Lajmet

Katër të vdekur dhe 83 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur katër pacientë të prekur me COVID-19, tre pacientë nga Shkupi (66, 88 dhe 62) dhe një nga Tetova (73).

Ndërkaq janë shënuar 83 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja vijnë nga këto qytete: Shkup -34, Kumanovo-3, Shtip- 6, Tetovë -5, Struga -3, Veles -3, Ohër -1, Gjevgjeli -1, Strumica -5, Kriva Pallanka -1, Radovish -1, Koçani 9, Berovë – 1, Vallandovë -5, Vinicë -1, Dellçevë -4.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 146 pacientë./UBTNews

Во последните 24 часа се направени 539 тестирања, а регистрирани се 83 нови случаи на ковид-19 во: -Скопје 34…

Posted by Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë on Monday, October 5, 2020

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Pejë dhe Gjakovë

Published

on

By

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndryshme të dhunës në familje në rajonin e Pejës dhe të Gjakovës, të cilat kanë çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një të mituri.

Rasti i parë është regjistruar në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës. Sipas Policisë, një person është arrestuar pasi i njëjti, në gjendje të dehur, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Ndërkaq, dy raste të tjera të dhunës janë raportuar në komunën e Gjakovës. Në njërin prej tyre, një djalë i mitur ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas raportit policor, viktima nuk ka pësuar lëndime që kërkonin tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari i mitur ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar me intensitet nga njësitet përkatëse.

Po në Gjakovë, gjatë pasdites së të mërkurës është raportuar edhe një tjetër rast i dhunës brenda familjes. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit, edhe ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon Akademia Verore e Aktrimit në UBT: Studentët trajtojnë lëvizjen skenike bashkë me aktorin Edlir Gashi

Published

on

By

Në valën e edicioneve të suksesshme të “Global Fest”, ka përfunduar zyrtarisht edhe Akademia Verore e Aktrimit në UBT. Ky edicion mblodhi studentë dhe të apasionuar pas artit skenik, duke u ofruar atyre një platformë unike të trajnimit intensiv dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë me profesionistë të industrisë së teatrit dhe televizionit.

Si në çdo akademi tjetër verore të organizuar këtë vit nga UBT, ku theksi kryesor u vë mbi praktikën dhe inovacionin, edhe kjo e aktrimit solli një program të pasur e dinamik. I ftuari special i këtij edicioni ishte aktori i mirënjohur Edlir Gashi, i angazhuar në shumë shfaqje teatrore si dhe në disa prej serialeve më të ndjekura vendore.

Gjatë ligjëratave dhe punëtorive të tij, Gashi trajtoi temën qendrore: “Movement, space, and ensemble work” (Lëvizja, hapësira dhe puna në ansambël). Ai zgjodhi të ndajë me studentët eksperiencat e tij të gjata mbi skenën dhe para kamerave, duke u zbërthyer atyre sfidat reale të profesionit të aktorit.

Përtej ligjërimit teorik, akademia u karakterizua nga një ndërveprim i vazhdueshëm artistik. Aktori Gashi i inkuadroi studentët në ushtrime të ndryshme praktike dhe lojëra artistike koncentrimi, të cilat ndihmojnë në lirimin e trupit, zotërimin e hapësirës skenike dhe rritjen e vëmendjes gjatë performancës në grup.

Studentët patën mundësinë të kalojnë nëpër sesione intensive të reflektimeve mbi teknikën e lëvizjes dhe koordinimit, duke i përmbyllur punimet me një prezantim të përbashkët ku testuan të gjitha njohuritë e fituara.

Me përfundimin e kësaj akademie, UBT dëshmoi edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm mësimdhënie akademike, por edhe mundësinë për të prekur nga afër industrinë përmes bashkëpunimit me emra të dëshmuar të skenës kosovare.

 

Continue Reading

Lajmet

Modeli “Eagle X” shpallet fitues në garën e dronëve në Akademinë Verore të Mekatronikës në UBT

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses Akademia Verore e Mekatronikës në UBT, ku përgjatë ditëve të saj studentët patën mundësinë të bëhen pjesë e një maratone intensive idesh, e konceptuar si një garë sfiduese dhe inovative në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë së dronëve. Ky aktivitet synoi të nxiste kreativitetin, mendimin kritik, punën në ekip dhe zbatimin e njohurive teorike në zgjidhje praktike.

Pjesëmarrësit u ndanë në tetë grupe të ndryshme, ku secili ekip pati për detyrë të zgjidhte njërën nga tri kategoritë e mundshme të dronëve për të zhvilluar një dizajn krejtësisht të ri dhe inovativ. Përveç konceptimit të modelit, studentët bënë krahasimin e ideve të tyre me modelet ekzistuese në treg dhe realizuan një analizë të detajuar “trade-off”, duke vlerësuar me saktësi përparësitë, kufizimet dhe kompromiset teknike të projektit.

Gjatë kësaj gare, studentët e mekatronikës analizuan faktorë kyç si efikasiteti, funksionaliteti, qëndrueshmëria dhe performanca e dizajnit për përdorime të ndryshme në industri. Çdo grup prezantoi idetë e veta me përkushtim të lartë, duke treguar një nivel të jashtëzakonshëm të përgatitjes akademike dhe profesionale.

Pas vlerësimit rigoroz të projekteve nga juria, fitues i këtij edicioni u shpall Modeli “Eagle X”. Ky dizajn u dallua mbi të tjerët për konceptin e tij unik inovativ, analizën e mirëstrukturuar teknike dhe qasjen shumë praktike ndaj sfidave inxhinierike të prezantuara.

UBT falënderoi të gjithë studentët pjesëmarrës për energjinë, përkushtimin dhe frymën e lartë të bashkëpunimit që treguan gjatë gjithë ditëve të Akademisë Verore, duke e bërë këtë aktivitet një platformë të vërtetë frymëzimi për gjeneratat e reja.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjenden dy granata dore gjatë pastrimit të një shtëpie në Prishtinë

Published

on

By

Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur të mërkurën në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një qytetare ka hasur në mjetet e dyshuara – dy granata dore – teksa po pastronte hapësirat e bodrumit dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Pas pranimit të informatës, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje për të siguruar perimetrin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe njësiti i specializuar për deminim (EOD), i cili ka bërë tërheqjen e kontrolluar dhe të sigurt të granatave.

Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë incident. Autoritetet apelojnë te qytetarët që në raste të ngjashme të mos i prekin mjetet e dyshuara dhe të njoftojnë menjëherë linjat emergjente të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara