Lajmet

KEK: Ndalet puna dy ditore në Njësinë B1

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në minutat e para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm.

Sipas një njoftimi, gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve.

“Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00. Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Granti i katërt i komunave, premtim i papërmbushur i Qeverisë

Published

on

By

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, Granti i katërt për komunat mbetet ende një premtim i pambushur. Disa nga kryetarët e komunave shprehen shqetësimin e tyre për mos funksionalizimin e këtij granti, duke e cilësuar si një taktikë elektorale të përdorur në fushatë. Ata akuzojnë qeverinë për shpërndarje të padrejtë të fondeve, duke favorizuar disa komuna që udhëhiqen nga Vetëvendosje.

Me Grantin e katërt për Komuna do të financojmë projekte infrastrukturore të cilat jo vetëm që gjenerojnë vende të reja të punës por edhe ndërtojmë infrastrukturën kritike për ringjalljen dhe urbanizimin e komunave”, ishte një tjetër premtim i Kurtit, i cili nuk u realizua. Derisa përgjigje nuk pati as nga Ministria e Financave se kur do të krijohet ky grant.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ankohet për qasjen e qeverise aktuale karshi kryetarëve të komunave të cilët nuk janë të udhëhequra nga partia në pushtet. Ai derisa thotë se premtimi se do të ndajë grantin e katërt nuk u realizua, shton se pushteti bënë dallime në ndarjen buxhetore, duke përmendur këtu, që Prizreni dhe Prishtina bashkë morën buxhet më pak se Podujeva që është një komunë relativisht e vogël.

Natyrisht po të kishim mjete më tepër, kishim kryer punë më tepër dhe kjo gjithmonë shkon në favor të qytetarëve, kurse në anën tjetër qeveria edhe pse në fushatë elektorale ka premtuar se do të ndajë Grantin e katërt” për komunat, nuk e ka ndarë atë, dhe kur i ka publikuar ndarjet buxhetore të cilat shkojnë nëpër komuna përmes ministrive sërish e kemi një disfavor për ato komuna që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Një shembull konkret, Prizreni dhe Prishtina bashkë morën më pak se Podujeva që është një komunë relativisht e vogël dhe ky është një tregues i një qasje jo serioze, por le të shpresojmë se në të ardhmen do të kemi përmirësime në këtë drejtim”, thotë Totaj.

Kritika për këtë pati edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Ai thotë se krijimi i këtij granti ishte një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës.

Kjo ka qenë në kuadër të programit të qeverisë, por që nuk është funksionalizuar ajo pjesë dhe nuk e di arsyen pse. Por, e shoh kryesisht një premtim që ka rrjedhur në kuadër të fushatës“, thotë Nura.

Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se ndonëse Granti i katërt” është premtuar nga Qeveria ai është tërhequr nga Ligji për financat lokale dhe i njëjti nuk është krijuar ende.

Ibrahimi nënvizon po ashtu se shumica absolute e kryetareve vlerësojnë se gjatë ndarjes buxhetore për komuna, mjetet financiare të cilat shkojnë nëpër ministri të linjës ka pabarazi në ndarjet buxhetore.

Granti i katërt” dhe granti për shërbime sociale janë akomoduar në projektligjin për financa lokale, projektligj ky i cili nuk është duke u shtyrë apo nuk është duke e vazhduar procesin për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse ministri Hekuran Murati e ka tërheq këtë projektligj në vitin 2022. Dhe “Granti i katërt” edhe pse ka qenë zotim i LVV-së gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021 nuk është realizuar deri më tani. Shumica absolute e kryetareve vlerësojnë se gjatë ndarjes buxhetore për komuna, mjetet financiare të cilat shkojnë nëpër ministri të linjës ka pabarazi në ndarjet buxhetore. D.m.th për disa komuna qeveria ka dhënë mjete më shumë se sa për komunat tjera në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.

Vetëvendosje, fillimisht Grantin e katërt e pati quajtur për transformimin zhvillues të komunave. Sipas premtimit të LVV-së, përmes këtij granti, në katër vitet e ardhshme, komunave do t’u alokohen 600 milionë euro, dhe komunat do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vjeshtën e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna, në Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe në Podujevë.

Partia Demokratike e Kosovës, qeverisë në Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Dragash, Lipjan dhe në Pejë. Dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheq në Gjakovë, Klinë, Rahovec, Deçan dhe në Suharekë.

Continue Reading

Bota

Lufthansa do të punësojë 10.000 punonjës të rinj në 2025

Published

on

Lufthansa ka njoftuar një plan ambicioz për të shtuar 10.000 punonjës të rinj në vitin 2025, duke kërkuar staf të ndryshëm për sektorët e fluturimeve dhe operacioneve tokësore. Ky njoftim vjen edhe pas një viti të vështirë për kompaninë, i shoqëruar nga konflikte të rëndësishme brenda grupit gjatë vitit 2024. Kompania ka theksuar se ka nevojë për 2.000 stjuardesa, 1.400 punonjës për operacionet tokësore dhe rreth 1.300 ekspertë teknikë. Po ashtu, Lufthansa është duke kërkuar 1.200 punonjës të administratës dhe 800 pilotë të rinj.

Rreth gjysma e këtyre punësimeve janë planifikuar të realizohen në Gjermani, por filialet e tjera si Eurowings dhe Austrian Airlines gjithashtu do të angazhojnë qindra punonjës të rinj. Megjithatë, punësimet e vitit 2025 në Lufthansa Airlines do të jenë më të pakta se ato të vitit të kaluar, për shkak të një programi që ka për qëllim uljen e kostove të kompanisë.

NjoftimI vjen pas një periudhe të vështirë për sektorin e udhëtimeve në Gjermani, që ka përjetuar një rritje të shpenzimeve të udhëtimit nga konsumatorët, pavarësisht situatës ekonomike të pasigurt. Lufthansa ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për planet e saj për punësim, por edhe për një mundësi të re ekspansioni, pasi po përfundon blerjen e linjës ajrore shtetërore italiane Ita, që do të forcojë pozitat e saj në tregun e Evropës Jugore. Kjo blerje është aktualisht nën shqyrtim nga Komisioni Evropian, i cili ka vendosur disa kushte për të siguruar konkurrencë të drejtë në treg./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, këto pika do të shqyrtohen

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mbaj mbledhje.

Në rend dite janë paralajmëruar 7 pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet propozim vendimi për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar shtojcën 1 të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Continue Reading

Bota

Tërmet në Itali

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar në orën 02:42 të mëngjesit të datës 10 janar 2025, në një zonë të veriperëndimit të rajonit Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines, Itali. Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti kishte një hipoqendër të vendosur në një thellësi prej shtatë kilometrash. Epiqendra e tij u gjet tre kilometra larg komunës së Ampezzo, që ndodhet në pjesën malore të rajonit.

Për shkak të magnitudës së ulët dhe thellësisë së konsiderueshme të hipoqendrës, lëkundjet ishin ndjerë, por nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima. Ky tërmet është një nga ato që shpesh nuk shkaktojnë pasojat më të mëdha, por mund të jenë të ndjeshme për banorët e zonave afër epiqendrës.

Instituti i Gjeofizikës ka monitoruar situatën dhe vazhdon të mbajë nën vëzhgim çdo aktivitet të mundshëm sizmik në këtë rajon, për t’u siguruar që çdo ndryshim mund të vlerësohet në kohë. Tërmetet e tilla janë relativisht të zakonshme në këtë zonë, pasi ajo ndodhet afër kufirit të pllakave tektonike, ku aktiviteti sizmik mund të ndodhë me intensitet të ndryshëm./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara