Lajmet

Katër të vdekur, rekord i rasteve të reja në Kosovë

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur katër pacientë, një rast nga spitali i përgjithshëm – Prizren, një rast nga Mjekimi Intenziv Qendror – QKUK, një rast nga spitali i përgjithshëm – Gjakovë dhe një rast nga klinika emergjente – QKUK.

Në Kosovë u regjistrua sot rekord i rasteve të reja – 281 nga gjithsej 932 mostra të marra.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, njofton Instituti.

Numri total i rasteve pozitive është 18 mijë e 626 raste nga 90 mijë e 40 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes./UBTNews

97 TË SHËRUAR DHE 281 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, October 28, 2020

Lajmet

Historike: UBT, në 25-vjetorin e themelimit, renditet i pari në botë për reputacionin universitar në WURI 2026

Published

on

By

Në vitin kur shënon çerek shekulli nga themelimi, UBT shkruan historinë në arsimin e Kosovës dhe rajonit: renditet i pari në botë për “University Brand and Reputation” në rangimin prestigjioz global WURI 2026.

Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen si rezultat i 25 viteve zhvillim, inovacion dhe ndërkombëtarizim, duke e pozicionuar UBT-në në krye të universiteteve më inovative në botë për ndikimin, besueshmërinë dhe reputacionin ndërkombëtar.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, theksoi se kjo arritje merr një domethënie të veçantë në vitin jubilar të institucionit, duke e cilësuar si një moment historik.

“Ky është një vit i veçantë për UBT-në, 25 vjet rrugëtim që kulmojnë me këtë arritje historike. Të renditesh i pari në botë për reputacionin universitar është dëshmi e vizionit tonë afatgjatë dhe e punës së palodhshme për të ndërtuar një institucion me ndikim global”, u shpreh ai.

Renditja në vendin e parë për reputacionin universitar është një garanci e fuqishme për cilësinë e arsimit, besueshmërinë e diplomës dhe mundësitë ndërkombëtare për studentët.

UBT, vitin e kaluar është vlerësuar si “Engaged University of the Year”, duke u renditur i pari dhe më i miri në nivel global dhe duke lënë pas universitete prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Continue Reading

Lajmet

Për shpronësime të jashtëligjshme arrestohen 7 persona

Published

on

By

Një operacion i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ka rezultuar sot me arrestimin e shtatë personave në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri, nën dyshimet për përfshirje në shpronësime të kundërligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e ndaluar akuzohen për një sërë veprash penale korruptive, ku H.M., Sh.S dhe H.M. dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa të tjerët si V.G., N.R., N.K. dhe A.P. përballen me akuza për marrje dhe dhënie të ryshfetit si dhe ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.

Gjatë bastisjeve, organet e rendit kanë sekuestruar dokumentacion të rëndësishëm, pajisje teknologjike dhe një shumë parash prej 6,450 eurosh, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e mëtutjeshëm gjyqësor.

Ky aksion është vazhdimësi e një hetimi të nisur kohë më parë, pasi edhe në dhjetor të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë persona të tjerë për të njëjtin rast. Në komunikaten e përbashkët, institucionet theksuan se ky operacion tregon përkushtimin për sundimin e ligjit, duke deklaruar se “ky proces hetimor mbetet prioritet kryesor për të adresuar shpronësimet e kundërligjshme dhe për të ruajtur integritetin e institucioneve publike”, sipas komunikatës.

Të gjithë të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje deri në vendimin e radhës nga gjykata kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Irani ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Published

on

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike me SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se Irani do të marrë pjesë si ekip i kualifikuar dhe se turneu organizohet nga FIFA, jo nga administrata amerikane. Ai theksoi se vendi pritës nuk është politik, por sportiv.

Sipas tij, Irani kërkon garanci se gjatë turneut nuk do të ketë fyerje ndaj simboleve shtetërore, veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare Islamike. Ai përmendi edhe një incident në Kanada, ku delegacioni iranian pati probleme me vizat dhe sjelljen e autoriteteve të imigracionit.

Irani është parashikuar të luajë ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA ka deklaruar më herët se orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar, pavarësisht kërkesave për zhvendosje të tyre në Meksikë.

Continue Reading

Lajmet

Derbi kryeqytetas hap xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës

Published

on

Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës ka nisur sot me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, i cili ka filluar sot në orën 15:00.

Skuadra e Prishtinës, fituese aktuale e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në finalen e Superkupës Kosovë -Diasporë gjatë fundjavës, ndaj kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar më herët.

Prishtina e Re ndodhet në një situatë të vështirë dhe është pranë rënies nga elita, ndërsa një humbje eventuale sot do ta vuloste edhe matematikisht largimin e saj nga Superliga.

Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e tretë, e cila siguron dalje në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Vitija, Morina, Zeqiri, Doukoure, Smaci, Mekic, Nya-Vedji, Berisha, Fazliu.

Prishtina: Gjokaj, Mokono, Bytyqi, Vitija, Bajraktari, Taipi, Zeqiri, Krasniqi, Muja, Ahmeti, Kryeziu.

Continue Reading

Të kërkuara