Lajmet

Katër shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Gjinekologjike

Published

on

Katër gra shtatzëna janë duke u trajtuar në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i klinikës, Jakup Ismajli ka deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, dy prej tyre së shpejti pritet të lindin pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë. Ai njoftoi se që nga janari i vitit 2021 e deri tani në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar gjithsej 21 shtatzëna.

“Momentalisht në repartin e dedikuar për COVID për shtatzëna, janë të hospitalizuara katër pacientë. Dy janë në javën e 37 apo 38 të shtatzënisë, kurse dy janë shtatzëni të hershme, njëra në javën e 22-të dhe njëra në javën e 29-të. Këto dy shtatzëna që janë në javën e 37-të njëra pritet që brenda javës të kryejë lindjen, meqenëse lindjen e mëparshme e ka me prerje cezariane. Kurse tjera është në shtatzëninë e dytë dhe me lindje normale. Gjendja e pacientëve është stabile. Në vitin 2020 i kemi pasur gjithsej 103 pacientë (me COVID) që kanë kërkuar trajtim në klinikën tonë, 47 kanë përfunduar me lindje, kurse të tjerat kanë qenë shtatzëni të cilat pas trajtimit dhe mjekimit janë lëshuar për shtëpi. Kurse në vitin 2021 i kemi 21 shtatzëna (me COVID), një lindje me prerje cezariane”, theksoi Ismajli.

Meqenëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja të të prekurve me COVID-19, Ismajli tha se institucionet kanë bërë një lirim të parakohshëm të masave anti-COVID dhe kjo tash po reflekton në rritje të shifrave.

“Rritja e numrit të përgjithshëm të të infektuarve me COVID, reflektohet edhe tek shtatzënat kështu që ne në dy-tri javët e fundit kemi pasur vetëm nga një paciente të hospitalizuar, por me rritjen e numrit ditëve të fundit po shihet se nuk janë respektuar masat aq sa duhet, fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave, mosmbajtja e distancës, mendoj se është bërë e parakohshme një lirim i tillë dhe kjo po na reflektohet edhe në numrin e shtuar të të infektuarve me COVID, ne i kemi diku 20 shtretër dhe jemi të përgatitur për të pranuar paciente dhe për t’i përfunduar lindjet”, tha ai.

Meqenëse virusi SARS-COV-2 ka prekur një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, aktualisht në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike nuk ka të infektuar, por vetëm 1 specialistike dhe 3 infermiere janë në vetëizolim për shkak të kontakteve me persona të infektuar me COVID-19.

“Për momentin kemi një specialiste në vetizolim dhe tri infermiere në vetizolim. Të infektuar nuk kemi, por vetëm në vetizolim, disa kanë familjarë e burrin të infektuar me COVID, kështu që janë në vetizolim derisa të dalin rezultatet”, theksoi Ismajli.

Drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për numrin e lindjeve të realizuara në këtë klinik gjatë vitit 2020. Ai tha se për shkak të pandemisë në këtë klinikë vitin që shkoi janë kryer rreth 700 lindje më pak.

“Në vitin 2020 kemi pasur rreth 8 mijë e 800 lindje, 3 mijë e 120 janë kryer me prerje cezariane, kurse pjesa tjerë janë kryer me lindje normale. Vërehet një rënie diku kemi pasur 600-700 lindje më pak mirëpo kemi pasur parasysh se për shkak të volumit të madh, një numër i madh i pacientëve disa që kanë pasur sigurime shëndetësore, lindje kanë kryer në spitale private, por edhe disa lindje janë ndalur në spitale”, theksoi ai.

Nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 22 shkurt 2021, në Kosovë janë regjistruar mbi 66 mijë e 600 raste me COVID-19, prej tyre 1 mijë e 575 pacientë kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 706.

Continue Reading

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara