Sport

Kelmendi: Si trajnere po i shijoj më shumë sukseset e xhudos

Këto suksese Kelmendi tha se ishin duke i pritur, por që edhe u befasuan nga disa prej xhudistëve të rinj.

Published

on

Majlinda Kelmendi ka filluar të jap rezultate impresionuese tashmë edhe si trajnere e xhudos. Nën drejtimin e saj dhe të Driton Kukës, xhudistët kosovarë fituar tetë medalje të arta individuale si dhe u shpallën kampion ballkanik në garën ekipore. Këto suksese Kelmendi tha se ishin duke i pritur, por që edhe u befasuan nga disa prej xhudistëve të rinj.

“Realisht për ditën e djeshme, në gara individuale, ka shkuar më mirë se sa e kemi pritur. Sigurisht qe prej Lorianës, Akilit, Distrisë kemi pritur medalje të arta, mirëpo Muhamedin Veseli edhe Dion Sharapolli na kanë befasuar për të mirë, kjo tregon që në xhudon e Kosovës do të dalin në të ardhmen edhe emra të rinj. Kështu që në përgjithësi ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Jemi kënaqur, garat ekipore në përgjithësi janë me adrenalinë, shumë interesant, kështu që ka qenë atmosferë jashtëzakonisht e mirë, garuesit kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar”, tha Kelmendi.

Ajo shtoi se garuesit u motivuan shumë nga fakti se kjo garë u zhvillua në Kosovë, e posaqërisht në qytetin e Pejës.

“Sigurisht që po, nëse Kampionati Ballkanik do të ishte mbajtur në ndonjë shtet tjetër jam e sigurt që asnjëri prej garuesve nuk do të kishte shprehur vullnet të marrë pjesë, por, përderisa është mbajtur në Kosovë, në qytetin tonë, në qytetin e Pejës, secili ka qenë i gatshëm të marrë pjesë për vet faktin që ndoshta janë familjarët këtu, janë bashkëqytetarët, kështu që me kënaqësi kanë marrë pjesë”, theksoi Kelmendi.

Kelmendi theksoi se tani do të përgatiten për Kampionatin Evropian të xhudos që zhvillohet po ashtu në Kosovë në muajin dhjetor dhe se aty synojnë suksese të tjera.

“Po besoj që po, jemi duke punuar intensivisht, jemi duke u përgatitur në maksimum edhe Kampionati Evropian do të jetë jashtëzakonisht i fortë. Presim shumë më shumë njerëz të vijnë, ta shohin garën, do të jetë shumë interesant, do të marrin pjesë yjet botërore, kështu që po besojmë që do të kemi sukses edhe atje”, shtoi më tutje ish-kampionia olimpike.

Ajo thekson se për dallim nga koha kur garonte dhe e kishte presionin e fitimit të medaljeve, tani si trajnere po e shijon shumë më shumë këtë sport.

“Sigurisht që po, po e shijoj në maksimum. Si garuese kam pasur shumë stres, shumë ngarkesë dhe presion, ndoshta për vet faktin që të gjithë shqiptarët presin që Majlinda të jetë e para, kështu që tani si trajnerë po e shijojë shumë më shumë”, tha në fund ajo.

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho rikthen stilin e tij luftarak, mbron lojtarët dhe kritikon gjyqtarët

Published

on

By

Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij ndaj gjyqtarëve dhe mbrojtjes së vazhdueshme të futbollistëve të Real Madridit.

Trajneri portugez ka nxitur diskutime pas përplasjes me gjyqtarët në ndeshjen kundër Villarrealit, ku u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gazetari i “esRadio”, Sergio Valentin, vlerëson se Mourinho po përpiqet të krijojë një atmosferë mbrojtëse për lojtarët, duke larguar presionin dhe kritikat nga skuadra.

Sipas tij, kjo strategji synon të forcojë unitetin brenda ekipit dhe të rikthejë lidhjen mes futbollistëve dhe tifozëve.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Villarrealit, Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media, duke nxitur reagime të tjera.

Megjithatë, disa analistë kanë vënë në dyshim efektivitetin e kësaj qasjeje, duke theksuar se Real Madridi duhet të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve në fushë.

Sipas artikullit, madrilenët ndodhen gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërsa përpara kanë përballje të rëndësishme me Romën në Ligën e Kampionëve, Sevillan në kampionat dhe Barcelonën më 25 tetor.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për të parë nëse strategjia e Mourinhos do të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara