh në pamjen e tij ka tërhequr vëmendjen – flokët e tij të gjatë dhe mjekra janë pothuajse tërësisht gri, duke e bërë atë të duket më i vjetër nga sa e kujtojnë fansat.

Në “Day Drinker”, Depp (61 vjeç) luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz, ku takon një kamariere të re, të luajtur nga Madelyn Cline.

Marrëdhënia e tyre së shpejti ngatërrohet në një rrjet krimi dhe sekretesh. Penelope Cruz luan një kriminele të rrezikshme.

Përveç yjeve kryesore, në film luajnë aktorët spanjollë Manu Rios, Aron Piper, Juan Diego Botto dhe Anika Boyle.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara