Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Dy prej këtyre rasteve janë regjistruar në Podujevë ndërsa dy të tjera në Gjakovë.

Në rastin e parë në Podujevë është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë i lidhur me këtë rajon është regjistruar në Prishtinë, ku po ashtu një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedura të vazhdojë në gjendje të lirë.

Ndërkaq, dy rastet e tjera kanë ndodhur në Gjakovë, ku situatat kanë qenë të ndryshme. Në njërën prej tyre, dy burra janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete pas një zënke. Që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rasti i fundit në Gjakovë ka të bëjë me mospërfillje të gjykatës dhe dhunë në familje. Një burrë ka shkelur urdhrin e gjykatës duke iu afruar një gruaje dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë gjendet në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hyseni u dorëzohet autoriteteve në Vërmicë: Ish-shefja e SHISH në arrest shtëpie pas shkarkimit nga Rama

Published

on

By

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës ka qëndruar në territorin e Kosovës.

Paraqitja e saj në pikën kufitare erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra. Hyseni po hetohet nga Struktura e Posaçme për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ekzekutimi i masës së sigurisë nuk arriti të kryhej gjatë orëve të mëngjesit, pasi zyrtarja e lartë ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve informative.

Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e saj nga detyra e drejtueses së SHISH-it.

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara