Suedia ka njoftuar një investim prej 10 milionë dollarësh për rinovimin dhe inspektimin e strehimores së mbrojtjes civile, një hap që pason paralajmërimet për rritjen e kërcënimeve të luftës. Ky investim është pjesë e një plani më të gjerë për të përmirësuar përgatitjen e vendit ndaj konflikteve të mundshme, duke përfshirë rinovimin e 64,000 strehimores që mund të akomodojnë deri në shtatë milionë njerëz.

Suedia, pas bashkimit me NATO-n në vitin 2024, ka forcuar inspektimet dhe përmirësimin e kapacitetit të strehimoreve, duke i përgatitur ato për mbrojtje nga sulmet bërthamore, kimike, biologjike dhe radiologjike.
Pjesë e strategjisë është gjithashtu investimi në forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbështetje për shërbimet e urgjencës gjatë konflikteve. Qeveria ka nisur një projekt për modernizimin e strehimoreve bërthamore, një proces që pritet të zgjasë dy deri në tre vjet. Deri tani, puna ka filluar në 25 strehimoret më të mëdha, dhe plani është të zëvendësohen filtrat që mbrojnë nga armët kimike dhe radiologjike.
Kryeministri Ulf Kristersson ka theksuar se Suedia është në një periudhë të pasigurisë, duke nënvizuar kërcënimet hibride dhe sabotazhet në Detin Baltik. Ai ka njoftuar gjithashtu një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes me 30 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Suedia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe ka riaktivizuar strategjinë e “mbrojtjes totale”, duke bashkuar mbrojtjen civile dhe ushtarake për të përballuar sfidat e mundshme./UBTNews/