Sport

Katër vjet nga suksesi më i madh i Kosovës në basketboll

Publikuar

Më 19 gusht 2017, Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll. Basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur të dytët, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.

Ky ishte një sukses i madh, pasi ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.

Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.

Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar dhe kualifikuar tutje.

Sport

Zinedine Zidane shumë pranë emërtimit si trajner i Bayern Munich

33-herë kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për ta ulur në stolin e trajnerit, legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane.

Publikuar

nga

Bayern Munich nuk po kalon nëpër një formë të mirë nën drejtimin e Thomas Tuchelit këtë sezon dhe si duket aventurës së tij te bavarezët po i afrohet fundi.

Drejtuesit e klubit gjerman para disa javësh kishin filluar kontaktet me ‘ishin’ e tyre, Juilan Nagelsmann, mirëpo ai refuzoi të merrte postin e trajnerit për herën e dytë te Bayerni. Kështu sot ai zyrtarizoi marrëveshjen e re me Kombëtaren e Gjermanisë.

Në anën tjetër, sipas mediave spanjolle, 33-herë kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për ta ulur në stolin e trajnerit, legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane.

Zidane më parë kishte drejtuar vetëm Real Madrid-in, por që në këtë aventurë bilanci i tij është mbreslënës, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Liga-n.

“Mundo Deportivo”, ka bërë të ditur se edhe për vetë Zidane, Bayern Munich cilësohet si një prej klubeve që plotësojnë kushtet të cilat kërkon ai për një projekt ambicioz, si për historinë që ka, ashtu edhe për projektet afatgjata që ndërton.

Palët pritet të vihen në kontakt në javët e ardhshme, për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Roma i vihet pas sulmuesit të Juventusit

Trajneri De Rossi e pëlqen shumë futbollistin.

Publikuar

nga

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, skuadra e Romës ka shfaqur interes për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Trajneri De Rossi e pëlqen shumë futbollistin dhe e njeh mjaft mirë atë pasi kishin punuar bashkë gjatë kohës sa ishte asistent i Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë.

Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në verën e vitit 2025, dhe Matteo Moretto bën të ditur se Juventusi ka filluar të punojë me agjentin e tij për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të re.

Për sulmuesin 25-vjeçar thuhet se interes ka shfaqur edhe skuadra e Newcastle, mirëpo asgjë nuk është e konfirmuar sa i përket kësaj pjese.

Chiesa deri më tani gjatë këtij edicioni ka tetë gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Julian Nagelsmann zbulon të ardhmen e tij

Interesimi për trajnerin gjerman nuk kishte munguar nga klubet e mëdha evropiane.

Publikuar

nga

Julian Nagelsman i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. Trajneri gjerman ka nënshkruar sot një kontratë të re me Federatën Gjermane, duke konfirmuar se do ta drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij deri në Botërorin 2026.

Interesimi për trajnerin gjerman nuk kishte munguar nga klubet e mëdha evropiane. Bayern Munich po e shihte me kujdes, duke kërkuar rikthimin e tij në “Allianz Arena”, Në anën tjetër ishin edhe Liverpool e Manchester United ekipe të cilat donin të ofronin shërbimet e trajnerit. Por sot erdhi vendimi për rinovimin, që u bë zyrtar nga Federata Gjermane duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth tij.

Ky është një vendim zemre. Është një nder i madh që të jem unë ai që drejton ekipin kombëtar dhe të punoj me lojtarët më të mirë të vendit”, tha ai.

Ndërkaq edhe presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e kontratës me trajnerin.

Ky është një sinjal i fortë për Federatën dhe ekipin kombëtar që Julian Nagelsman do të qëndrojë trajner përtej Evropianit. Pasi ai ishte në listën e shumë klubeve të mëdha në Evropë. Por ekipi kombëtar është më shumë se një punë për Nagelsman, është çështje zemre”, deklaroi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Liverpool e gjen zëvëndësuesin e Salahut te West Hami

“The Reds” tani më ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e sulmuesit egjiptian dhe një nga emrat e fundit që i është shtuar listës është Mohammed Kudus.

Publikuar

nga

Në sezonin e kaluar, Liverpooli refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh për Mohamed Salah dhe si duket në fund të këtij sezoni egjiptiani do të përshëndetet me anglezët.

“The Reds” tani më ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e sulmuesit egjiptian dhe një nga emrat e fundit që i është shtuar listës është Mohammed Kudus.

Reprezentuesi ganez ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e West Hamit, duke shënuar 13 herë dhe asistuar katër herë në të gjitha kompeticionet.

23-vjeçari po konsiderohet si opsion ideal për të zëvendësuar Salah. Po ashtu ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit, gjë e cila është një ‘bonus’ për të.

West Ham e transferoi atë për vetëm 38 milionë euro nga Ajaxi, teksa vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve arrin shifrën e 50 milionë eurove./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara