Published
3 years agoon
By
UBT newsTë flesh herët e të plotësosh të gjitha orët e gjumit që i duhen një njeriu është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni organizmit!
Por kjo jo gjithmonë është e mundur edhe kur keni disa minuta të shtrirë në shtrat me sytë e mbyllur.
Ndjesia e pagjumësisë në ato momente dulet sikue nuk ka zgjidhje dhe nuk do të mbarojë kurrë.
Për të hequr dorë nga kjo rutinë e bezdisshme që mund t’i ndodhë kujtdo, AgroWeb.org ju këshillon që të provoni këto katër pije para se të shkoni për të fjetur.
Zgjidhni një kombinim që ju pëlqen dhe konsumojeni para gjumit për të gjetur qetësinë dhe për të pushuar të qetë.
Qumësht me turmerik
Turmeriku apo Shafrani i Indisë siç njihet ndryshe në vendin tonë, është një nga antinflamatorët më të fuqishëm që mund të keni në shtëpinë tuaj, për shkak të përmbajtjes së kurkuminit.
Kjo do të thotë gjithashtu një aktivizues i fuqishëm tretës për stomakun dhe qetësimin e tij.
Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak, i cili promovon gjumë më të gjatë dhe më të thellë.
Kështu çdo natë para se të flini përziejeni qumështin tuaj me një lugë pluhur turmeriku dhe konsumojeni për të fjetur më mirë.
Pini çaj
Çajrat mund të ndihmojnë trupin dhe mendjen të kryejnë më mirë një sërë procesesh.
Në veçanti kamomili i cili njihet si një nga kurat më të mira natyrale që promovon gjumin e mirë.
Është zbuluar se ky efekt i thellë qetësues vjen nga një antioksidant i quajtur apiogiena.
Ky antioksidant lidhet me disa receptorë specifikë në trurin tuaj që njëkohësisht ulin ankthin dhe nxisin gjumin.
Mënyra më e mirë për gjumë të thellë është ta lini çajin të lëshojë sa më shumë ekstraktin e tij në ujë dhe sigurisht të jetë kamomil i freskët.
Çokollata e ngrohtë
Një nga pijet më të dashura të fëmijëve, por jo vetëm.
Zgjidhni çokollatë të shkrirë apo një kakao të ngrohtë pa sheqer dhe konsumojeni çdo darkë që t’ju vie gjumi më shpejtë.
Kjo është një nga alternativat natyrore më të mira për gjumë të thellë, është një mënyrë e shijshme dhe relaksuese, ndërkohë që ju jep përfitime shëndetësore në trup.
Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, shtimin e acideve yndyrore të shëndetshme dhe lehtëson çdo stres mendor që mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës.
Pra mjafton vetëm një filxhan çokollatë dhe do të flini gjatë gjithë natës.
Lëngjet me minerale
Melatonina dhe serotonina janë shumë të rëndësishme për gjumë të thellë dhe çlodhës.
Mungesa e tyre është pikërisht përse netët tona kthehen në një mankth përsa i përket gjumit të qetë, prandaj bëni ato sa më shumë pjesë të dietës tuaj.
Një mënyrë e mirë për të pasur një sistem nervor të qetë është që të konsumoni ushqime të pasura me to, siç janë bananet, tërshëra apo bajamet.
Hidhni të gjitha në një mikser, shtoni pak qumësht dhe përzieni derisa të formohet pija. Mjafton gjysmë banane, 1 gotë qumësht, 1 lugë tërshërë dhe disa bajame.
Konsumojeni para se të flini dhe do të gjeni qetësinë e kërkuar./AgroWeb.org
Vendi
United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€
Published
2 days agoon
March 10, 2026By
ubtnews
Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.
Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190€ në 129€ .
Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.
Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.
Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.
Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.
Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.
Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.
Oferta promocionale prej 129€ për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!
Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70
Lajmet nga UBT
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Published
3 days agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.
Vendi
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
Published
4 days agoon
March 8, 2026By
ubtnews
Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.
Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.
Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.
Pakoja përfshin:
- Echo gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho vaginale
- Strisho cervikale
- Vizitë mjekësore
Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.
Së bashku për shëndetin e gruas.
Caktoni termin tuaj:
📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Një dritare magjepsëse drejt së kaluarës”: Shtëpitë që tregojnë si jetonin në të vërtetë njerëzit në kohën Tudor
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026
Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë
Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
Lipjan: Arrestohet një shtetas turk për abuzim me fëmijë në rrjetet sociale
Irani kërcënon botën: Nafta do të shkojë në 200 dollarë, vazhdojnë sulmet në det
Kurti pret komandantin e KFOR-it: Diskutohet siguria dhe bashkëpunimi
Prizren: Arrestohen dy persona për fajde, tentuan t’i zhvasin pronat 1 milionëshe
Infantino zbulon bisedën me Donald Trump për Iranin dhe Botërorin
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
