

Lifestyle
Katër tipet e personaliteteve që gjeni në punë
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi“Kimia” luan një rol të madh edhe në marrëdhëniet në punë, në suksesin dhe karrierën tuaj në përgjithësi. Por se a do të shkoni mirë me një koleg varet gjithashtu nga tipi i personalitetit.
Më poshtë gjeni katër tipat kryesorë të personaliteteve që hasim në zyrë:
PIONIERËT – nxisin energji dhe imagjinatë. Janë praktikë, spontanë dhe të përshtatshëm. Ata janë mendimtarë krijues dhe besojnë se rreziqet e mëdha sjellin gjëra të mëdha.
KUJDESTARËT – vlerësojnë stabilitetin dhe sjellin rendin. Ata janë praktikë, të kujdesshëm ndaj detajeve dhe të rezervuar. Ata marrin vendime, me qëllim që të ruajnë status quo.
DREJTUESIT – vlerësojnë sfidën. Janë teknikë, sasiorë dhe logjikë. Janë të drejtpërdrejtë në mbështetjen e tyre ndaj njerëzve dhe problemeve.
INTRIGUESIT – vlerësojnë marrëdhëniet dhe bëjnë bashkë ekipin. Janë të ndjeshëm, diplomatikë dhe të orientuar ndaj marrëdhënieve. Janë në harmoni me situatat dhe i shohin ato gri, më shumë se sa e zezë apo e bardhë.
Lifestyle
Studimi: Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale
Published
13 hours agoon
June 13, 2025
Të kesh një motër në jetë nuk është vetëm një bekim familjar, por edhe një faktor kyç për shëndetin mendor dhe zhvillimin emocional.
Këtë e konfirmojnë disa studime shkencore që tregojnë ndikimin pozitiv që motrat kanë në mirëqenien psikologjike.
Një studim i 2010 nga Universiteti Brigham Young, i drejtuar nga profesorja Laura Padilla-Walker dhe i publikuar në “Journal of Family Psychology”, analizoi 395 familje me adoleshentë të moshës 10–14 vjeç.
Rezultatet treguan se fëmijët që kishin motra ndiheshin më pak të vetmuar, kishin më pak ndjenja faji apo frike dhe shfaqnin aftësi më të mira sociale. Motrat, luajnë një rol kyç në krijimin e një ambienti të hapur brenda familjes, ku komunikimi dhe shprehja e ndjenjave janë më të natyrshme.
Kjo atmosferë favorizon një gjendje të shëndetshme mendore dhe emocionale.
Një tjetër studim i vitit 2009, i realizuar nga profesor Tony Cassidy i Universitetit të Ulster dhe Dr. Liz Wright nga De Montfort University, përfshiu 571 të rinj. I prezantuar në konferencën vjetore të “British Psychological Society”, ky hulumtim tregoi se personat që kishin motra ishin më optimistë dhe më të pavarur emocionalisht.
Sipas ekspertëve, motrat ndikojnë në zhvillimin e ndjeshmërisë emocionale dhe krijojnë lidhje më të ngushta brenda familjes, gjë që ndihmon në përmirësimin e mirëqenies mendore për të gjithë anëtarët.
Këto gjetje theksojnë se motrat nuk janë shoqe të fëmijërisë, por faktorë të rëndësishëm në formësimin e inteligjencës emocionale dhe qëndrueshmërisë psikologjike – cilësi që lidhen ngushtë me suksesin dhe lumturinë në jetë.
Lifestyle
Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?
Published
16 hours agoon
June 13, 2025
Jo vetëm për gatim, qepët mund t’i përdorni fare mirë edhe jashtë kuzhinës.
Megjithëse kanë një erë karakteristike që për disa edhe nuk preferohet duket se me anë të vlerave kanë gjetur vend edhe në trajtimet e bukurisë.
Shpesh përdoret si kurë natyrale për të rritur flokët e për t’i bërë ata më të shëndetshëm.
Por, a është vërtetë efektiv përdorimi i lëngut në flokë?
Çfarë thonë ekspertët?
Të dhënat për këtë çështje janë të pakta, disa të dhëna domethënëse ekzistojnë një studim zbuloi se aplikimi i rregullit i lëngut të qepës në rrënjët e flokëve ndihmon në rritje, ata përdorën lëng qepe për të lyer flokët dy herë në ditë.
Nga 23 pacientë që aplikuan trajtimin, 20 pësuan rigjenerim të flokëve pas 2 muajsh përdorimi, 10 të tjerë panë një rigjenerim të plotë të flokëve pas 6 muajsh.
Sipas ekspertëve ka ende vend për diskutim dhe studimet nuk janë ende të plota, mendohet se ai që ndihmon është squfuri. Qepët kanë sasi të mëdha squfuri në to gjë që ndihmon edhe në rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin e duke ulur inflamacionin si dhe rrit prodhimin e kolagjenit në kokë.
Këto veti sulfurike ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve, kjo veçanërisht tek njerëzit që kanë mungesë mineralesh në organizëm.
Mund të luftojë thinjat
Squfuri si përbërës kryesor në rigjenerimin e flokëve mund të luajë një rol edhe tek thinjat. Ndërsa plakemi, radikalet e lira mund të dëmtojnë flokët duke shkaktuar humbje të dendësisë së tyre si dhe humbje të pigmentit e kështu lindin thinjat.
Squfuri duke rritur prodhimin e kolagjenit lufton radikalet e lira duke lënë një efekt parandalues për thinjat.
Lufton problemet me skalpin
Për shkak se lëngu i qepës është antinflamator natyral, mund të përdoret për të trajtuar skalpin e irrituar të kokës. Një studim tregoi që ekstrakti i qepës i aplikuar në mënyrë të vazhdueshme pati efekte pozitive në shërimin e skalpit me probleme. Espertët nuk janë të sigurt mbi efikasitetin 100% të këtij lëngu në rritjen e flokëve apo daljen e flokëve të rinj.
Gjithsesi duke qenë një trajtim me bazë natyrale gjithsecili mund ta provojë duke lënë mënjanë bezdinë e aromës së qepës.
Si ta përdorni?
Mjafton të qëroni katër qepë ta prini në copa të vogla e më pas t’i shtypni mirë për t’i nxjerrë lëngun, ose mund ta shtrydhni dhe të merrni lëngun për ta aplikuar më pas në të gjithë zonën e skalpit të kokës me lëvizje rrethore.
Lëreni në kokë derisa të thahet e më pas mund ta shpëlani.
Ky trajtim përdoret për disa muaj rresht, për të mposhtur erën shtoni pika vaj esencial rozmarine, livandë apo trëndafili.
Lifestyle
Bie për të tretin vit radhazi numri i grave në pozita të larta drejtuese
Published
20 hours agoon
June 13, 2025
Numri i grave të punësuara në pozita të larta drejtuese është ngadalësuar për të tretin vit radhazi, sipas Raportit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror, të publikuar.
Raporti, i cili mbulon 148 ekonomi, thotë se pavarësisht se gratë përfaqësojnë 41.2% të fuqisë punëtore globale, vetëm 28.8% arrijnë role të larta drejtuese.
Midis viteve 2015 dhe 2024, pjesa e grave në pozita të larta drejtuese u rrit nga 25.7% në 28.1%, por progresi është ngadalësuar pas vitit 2022.
Sipas të dhënave të përfshira në raport nga faqja globale e punësimit LinkedIn, e cila ka 1 miliard anëtarë, përjashtimi i grave nga rolet udhëheqëse ka pasoja ekonomike. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale po riformëson botën e punës dhe po kërkon aftësi të reja nga udhëheqësit e biznesit.
Të dhënat e LinkedIn sugjerojnë se gratë kanë 20% më shumë gjasa të kenë karriera të larmishme, ku ato zhvillojnë aftësi që do të thotë se tani janë të pozicionuara në mënyrë unike për të lundruar dhe udhëhequr ekonominë e inteligjencës artificiale.

Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian.
Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane, që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.
Përdoruesit kanë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë.
Kur përdoruesit zgjedhin shfletues si Chrome, Firefox ose Brave si të parazgjedhur, do të vendoset automatikisht në shiritin e detyrave (taskbar), përveç nëse përdoruesi vendos ndryshe. Ky shfletues i ri do të lidhet me më shumë lloje skedarësh dhe lidhjesh, duke përfshirë “read”, ftp dhe .svg, përveç https dhe .html.
Microsoft ka bërë të ditur se edhe pas çinstalimit të aplikacionit Store nga Start dhe Settings, aplikacionet e instaluara dhe të shpërndara nga kjo platformë do të vazhdojnë të marrin përditësime, dhe Store mund të riinstalohet në çdo kohë.
Ndryshime të tjera përfshijnë mundësinë për aplikacione të palëve të treta që të shtojnë rezultatet e kërkimit në Windows Search pas instalimit, si dhe opsionin për të ndryshuar ofruesin e kërkimit sipas preferencave të përdoruesit.
Këto përditësime do të fillojnë të shpërndahen në fillim të qershorit dhe pritet të jenë të disponueshme në Windows 10 dhe Windows 11 në korrik.

Dua Lipa: “Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë”, këngëtarja flet për dëshirën për amësi

Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin: Mos merrni Ozempic nëse planifikoni shtatzëni!

Studimi: Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale

Pse Sarah Jessica Parker refuzon të bëjë “selfie” me adhuruesit?

Ky është Volkswageni i ri, do të kushtojë 25,000 euro në Evropë

Çiklizmi ul rrezikun nga demenca

UBT, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Fondacioni Musei Civici di Venezia, prezantojnë në Tiranë trashëgiminë e Karl Gegës në një ekspozitë unike

UBT sjell në Tiranë trashëgiminë evropiane të Karl Gegës në bashkëpunim me partnerë prestigjiozë

UBT merr pjesë në konferencën e organizuar nga Binance
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 week ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 week ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore