Magazinë

Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë lidhjen e tyre në Paris

Published

on

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti u pa për herë të parë publikisht si partnerë të shtunën, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej muajsh.

Sipas TMZ, Perry dhe Trudeau, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin “Crazy Horse” për të festuar ditëlindjen e këngëtares. Fotot e publikuara tregojnë çiftin duke dalë dorë për dore nga teatri, të buzëqeshur dhe të relaksuar.

Perry kishte zgjedhur një fustan elegant të kuq, ndërsa Trudeau u shfaq me një kostum klasik të zi, duke ruajtur një profil modest gjatë mbrëmjes në kryeqytetin francez. Thashethemet për lidhje nisën verës, kur u panë për herë të parë bashkë në Montreal, pak pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom.

Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, më 2023, pas 18 vitesh martesë. Në shtator, ata u fotografuan sërish në një jaht pranë Santa Barbarës, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje, një ngjarje që shtoi spekulimet për një lidhje romantike.

Burime pranë revistës People kanë zbuluar se Trudeau “është treguar i këmbëngulës” dhe se mes tyre ka “një lidhje të lehtë, të respektueshme dhe plot kimi”.

Aktualisht, Katy Perry është në mes të turneut botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin promovon albumin e saj, 143. Turneu ka nisur në Meksiko Siti dhe ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërsa këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat në mbarë botën. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Dua Lipa po martohet

Published

on

E famshmja Dua Lipa duket se do të martohet këtë verë, dhe për martesën e saj me aktorin e njohur Callum Turner ka shkruar The Sun, ku ka zbuluar disa detaje nga ky planifikim i dasmës, transmeton KultPlus.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori, Callum Turner, janë duke përgatitur në fshehtësi dasmën e tyre, pasi shpallën fejesën vitin e kaluar.

Sipas një burimi për rubrikën Bizarre të The Sun , përgatitjet janë në kulm, por gjithçka po mbahet larg vëmendjes së publikut.

“Planet janë në zhvillim të plotë për dasmën e Duas dhe Callumit, por gjithçka po mbahet shumë diskrete. Dasma do të zhvillohet këtë verë, ajo do të jetë e martuar para se të mbushë 31 vjeç në muajin gusht”, ka thënë burimi.Çifti thuhet se dëshiron një ceremoni të vogël dhe të ngrohtë, vetëm me njerëzit më të afërt.

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora në kopertinën e “Crash 108”

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja me famë ndërkombëtare Rita Ora është në qendër të vëmendjes në numrin më të ri të revistës Crash Magazine, “CRASH 108 – The Privacy Issue”, ku vjen me një intervistë dhe paraqitje vizuale mbresëlënëse.

Në këtë edicion, Rita Ora prezantohet si një artiste që vazhdimisht rishpik veten, duke lëvizur mes muzikës, filmit dhe modës. Nga hitet që kanë kryesuar listat, deri te rolet në ekran, ajo dëshmon një dëshirë të fortë për të eksperimentuar dhe për të sfiduar kufijtë artistikë.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha shpërblehet me “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është vlerësuar së fundmi me “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, duke nënvizuar ndikimin e saj në muzikën dance dhe kontribuimin e vazhdueshëm në këtë zhanër global.

E emocionuar nga ky çmim, Rexha ndau në Instagram një video ku shfaqet duke marrë trofeun:

“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua t’u falënderoj fansave të mi për mbështetjen e tyre gjatë këtij udhëtimi të çmendur. Faleminderit edhe komunitetit të muzikës dance për pranimin. Muzika dance ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë shpëtimi, terapia ime dhe është ende e tillë. Nuk ka gjë si të dëgjosh këngën tënde në një festival, klub apo në makinë. Sigurohuni që të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’ me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është jashtë tani. Gëzuar!”

Në vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë aktive në Euro-dance, duke sjellë këngë që u bënë hite ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final

Published

on

Katër astronautët e misionit Artemis II kanë lënë orbitën e Tokës, pasi kapsula Orion ndezi motorin kryesor për një shtytje përfundimtare drejt Hënës. Ndezja 5 minuta e 55 sekonda, e njohur si Translunar Injection (TLI), kaloi “pa probleme”, sipas NASA-s.

Astronauti kanadez Jeremy Hansen, i pari jo-amerikan që udhëton drejt Hënës, tha se ekuipazhi po ndihej “shumë mirë” dhe se pamja e Tokës duke u zvogëluar ishte spektakolare.

Orion po ndjek një rrugë rreth Hënës, që mund ta çojë më larg nga Toka se kurrë më parë – mbi 7,600 km përtej Hënës – duke e bërë këtë udhëtim potencialisht më të largët se Apollo 13.

Në ditën e gjashtë, astronautët do të shohin një eclipse totale diellore, me Hënën duke mbuluar plotësisht Diellin dhe Tokën të dukshme anash.

NASA thekson se TLI është një hap historik drejt kthimit të njerëzve në sipërfaqen e Hënës dhe simbolizon fuqinë e shpresës dhe bashkëpunimit njerëzor në eksplorimin e hapësirës.

Continue Reading

Të kërkuara