Lajmet

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Published

on

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të mërkurën, më 12.03.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Nga TS 220/35/10(20)[kV]  Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) nga ora 10:00 deri 14:00.

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë dhe Dvorishtë.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllës së dëmtuar 10kV.

Pejë

Nga NS 110/10[kV]  Deçani do të ndërpritetet:

LP 10kV Juniku (kodi: 53000007) nga ora 10:30 deri 12:30

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Pobërxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Nd;rrimi i grupit mat;s te TS Junik Qestaj, kodi 53000007029.

Prizren

Nga NS 110/35/10 [kV]   Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV]  Mushtishti (kodi: 32000002) në dy termine, nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 15:00  deri 15:30.

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

NS 110/35/10 [kV]

Theranda

Nga Dalja 10 [kV]  Mushtishti do të ndërpritet:

NS 10/0.4[kV]  Lagja te shkolla me kod ( 32000002033) nga ora 08:30 deri 15:30.

NS 10/0.4[kV]   Lagja Osmani me kod ( 32000002048) nga ora 08:30 deri 15:30.

NS 10/0.4[kV]   Vraniq III te shkolla me kod (3200002016) nga ora 08:30 deri 15:30.

Vendet: Vraniqi, Mushtishti.

Arsyeja: Demontimi i rrjetit të vjetër duke përfshirë izolatorët, konzollat dhe elementet tjera të vjetra, ndërrimi i shkarkuesve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, dhe punime tjera elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.

Ferizaj

Nga NS 110/6kV Hani i Elezit do të ndërpritet:

LP 6kV J03 Paldenica (kodi: 42000004)  në dy intervale kohore, nga ora 10:00 deri 10:15, dhe nga ora 14:45 deri 15:00.

Vendet: Paldenica, Pompa “Alba oil”, Axhamët, Dimc dhe Dremjak.

Arsyeja: Manipulim me ndarësa.

Nga NS 110/6[kV] Hani i Elezit do të ndërpritet:

LP 6/04kV J03 TS-Uji i Tharët-Paldenicë (kodi: 42000004003) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Paldenica.

Arsyeja: Riparimi i panelit 0.4kV.TS-Uji i Tharët-Paldenicë.

Mitrovicë

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet:

NS 10/0.4kV  TSM Pantin – 1 (me kod: 73000004009) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet:  Fshati Pantinë.

Arsyeja: Shtrirja e kabllos bistekë për shkarkim të daljes 0.4 kV.

Gjakovë

Nga NS 35/10 kV Malisheva  do të ndërpritet:

Dalja 10kV Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 08:00 deri 15:30.

Vendet: Fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Projekte investive. ndërrimi i shkarkueseve nëpër trafo.

NS 110/35/10 kV  Rahoveci

Nga Dalja 10 kV  Pataçani do të ndërpritet:

NS 10/0.4k Pompat e Ujit Pastasellë me kod: (82000001026) nga ora 09:00 deri 14:00.

Vendet: Pastasellë.

Arsyeja: Ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët.

Gjilan

Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërpitet:

Dalja 10[kV]  Sllatina (kodi: 61065002) nga ora 08:00 deri 15:30.

Vendet: Fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezëve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.

Arsyeja: Montimi (ngritja) e shtyllave të reja për LP e ri, si dhe demontimi i shtyllave të vjetra për projektin LOT 24 GJILANI-SADOVINA-E MUHAXHERVE-L-22-24-4-07 si dhe TS- i ri L-22-24-04-4-08.

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara